Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Qyteti i Kukesit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Rreshti 96: Rreshti 96:


==Referencat==
==Referencat==
*Libri : Qyteti qe u be kurban per ti dhene drite Shqiperise. (Nazif Dokle)
1 *Libri : Qyteti qe u be kurban per ti dhene drite Shqiperise. (Nazif Dokle)
*Libri : Vendlindja ime. (Nazif Dokle)
2 *Libri : Vendlindja ime. (Nazif Dokle)
*Libri : Qarku i Kukesit. (Nasip Meçaj,Maxhun Dida)
3 *Libri : Qarku i Kukesit. (Nasip Meçaj,Maxhun Dida)
*Libri : Monografia e Kukesit. (Hamit Noka)
4 *Libri : Monografia e Kukesit. (Hamit Noka)

Versioni i datës 25 mars 2015 18:53

Qyteti i Kukesit

Hyrje Qyteti i Kukësit

Si te gjitha qytetet e tjera te Shqiperise edhe Qyteti i Kukesit ka historine e saj . Kukësi është një qytet veri-lindor ,

Kukesi, Gjallica , Liqeni i Fierzës

është nje nga qytetet e vogla te Shqipërisë.Dikur para ketij qyteti ku jemi ne sot egzistonte Kukesi i Vjeter i cili sot eshte i mbuluar nga ujerat e Fierzes dhe vendi ku ishte Kukësi i vjetër sot quhet Liqeni i Fierzes ku me gjate do flasim me poshte.Persa i perket pozites gjeografike Kukesi eshte nje vend malor . Gjithashtu në Kukës kemi turizmin malor i cili është shume i frekuentuar gjatë stinës së dimrit . Kukesi eshte i rrethuar nga male dhe nje nder malet eshte edhe ai i Gjalicës por kemi edhe malin Kortnik.Kukesi eshte i rrethuar nga tre anët me uje qe po ta shikosh nga lart duket si nje gadishull.

Pozita gjeografike

Qyteti i Kukësit te vjetër ndodhej ne pjesën veri-lindore te shqipërise ne perënedim te Prizerenit, ne jug-perëndim te Malit Kortnik dhe ne veri-perëndim të Malit të Gjalicës pikërisht ne vendin ku bashkoheshin Drini i Zi dhe Drini i Bardhe. Me kordinata polare 42 gradë dhe 09’ në veri ,20 gradë dhe 43’ në lindje ne lartësine mbi detare 250-245 metër.

Skeda:Nje pamje nga Kukesi i Vjeter.jpg
Nje pamje nga Kukesi i Vjeter

Kukesi i Vjeter shtrihej në gropën që kishin krijuar gërryerjet e dy lumenjëve që takoheshin aty . Dy Drinat kane nje rrejdhje shekullore të cilat kane hasur në formacione të forta shkëmbore , duke lënë një tarracë në formë trekendeshi 10-12 metër.Mbi këtë tarracë u ngrit Kukësi i Vjetër .Kukësi atëhere merrte trajtën e një gadishulli.Tarraca lumore ku ishte vendosur Kukësi i Vjetër rrethohej nga disa ultësira si p.sh. Ramhasi , Myc-Mamezi , Kukësit , Brrutit dhe Kolshit. Ne horizont kufizohej prej kodrave e maleve . Ne veri prej nga vargmaleve te Hasit ,Maja e madhe (Pusi i thate 1121 meter),Maja e Sukës(Demiroll 1022 metër). Ne lindje kufizohej me Kodrën e Shtrazës 361 meter, ne juglindje kufizohej me Rrafshin e Bugajës 352 metër, me Kodrën e Hazirit 358 metër, me Luginën e Drinit te Zi 256 metër , dhe ne jug kufizohej me Kodrën e Mycit(Kërnjani 565 metër).

Etimologjia e emrit Kukës

Në një hartë turke të vitit 1530 figuron me emrin Kukovca . Ne rregjistrin kadastror të viteve 1541-1591 është shënuar me emrin Kukufic. Në nje hartë tjetër te vitit 1869 del me emrin Kukosa . Nga mesi i shukullit XVII deri në mesin e shekullit XVIII popullsia e këtij vendbanimi u shua. Ndërsa në mesin e shekullit XVIII ky vendbanim u ripopullua dhe atehere u njoft me emrin Drinabardh. Për etimologjine e emrit Kukës kanë shprehur mendime shumë studiues ndër ta mund të përmendim arkeologen Elena Paco e cila u percas me një Kukulis të kohërave Ilire , Marin Bicin i cil në raportimin e tij per vatikanin ne vitin 1610 njofton per një lidhje te këtij vendbanimi me atë e Ahmet Kukes , komandat i garnizonit turk te dislokuar në këtë vend. Etimologjia më e hershme është ajo që sipas nje shpjegimi te Pjetër Mazrrekut arkipeshkov katolik i Tivarit (1586-1637)sipas tij në raportimin per Vatikanin ne vitin 1633 shprehet se : Drini Bardhe e ka origjinen e vet nga malet qe sot quhen malet e Pejës .Rrjedh nga veriu në jug dhe shkon e bashkohet me të ziun në Vaun e Kukut i cuajtur keshtu nga familja me te njejtin emer (Kukaj) që banon aty ku piqen ose bashkohen Drini i Bardhe dhe Drini i Zi. Por nje studiues vendas me emrin Nazif Dokle për etimologjine e emrit Kukës e lidh me llojin e pemëve më të përhapura në pyjet përreth venbanimit Quercus dhe ai argumenton : Hapesira midis dy fshatrave Nangë dhe Kulla e Lumes e Kufizuar nga përroi i Shejës , Gjalica dhe Kortniku, Drini i Bardhe dhe Drini i zi ka qene në shekuj një masiv lisi që është emertuar nga populli Bungaje.

Por përsa i përket etimologjise popullore shpjegohet me nje Kuku-këz , nje gojëdhënë qe tregohet edhe nga vendasit thuhet: Turqit duke marshuar gjatë lugines së Drinit , në ansje nga vendbanimet qe hasën rrugës nuk pane asnje vajze . Kur arritën në vendin ku bashkohen dy lumenjtë pra dy drinat takuan nje vajze të bukur ateherë të habitur lëshuan klithmen Kuku-këz ne gjuhën Osmane. Dhe pas kësaj dite vendit i mbeti emri Kukuz që me vonë ju transformua ne Kukës .

Ripopullimi i vendbanimit Kukës

Mortaja e vitit 1689 shoi shume vendbanime .Kjo bëri që zona te braktisej për gati një shekull, derisa në gjysmën e parë të shekullit të VIII u ripopullua nga vellezërit : Elezaj, Zenel-Liman, Adem-Dulla, Ali-Hasa, që u shpërngulen nga fshatrat e Bicajve . Nga mesi i shekullit të 18-te atu u vendosën përfundimisht në gropën ndërmjet Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhe , duke rikrijuar vendbanimin e Kukësit. Ne vitet 1912-1913 Kukësi u pushtua nga ushtria e mbretërise së serbëve , kroatëve dhe sllovenëve.Ne vendbanimin e Kukësit u gjetën 35 shtëpi dhe 200 banorë në atë kohë Kukësi kishte 25 banesa me 130 banorë . Ne vitin 1919 kishte 30 shtëpi me 150 banorë . Ne vitin 1923 u bë qendër krahinore me 25 shtëpi dhe 180 banorë.Ne vitin 1925 u bë qytet ,qendër prefekture , krahine dhe bashki dhe kishte 28 shtëpi me 186 banorë.Ne vitin 1938 kishte 1800 banorë ne vitin 1955 kishte 3846 banorë , në vitin 1972 Kukësi kishte 3982 banorë. Ne shkurt te vitit 1925 Kukësi u shpall Qytet , Bashki dhe qendër e prefektures së Kosovës e cila deri ne këtë kohë ishte e vendosur ne Krumë . Në këtë kohë fillon edhe popullimi me të ardhur nga rrethet e tjera si ofiçar ne administratën lokale . Shume Kosovarë te cilët ishin të detyruar të largoheshin nga pushtuesit serbë u vendosen ne Kukës . Ata filluan të benin punë të ndryshme si :bakall,cikrrimtar,qeleshpunues,rrobaqepes,hanxhi etj. Kosovarët dhe nëpunësit e ardhur morën edhe familjet e tyre me vete po ashtu edhe mentalitetin e jetes komunitare keshtu edhe Kukësi i sapo shpallur qytet filloi te formohej vertetë si i tillë. Qyteti u bë me popullsi heterogjene ashtu si vendbanimet urbane . Ne kohen e mbreterisë shqipetare qyteti lidh me rrugë automobilistike me Prizerenin ne vitin 1935, me Bicajt ne vitin 1936, me Shkodrën ne vitin 1938.Pikërisht kjo lidhje me rrugë automobilistike bëri që numri i banorëve të qytetit të dhjetëfishohej. Ne vitin 1914 Kosova u pushtua nga Italia fashiste ,rruga natyrale tregtare e zonave të thella malore me Kosovën dhe Maqedonine perëndimore u hap .Kjo u përdor edhe për qëllime politike mbasi Italia nën petkun e Shqiperise etnike lejoi lëvizjen e lirë dhe hapi rrugët tregtare në të gjitha trojet shqipëtare që deri në atë kohe ishin të mbyllura për shkak të politikave të ndryshme.Kështu u gjallëruan marrdhëniet ekonomike ndërmjet viseve shqipëtare dhe më gjërë .Koha e Italise njihet si periudhë e nje zhvillimi relativ për qytetin e Kukësit.Clirimi i Kukësit nga nazistët gjermanë me 18 nëntor 1944 e gjeti qytetin me 200 banorë . Ne periudhën 1945-1948 nuk pati ndryshime qenësore të strukturës së popullatës. Ne vitin 1948 pas prishjes semarrdhenieve nenshtetesore me Jugosllavine dhe mbylljes hermetike të kufijve ndodhi edhe dyndja e madhe e popullsise nga fshatrat e para nga Bicajt ,Bushtrica,Surroji,Hasi,Terthorja dhe Fani.Periudha 1948-1960 eshte periudha e ndryshimit me të madh të strukturës së popullsise .Përqindjen më të madhe të popullsisë së Kukësit e zinin : Lumjanët pas tyre vinin Goranët, Gjakovarët, Prizerenasit, Hasjanët, Tropojanët, Mirditoret, Malziajt, Magjupet. Ushtarakët dhe nëpunësit e ardhur nga e githë shqipëria zinin nje përqindje shumë të vogël.

Festat

Deri në vitin 1967 kukësianet festonin të kremtet tradicionale dhe ato partiako-shtetërore. Fastat më kryesore që festoheshin nga i gjithe komuniteti i qytetit pavarësisht prejardhjes, ndër më të kremtuarat ishin fastat fetare si Kurban Bajrami, Fiter Bajrami, festat pagane si Dita e verës 14 Marsi, Shëngjergji 6 Maji , festat shtetërore si Dita e Pavarësise dhe e Çlirimit 28-29 Nëntori, Festa e punëtoreve pra 1 Maji, Dita e Republikës , 11 Janari etj. Dita e verës qe festohet me 14 Mars ,Shëngjergji etj , këto nuk ishin festa zyrtare po që festoheshin nga kukësianet .Dita e verës festohej shumë nga vendasit .

Martesat

Deri në mesin e viteve 50-te martesat në qytetin e Kukësit bëheshin sipas parimit tradicional ‘’dhe me dhe , fe me fe’’ që do të thotë kosovarët merrnin dhe jepnin nuse ndërmjet vetes kështu edhe Lumjanët dhe Goranet.Përvec Goranëve te tjeret fejesat i bënin me shkuesi.Dasmat bëheshin në oborret e shtëpive ndersa nuset merreshin me pajton ,karrocë ose makinë.Pas vitit 1967 në qytetin e Kukësit u rrit shume punësimi i grave dhe vajzave,u prishën fejesat që në djep, u godit shitja e vajzave, u hoq çarçafi dhe ferexheja ne qytet.Kukësi jetonte në dy realitete administrative , sociale, ekonomike dhe shoqerore,Kukësi qytet dhe Kukësi fshat.

Komunikacioni

Në luginat e Drinave në lashtësi kanë kalur rrugë te rndësishem sic kanë qenë :Transervalja e Veruit që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesem . Ajo nisej nga Lezha dhe Shkodra ,dilte në Va te Dejës , kalonte në Pukë ,në Qafe të Malit , luginës së Goskës dhe në Va-Spas, këtu ndahej në dy degë njëra kalonte me trap Drinin dhe vijonte luginen ne lumin e Kullës. Nga Kruma,kalonte në Pukat e Zahrishtit dhe dilte në Qafe Prush dhe perfundonte në Gjakove . Dega tjeter e ndiqte krahun e

Ura e Kulles Lumes

]majtë të rrjedhes së Drinit dhe kalonte përroin e Leproit, tek përroi i Kalimashit takohej me Drumin e fancve i cili vijonte në Kolsh –Myc-Mamez në veri të kodrës së Hazirëve në Vaun e Kukut kalonte në Drinin e zi dilte në Ramhas gjarpëronte nëpër Lugun e Prizerenit dhe kalonte lumin e Lumës ne Vaun e Perbregut dilte në Kodër të Pecës dhe vijonte nga Veriu në Prizeren.

Kulla e Lumës ka shërbyer si kryqëzim rrugësh edhe për segmente të tjera rrugore. Per tu lidhur me Prizerenin Kulles ,Shkodrën,Gjakovën,Tetovën,Shkupin që ishin qendra administrative nga varej edhe Kukësi dhe tregjet më të mëdha ne trojet Veri-Lindore të banuara kalonin nga keto rrugë:

  • Rruga : Kukës - Prizeren
  • Rruga : Kukës - Gjakovë

Rruga automobilistike Kukës – Morine u ndërtua nga qeveria shqipëtare në vitin 1936. Rruga Shkodër – Kukës filloi të ndërtohej në fund të viteve 20-të , e gjatë rreth 116 km dhe mbaroi punimet në vitin 1932. Rruga Tropojë - Kukës filloi të ndertohej në vitin 1945. Rruga Kukës – Peshkopi filloi të ndërtohet me 16 qershor 1945. Rruga Kukës – Krumë ne vitin 1968 u ndërtua me 27 nëntor 1978 u përuruan dy urat e mëdha mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhë që do te lidhnin Qytetin e Ri te Kukësit me Tiranën dhe Hasit

Ndarjet

Më 23 Gusht të vitit 1946 prefektura e Kukësit u nda në tre nënprefektura, në 8 komuna , 147 lokalitete. Nënprefektura e Kukësit perfshinte 3 komuna ajo e Qendrës e Dardhes dhe ajo e Krumës.

Arsimi

Shkolla fillore e Kukësit u hap me 21 tetor 1923.Kjo qe një ngjarje e madhe politike shoqërore për Kukësin si qendër krahine dhe fshatrat përreth : Kolsh , Ramhas , Brrut , Myc-Mamez dhe Perbreg. Kjo shkolle u hap si kërkesë këmbëngulese e banorëve të Kukësit , hapja e shkolles u mbështet fuqimisht nga atdhetarët e shquar Bajram Curri , Hasan Prishtina , Nimon Ferizi , Muharrem Domi , Ferid Imami , Qazim Bakalli . Shkolla fillore e sapo krujuar mori emrin Shkolla fillore ‘’Kosova’’ këtë emër e mbajti deri ne vitin 1945 më pas mori emrin shkolla fillore Bajram Curri. Arsimi i mesëm gjithashtu u zhvillua meë 1 shtator të vitit 1956 u hap Gjimnazi i Kukësit shkolla e parë e arsimit të mesëm në Qarkun e Kukësit . Ne vitin 1993 gjimnazi mori emrin Havzi Nela që mban edhe sot e kësaj dite.

Sporti

Pesë vjet pasi Kukësi u shpall qytet dhe qendër Prefekture me iniciativen e zejtarëve të ardhur nga viset e ndryshme të Kosovës dhe mbështetjen e pushtetit vendor në pranverën e vitit 1930 u themelua Kukës Shoqëria Sportive ‘’Kosova’’ . Roli kryesor binte mbi ekipin e futbollit meçenëse se ishte edhe sporti i preferuar nga të rinjtë që kishte marre hov në të gjithë europen. Një sport tjetër ishte edhe noti meqenëse Kukësi shtrihej në afersi me dy drinat të gjithe banorët e tij e ushtronin

FK.Kukesi

notin. Më 4 shtator 1930 Shoqëria Sportive ‘’Kosova’’ e organizoi gareën e parë të notit në limin Drin . Poashtu edhe atletika që u organizua në Tirane Kukesi grumbulloi 31 pikë.Per të evituar dëmtimet në kulturat bujqësore të shikuesve dhe organizimit të aktiviteteve sportive Komuniteti Ekzekutiv i rrethit Kukës me propozimin e sansksioneve të arsimit dhe të bujqesise me vendimin Nr.120, datë 03.12.1968 ‘’Mbi nderrimin e tokës për fushë futbolli’’. Vendosi nderrimin e tokës midis koprativave bujqësore Kukës dhe sanksionit të arsimit për fushë futbolli.

Tradita

Kukësi ndodhet në mesin e katër krahinave me nje folklor shumë të zhvilluar.Banorët i ruajnë mire traditat e tyre kulturore të zonave nga kane ardhur . Kjo eshte evidente ne ceremonine e dasmave , menyren e jeteses .

Nga Kukësi i vjetër ne Kukësin e Ri

Më 28 korrik 1969 këshilli i ministrave i Republikës Popullore te Shqipërise në kuadrin e masave për lirimin e kupës së Liqenit të Fierzes që do te krijohej si rezultat i ndertimit të diges se Fierzes mbi lumin Drin vendosi shpernguljen e Kukësit te Vjetër , fshatin Ramhas dhe te lagjes Bozhe te Shtiqnit ne Kukesin e Ri .Ne vitin 1962 filloi ndertimin e qytetit te ri. Pas dy vitesh filloi popullimi i tij .Banori i parë ka qene

Kulla e memorialit Kosovar Kukes

Ilir Cingu me origjine na minoriteti. Gjate periudhes 1965-1978 banoret Kukesit jetonin midis dy qyteteve . Krahas ndertimit te qytetit te Ri dhe spostimit te banoreve ne banesat e reja qe po ndertoheshin u ngrit dhe filloi nga puna sektori i prishjes se objekteve te banimit dhe te shërbimit ne Kukesin e Vjeter .Ne vitin 1978 portat e digës se Hidrocentralit te Fierzes u mbyllen dhe filloi mbushja e liqenit artificiali Fierzes.[[File:Kulla e memorialit Kosovar

Ne vitin 1999 gjate krizes kosovare Kukësi i Ri me 15.000 banorë strehoi dhe tranzitoi rreth 450 mije kosovarë të perzënë nga serbet qe kishin pushtuar Kosovën atehëre . Ne vitin 2000 ne shenje falenderimi për ndihmën e tij humanitare kukësi u be qyteti i pare i cili u propozua per cmimin ‘’Nobel per paqe’’ po kjo nuk u aprovua.

Gjeografia e Kukesit te Ri

Per sa i perket pozites gjeografike te Kukesit te Ri . Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Puken në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në rreze të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri e cila ka filluar ndertimet ne vitin 1962 . Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin

Kukesi i ri nga lart

emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.

Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 hektare dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit.

Ekonomia

Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj. Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti. Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh. Mos zgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin. Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj.

Transporti

Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një kryq të transportit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që fillon në pikën e kalimit kufitar në Morin.

Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave. Edhe nga ana tjetër e kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën.

Ura e kukesit

Njëkohësisht po punohet për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar. Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënjen e banorëve. Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe kalon mes Kukësit, për t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit.

Klima

Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare jane nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.

Politikat

Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Kukesi eshte nje qytet me me shume karakter te djathte. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj i Lsi-së. Nder kryetaret e pare te Kukesit kane qene : Shefqet Çela (Mbreti Zog), Abedin Budinaku (Mbreti Zog), Tahir Kolgjini (pushtimi italian), Xhaferr Bislimi (pushtimi gjerman, i vrarë me atentat). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD më pas LSI).

Referencat

1 *Libri : Qyteti qe u be kurban per ti dhene drite Shqiperise. (Nazif Dokle) 2 *Libri : Vendlindja ime. (Nazif Dokle) 3 *Libri : Qarku i Kukesit. (Nasip Meçaj,Maxhun Dida) 4 *Libri : Monografia e Kukesit. (Hamit Noka)