Søren Jessen-Petersen
Rezoluta 1244 |
Kosova |
Søren Jessen-Petersen (lindur në 1945, Nørresundby, Danimarkë) është një diplomat danez që ka shërbyer në Kosovë nga qershori 2004 deri në qershor 2006 si kryeadministrator i Kosovës, emëruar nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Edhe pse është jurist, ai për një kohë edhe është marrë me punë gazetareske. Ka një përvojë të gjatë si diplomat në arenën ndërkombëtare. Ka punuar në Bosnje dhe Maqedoni për OKB dhe BE.
Jessen-Petersen erdhi në Kosovë pas kryeadministratorit finlandez, Harri Holkeri, që dha dorëheqje për shkak të gjendjes shëndetësore por edhe trazirave të 17 dhe 18 marsit 2004.
Nga kosovarët, posaçërisht nga shqiptarët, konsiderohet si kryeadministratori më i sukseshëm që Kosova ka pasur.
Kryeadministratorët (PSSP) e Kosovës | |
Bernard Kouchner | Hans Haekkerup | Michael Steiner | Harri Holkeri | Søren Jessen-Petersen | Joachim Rüecker |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Biografia në flaqen e UNMIK-ut
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |