Diamanti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: rue:Діамант
v r2.7.3) (roboti shtoj: or:ହୀରା
Rreshti 101: Rreshti 101:
[[no:Diamant]]
[[no:Diamant]]
[[oc:Diamant]]
[[oc:Diamant]]
[[or:ହୀରା]]
[[pl:Diament]]
[[pl:Diament]]
[[pnb:ھیرا]]
[[pnb:ھیرا]]

Versioni i datës 8 shkurt 2013 07:42

Diamant nga AEW.
Struktura e animuar e diamantit kubik.
Brilant
Struktura e animuar e diamantit.
Diamanti Great Mogul.
Diamanti i gjelbërt.

Minerali diamant është modifikim alotropik i karbonit. Diamanti është materiali më i fortë që gjindet në natyrë. Diamanti ka shkalën më të lartë të shkrirjes (3820 K ose 3547 °C).

Sipas Mohsit ai zë vendin e parë me fortësi 10. Në shtypje normale atmosferike dhe në temperaturën e dhomës ai termodinamikisht është jostabil dhe mund të shëndrrohet në grafit, mirëpo ai shëndrrim është aq shumë i ngadalshëm prandaj praktikisht diamanti konsiderohet si substancë stabile.

Në natyrë haset në dy forma kristalore në formën kubike dhe heksagonale.

Diamanti kubik

Diamanti në natyrë gati ekskluzivisht paraqitet në formën kubike. Diamanti krijohet në vullkanet e gazit, me ftohjen e shpejtë të materialit eruptiv të cilat i janë nënshtruar shtypjes ekstreme. Diamanti kubik kristalizon në formë të rrjetit, në natyrë haset si kristal në formë të okteaedrit.

Diamanti heksagonal

Diamanti heksagonal krijohet në sasi mikroskopike gjatë goditjeve të meteoritëve në tokë. Ky lloj diamanti mund të krijohet në mënyrë aartificiale.

Përdorimi

Diamanti për shkak të fortësisë përdoret si mjet për prerje, shpuarje, gërryerje dhe për lëmuarje.

Me prerjen dhe lëmuarjen e diamanteve të cilët në natyrë kanë formë jo të rregullt dhe papastërti të ndryshme fitohet brilanti i cili përdoret si stoli apo pjesë e stolive në kombinim me arin ose argjendin.

Sot rreth 40% e diamantit prodhohet në mënyrë artificiale.

Përafërsisht 49% e diamantëve vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, po ashtu miniera të tjera janë të gjetura në Kanada, Indi, Rusi, Brazil dhe Australi. Ai gjindet në brendësi të thellë të tokës, aty ku presioni dhe temperaturat e larta i mundësojnë dijamantit të formohet, dhe nxerret në sipërfaqe. Nxjerrja dhe distribuimi i diamantëve natyrale është shpesh në shënjestër të konfliktëve.