Diskutim:Eliza Hoxha/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Eliza Hoxha/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Heqja e kategorive?
[Redakto nëpërmjet kodit]Tung Puntori,
S'e kuptova arsyen pse u hoqën kategoritë Kosovë dhe Muzikë. Besoj se të dyjat janë të aplikueshme te ky artikull.
Faleminderit,
--Dielli 31 Mars 2008 19:44 (UTC)
Oshtë thjeshtë, Dielli. Ke dy rrugdalje ta kuptosh, e para të përvetsoshë projektin ose të besosh ashtu qorras deri sa ta përvetson.
E treta është e imja e puntorit ta shpjegon, por kushton kohë të cilën e kemi të paktë.--Hipi Zhdripi 1 Prill 2008 05:53 (UTC)
- Nejse, nuk e kuptova arsyen, por do ta shfrytëzoj atë mundësinë e parë.
- Unë tani nuk do ta zhbëj ndryshimin e Puntorit se nuk dua të jem në kundërshtim me editimet e tij. Por, besoj se energjinë dhe kohën e paktë duhet më tepër ta përqendrojmë në përmirësimin e gabimeve në projekt sesa jogabimeve (p.sh. heqjen e kategorive edhe ashtu të aplikueshme nga artikujt si ky i imi).
- Personalisht po mundohem të ndihmoj sado pak në këtë drejtim.
- Faleminderit për mirëkuptimin,
- --Dielli, 1 prill 2008, 14:37 (UTC)
- Pershendetje Dielli.
- Arsyen e largimit te kategorive po ta sqaroj shkurt me pak fjale. Ne wikipedia shqip artikujt kategorizohen duke u bazuar ne "nivelizim" dhe "thjeshtesi".
- Nivelizim - don te thote ne kete rast kategoria Kosove dhe Muzike jane me shume perfshirese se sa kategoria Kengetare shqiptare dhe shkon keshtu : Kengetare shqiptare -- Kengetare -- Muzike (dmth kah muzika) dhe Kengetare shqiptare -- shqiptare -- Kosove (kah kosova). Edhe pse tek kjo e dyta kam edhe une dilema dhe mendoj se duhet vendosur dhe ate : Kengetare kosovare, pra nje kategori ne vehte, por qe gjer me tani nuk eshte praktikuar.
- Thjeshtesi - nuk ka artikuj personal ne kategoria te pergjitheshme por vetem nen kategori dhe artikuj thelbesore keshtu i ikim tollovise ne rast te kerkimit te ndonje artikulli nga ana e nje perdoruesi te thjesht.
- Shpresoj ne mirekuptim. Pershendetje. (Puntori 1 Prill 2008 14:46 (UTC))
- Faleminderit Puntori,
- Tani është më e qartë. Derisa po lexoja fillimin e porosisë tënde, mendova të të them, por ja që e kishe cekur më poshtë, dhe pajtohem, se duhet të jetë, pa dyshim, një kategori 'këngëtarë kosovarë' që i dallon ata nga këngëtarët shqiptarë (por s'i do të dalloheshin pastaj këngëtarët shqiptarë nga ata joshqiptarë nga Kosova? etj.).
- Përshëndetje,
- --Dielli, 1 prill 2008, 15:17 (UTC)
- :D
- Ka kohë që i shmangem kësaj çështje edhe pse e dija se çdo ditë e më shumë komplikohej, por shpresoja se ndokush do e merrte përsipër edhe do e rregullonte kete gjë :D.
- Sidoqoftë unë e kam një propozim kështu (po i marrim këngëtarët):
- Shqiptarët nga shqipëria të jenë category:këngëtarë shqiptarë, nga Kosova category:këngëtarë kosovarë (e që lidhet me category:Kosovë dhe category:shqiptarë), këngëtarët shqipëtarë nga Maqedonia: category:Këngëtarë shqiptarë nga Maqedonia e që lidhet pastaj me category:Maqedoni dhe category:shqiptarë.
- Njerëzit nga shqipëria i lash vetëm shqipëtare sepse janë në shtetin amë.
- Shqiptarët nga shqipëria të jenë category:këngëtarë shqiptarë, nga Kosova category:këngëtarë kosovarë (e që lidhet me category:Kosovë dhe category:shqiptarë), këngëtarët shqipëtarë nga Maqedonia: category:Këngëtarë shqiptarë nga Maqedonia e që lidhet pastaj me category:Maqedoni dhe category:shqiptarë.
- Dhe të njejtën metodë duhet përdorur edhe për njerëzit tjerë, ja ketogori shembuj: category:Këngëtarë serbë nga Kosova, category:këngëtarë shqiptarë nga Mali i Zi etj ejt.
- Ky është vetëm një propozim i imi se si duhet dukur kategorizimi. Këtë propozim e jap nga përvoja me kategorizim që kam këtu. Përshëndetje. (Puntori 2 Prill 2008 08:49 (UTC))
Eliza Hoxha
[Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri e njohin si këngëtare, por nuk është vetëm aq, ndonëse mëse tridhjetë vjet fle dhe ngryset me muzikën. Në familjen e saj prej muzikantësh, nuk kish se si ti devijonte të njëjtës rrugë, ama vite më vonë, kur kuptoi se ç’do të thotë jeta dhe se ku dhe si duhet investuar nisi rrugë të reja, pa braktisur asnjërën. Është fotoreportere dhe si e tillë ka punuar gjatë. Eliza Hoxha shkon përtej muzikës, me punën që ka bërë në gazetën javore politike “Zëri” në Kosovë, ku ka punuar për vite si fotoreportere dhe duke e shndërruar pasionin në profesion. Veç saj ka mësuar edhe shumë gjëra në gazetari, pasi ka qenë pjesë e stafit të gazetarëve gjithandej nëpër Kosovë, në shkrimet hulumtuese e dokumentuese në terren, sot është dhe arkitekte. Pak kohë më parë, u paraqit mes artistëve shqiptarë në Bienalen e Venecias me një projekt për Urën e Mitrovicës. Krahas punës si arkitekte punon në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës në Maqedoni në Fakultetin e Arkitekturës dhe ndihet e kënaqur po aq sa e plotësuar me projekte të herëpashershme lidhur me dizajnin urban. Ndërkaq shpesh mund ta lexoni dhe në të përditshmen kosovare “Express” me opinione të ndryshme dhe zgjidheni vetë se cili është profesioni i saj. Ajo do të rrëfejë pak për të gjitha
Na e shpjegoni zgjedhjen tuaj? Pse, kohë më parë vendosët të bëheshit këngëtare? Para 30 viteve, ishte babai im ai që hapi rrugën time në muzikë qysh e vogël kur ende nuk kisha filluar të shkoja në shkollë. Ai është muzikant akademik dhe tërë jetën ia dedikoi Radiotelevizionit të Prishtinës deri në pension. Ishte ai që bënte këngët për mua deri në moshën kur unë isha formësuar aq sa për të bërë vet përzgjedhjet dhe rrugëtimin tim në muzikë sipas shijes sime.
Kur ka qenë hera e parë që ju keni kënduar, ku, kur, sa vjeç ishit? Ishte viti 1980 kur jam paraqitur për herë të parë në festivalin e vetëm atëkohë “Akordet e Kosovës” në Prishtinë. Isha vetëm 6 vjeçe.
Dhe kur jeni ngjitur në skenën e vërtetë? Ajo ishte skena e vërtetë dhe më besoni, më e vërtetë se kjo tani. Atëherë gjithçka ishte gjallë, interpretimi, orkestra e madhe e RTP-së, andaj dhe emocioni, përgjegjësia dhe respekti për skenën ishte i një niveli krejtësisht tjetër.
Si ka vijuar jeta artistike më pas? Ndryshimet që keni ndjerë nga një skenë në tjetrën? Ç’ndjesi ju japin? Kisha gjashtë paraqitje radhazi si fëmijë në festivalin që e përmenda më lart. Ndërkohë në vitin 1989, me Rebeka Qenën, fituam çmimin kryesor të festivalit “Okarinën e Artë” dhe dukej një fillim i ndritur dhe premtues për një rrugëtim të ri në muzikë. Por, gjithçka u shua në muajt në vijim. Ishte pikërisht viti ‘89- ’90 kur shqiptarët shkëputen nga jeta institucionale publike dhe si për shumë në Kosovë edhe jeta ime merr një kahje tjetër. Pas dy viteve mbarova shkollën e mesme dhe duhej të vendosja se çfarë do bëja, kështu vendosa për arkitekturën pasi muzika në ato rrethana të ngarkuara politike dhe ekonomike mund të ishte vetëm një ëndërr e bukur. Për ta rikthyer ëndrrën dhe për ta përmbushur zbrazëtinë e krijuar ndër vite pas luftës vendosa nëse për asgjë tjetër për veten time të bëj një album muzikor. Doli që ishte shumë i suksesshëm dhe i mirëpritur andaj dhe nevoja për të punuar m’u shtua. Një zbrazëti tjetër më pastaj vinte për shkak të studimeve të mia pasuniversitare në Belgjikë kur unë tërhiqem nga skena për dy vite, për t’u rikthyer sërish me një Elizë shumë më të formësuar në të gjitha aspektet. -Po lidhja me pikturën, arkitekturën? Këtë verë ishit pjesë e Bienales së Venecias? Nuk jam e lidhur me pikturën aq sa me fotografinë. Isha e lumtur që isha pjesë e një ekipi artistësh shqiptartë të udhëhequr nga kuratori Andi Tepelena nga qendra “Artkontakt”, të cilët ekspozuan punët e tyre në Bienalen e 53-të të artit në Venecia në qershor të këtij viti. Puna ime ishte bashkëdyzim i fotografisë, animacionit dhe instalacionit për ta transmetuar imazhin e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe për ta demistifikuar URËN e cila kudo nënkuptohet se lidh diçka dhe dikë si në funksionin e saj ashtu edhe në kuptimësin e emrit të saj e që në Mitrovicë nuk është ky rast. Në këtë projekt pikënisje ishte analiza e filozofit Heidegger i cili e interpreton aspektin e hapësirës dhe bërjes së vendit përmes urës si model. Përderisa analizat e bëra për urën në Mitrovicë me komunitetin shqiptar në jug dhe komunitetin serb në veri sjellin emocione dhe mendësi që askund tjetër nuk mund t’i gjesh për urën si element ndërlidhës. Disa shkojnë aq larg sa e ironizojnë gjithë këtë duke pyetur “pse, ku na qenka kjo urë”, që do të thotë se për shumicën prej njerëzve ura as që mendohet të jetë aty për t’u shërbyer për diçka
Ndërkaq ju lexojmë vazhdimisht edhe në një nga të përditshmet e Kosovës? Cili është profesioni juaj i vërtetë? Shkruaj për dy arsye: për të memoruar momente të caktuara qofshin ato të gëzimit, pikëllimit apo zhgënjimit në qytet por edhe për të zgjuar kureshtjen e njerëzve për fenomenet dhe proceset urbane pjesë e të cilave janë të gjithë në një formë apo tjetër. Njëkohësisht ndjehem shumë e lumtur dhe e privilegjuar për faktin që kam mundësi të komunikoj me publikun nga pozicione të ndryshme përmes shprehjeve të ndryshme artistike. Kjo më bën të ndjehem e pasur dhe e përmbushur. Cili është profesioni im gjejeni ju vetë, unë e plotësoj Elizën me të gjitha këto nga pak dhe sigurisht që në një të ardhme disa nga angazhimet do fillojnë të mbeten në sfond.
-Cilat janë modelet tuaja në muzikë, art, gazetari? Nuk punoj me një pikë referente të vetme, asnjëherë… hulumtoj, vështroj, lexoj dhe inspirohem shpesh edhe nga gjërat më të thjeshta që dikush mund t’i imagjinojë. E rëndësishmja e punës sime mendoj se qëndron në faktin që inspirimi im prej ngado që vjen nuk është i përkthyer teknikisht në formatin e Elizës por është gjithmonë shija e Elizës që u mbetet njerëzve në fund
Aprovimi?
[Redakto nëpërmjet kodit]Shpresoj që ndryshimet e fundit nga 91.187.103.40 t'mos aprovohen.
Ose do t'duhet t'zhbëhen mandej.
--Namik 17 Dhjetor 2010 19:26 (CET)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Eliza Hoxha. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20191028184320/https://www.new-perspektiva.com/sq/formesimi-i-se-ardhmes-se-mitrovices-nga-thelemi-drejt-kulmit/ për lidhjen http://www.new-perspektiva.com/sq/formesimi-i-se-ardhmes-se-mitrovices-nga-thelemi-drejt-kulmit/.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 28 qershor 2024 08:07 (CEST)