Rilindja (gazetë): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
logo vektoriale
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Rilindja logo1.GIF|right|250px]]
[[File:Rilindja newspaper logo.svg|right|249x249px]]
'''Rilindja''' për herë të parë ka dalë më [[12 shkurt]] [[1945]] në [[Prizren]] dhe është gazeta e parë në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në [[Prishtinë]] në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Versioni i datës 29 prill 2015 10:50

Rilindja për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta "Rilindja" ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

Shih edhe