Jump to content

Diskutim:Fëmija

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Fëmija. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


                              Zhvillimi Psikologjik i fëmijëve

Për një kohe shumë te gjatë është treguar një interes i veçantë ne studimin e zhvillimit te natyres se femijes. Si pasoje e këtyre studimeve kanë dalë ne pah pyetje te cilat tregojnë rrugë qe mendohet si me e mira për te rritur një fëmijë te shendetshem. Ne shek.XIX u bene me shumë studime mbi fëmijët, mbi evolucionin e tyre biologjik dhe sociologjik.Këto studime do bënin te mundur te dihej me tepër mbi procesin e rritjes dhe zhvillimit te një fëmijë.Ne kohët dhe ditet e sotme pyetjet qe nxisin me shumë studimet shkencore janë:

1-Fusha e zhvillimit te femijes ne aspektin sesi ndryshojnë ata pergjate rritjes dhe zhvillimit të tyre . 2-Faktoret qe ndikojne ne këto ndryshime.

Studiuesit qe merren me zhvillimin e femijes përdorin strategji të ndryshme kerkimore .Por vihet re se asnjë nga të gjitha këto metoda nuk është e vetme apo gjithperfshirese. Çdo metodë ka kufizime dhe avantazhe.Ne baze te këtyre strategjive kanë dalë një sërë te dhenash qe zgjerohen me tej me kohën.

Ato janë :

1-Studimi i zhvillimit te femijes është një studim qe ka filluar vonë ne kohe . Ajo është bërë një fushe ne vete në fund te shek.XIX.

2- Nga dy shkencetare kanë ardhur pikëpamje te kundërta për zhvillimin e një fëmijë . a-Xhon Lok b- Xhin Xhekis a- I pari thotë se ne lindje mendja është “tabula rasa “qe do të thotë është si një pllake e bardhe qe është krejtësisht bosh e pret të shkruhet. Kjo bën qe femija te këtë nevojë për një edukim dhe drejtim. b-Shkencetari i dytë besonte se një fëmijë ka aftësi dhe interesa te lindura.Atij duhet ti lejohet qe botën ku jeton ta eksploroje lirisht dhe nëpërmjet këtyre eskplorimeve te mesoje.Nëse fillojme te bëjmë një ese mbi fillesat e kohës kur ka filluar studimi i fëmijëve vihet re qe ajo arrin nga pikpamja biologjike gjithmonë deri ne kohën e Carls Darvinit.Vete Darvini u tha studiuesve se vetëm nëse studiojme zhvillimin biologjik dhe psikologjik mund te arrijme ne stadin e tillë qe te studiojme adultin dhe sjelljet e tij.Themeluesi i idesë se studimit te fëmijëve ka qenë Stenle Holl. Ky i fundit është marrë edhe me studimin e adoleshenteve. Një nga arritjet e para te studimit shkencor te fëmijëve ka qenë zhvillimi i testit te inteligjences prej Binetit dhe Simonit. Teorite e zhvillimit te fëmijëve ndahen ne disa kategori te përgjithshme. Disa prej teorive me kryesore dhe themelore e shpjegojnë sjelljen e një fëmijë si rrjedhoje e bashkeveprimit midis potencialit gjenetik dhe pervojave ambientale. Disa te tjera e shpjegojnë ne atesi një pasoje e pervojes dhe e mesimit.Këto te fundit nuk e marrin ne konsideratë trashegimine gjenetike. Studimi i rritjes dhe i zhvillimit te femijes bazohet ne studimet qe bëjnë te mundur identifikimin e kulturave të ndryshme dhe krahasimin midis tyre. Nëse i mendojmë mendjet e bebeve si kompjuter te formuar prej neuronesh dhe te programuar nga informacioni arrijme te shohim vogelushet ndryshe. Bebet e porsalindura dinë mjaftueshem rreth njerëzve , objekteve dhe gjuhës. Me e rendesishmja është se bebet kanë mekanizma te fucishem nxenieje. Këta mekanizma iu bëjnë te mundur bebeve te revizionojne, rimodelojne dhe ristrukturojne spontanisht njohurite e tyre. Vete bebet gjithashtu kanë mekanizma me te mirë te riparimeve afër jetës se tyre. Ky person është nëna. Të rriturit janë projektuar te sillen ne mënyrë te tillë qe fëmijët të mësojnë prej tyre.

Teorite e zhvillimit te një fëmijë ndahen ne disa kategori te përgjithshme :

Teorite epigenotike Këto teori e shpjegojnë zhvillimin dhe sjelljen e femijes duke u bazuar ne bashkepunimin ndermjet ambjetit dhe trashgimise gjenetike te personit. Teorite e tjera e shpjegojnë sjelljen dhe zhvillimin ne baze te pervojes se kaluar dhe te mesuarit te individit. Këta teori quhen teori ambientale. Teoria psikoanalitike paraqitet ne përgjithësi si teori biologjike e personalitetit.

Teoria e Froidit pohon se Idi, Oni, Mbi Uni se bashku luajnë rol ne strukturen dhe zhvillimin e personalitetit te njeriut. Idi është i pranishem qe ne lindje dhe është forca e energjise. Ajo udhehiqet nga instiktet. Ai drejtohet për te kënaqur nevojat dhe dëshirat baze. Kjo gjë i shkakton bebes ne mënyrë te pashmangshme tensione te pazgjidhura , ndërkohë qe lufton te përballet me nevojat e realitetit.

Me qëllimin qe bebi i vogël tashmë ne rritje te përballet me realitetin shfaqet “Uni”. Uni punon për te rregulluar dëshirat dhe udhehequr mendimin dhe sjelljen e një individi.

Gjatë fazes se femijerise se hershme shfaqet “Mbi Uni”. Ai shikohet si një përfaqësues i brendshem i vlerave sociale dhe tradites. Mbi Uni nuk trashegohet dhe nuk është i pranishem ne lindje. Mbi Uni zhvillohet si rrjedhoje e mesimit dhe bashkeveprimeve sociale .

Idi, Uni, Mbi Uni janë koncepte te zhvilluara nga Frodi për te shpjeguar komponentet biologjike (Idi) Psikologjike (Uni) dhe sociale (Mbi Uni)

→Komponetet e zhvillimit

Stadi Oral

Stadi Oral i bebes shkon nga lindja deri ne 18 muaj. Gjatë kësaj kohe foshnja krijon lidhjet e para me botën dhe qenjet e tjera qe e rrethojne. Goja është pjesa e trupit me te cilën është lidhur mbijetesa e një bebeje (0→18 muaj) . Prej saj merret kenaqesia dhe shuhet dhimbja e urise. Këto janë nder elementet e para qe ai meson e qe i duhet edhe me vonë për mbijetese . Veprimtaria e një foshnjeje rrotullohet rreth ndjeshmerive dhe veprimtarive orale. Me te lidhen shprehja e interesave, lidhja dhe perforcimi i ndjenjes se sigurise, ndijimi i memesise se mirë apo te sikletshme, besdiare e ambientit apo shuplakat e tij . Ndaj goja konsiderohet zone berogjene .

Stadi anal

Ky stad fillon rreth moshes 1 vjeç dhe zgjat deri sa ai bëhet 3 vjeç. Kenaqesia tek femija rrjedh jo nga ngacmimi por nga derdhja e feceve dhe pergatitja e femijes nga ana e tij dhe e prinderve e nga ana tjetër për ta bërë atë te kuptoje rrugën qe duhet te ndjeke për te kontrolluar trupin e tij. Femija ua ve veshin prinderve por dhuron dhe shperthime inati kur ata nuk reagojne ndaj miresise se tij.

Stadi Fallik

Zgjat nga 2 vjeç e gjysëm deri ne 4 vjeç. Kjo perben kalimin e zones erogenetike dhe organet genitale. Femija tashmë është rritur dhe ka aftësinë te zbuloje se organet genitale janë burim kenaqesie. Stadi Edipik, ka te bëj me konpleksin ku femija bie ne gjendje kllapie dhe stresi sepse mendon se dashuron nënën e tij dhe ajo është vetëm e tija. Zgjidhja e tij ndikon ne shendetin e mëvonshëm mendor te një fëmijë.

Stadi Latences

Ky stad shfaqet pas moshes 6 vjeç ai shkon deri ne pubertet. Ai karakterizohet nga ndjenja seksuale latente. Gjatë kësaj periudhe femija nuk është i terhequr nga një dëshirë seksuale dhe përpiqet te kaloje kohën duke njeshtezuar një sërë aftesish dhe duke ushqyer e nxitur interesat e tjera të ndryshme.

Stadi gjenital

Gjatë periudhes se fundit te zhvillimit psikoseksual fokusi perqendrohet ne kenaqesine qe rrjedh prej regjionit gjenital. Kjo periudhe fillon kur fillon puberteti dhe zgjat gjatë gjithë periudhes se pjekurise. Karakterizohet me përpjekje drejt maturimit seksual, pasi individi kërkon te gjeje dike te seksit te kundërt me te cilën shkembejne kenaqesi seksuale.

Pjazhe thoshte se tek individi ekziston një organizem i brendshem i mendimit i paraqitur si strukture konjektive qe është lidhur me stadet e zhvillimit intelektual.

• Stadi sensamator (lindje deri ne 2 vjeç) • Preaperacional (2-7 vjeç) • Operacional konkret (7-12 vjeç) • Të menduar operacional formal (12 vjeç e lart)

Femijeria e hershme ka te beje qe ne kohën e lindjes deri ne 4 muajsh. Detyra kryesore e foshnjes gjatë këtyre muajve është zhvendosja e e kuilibrit dhe vendosja e fillimit te zhvillimit te marredhenjes fëmijë tutor. Ajo ne lindje ndjek me sy objektet. Femija lind me reflekset e thithjes dhe tr parjes. I përgjigjet ne mënyrë pozitive stimujve njerezor. Ne moshen 30 diteshe femija njeh nënën e tij dhe i përgjigjet asaj me buzeqeshje. Ne moshen 45 diteshe foshnja i përgjigjet me buzeqeshje dhe babait. Ata filloje bëjnë ”guga” nga mosha 4-6 muajsh. Foshnja ne 4 javet e para te jetës ha, fle, e ze lemza, thith gjoksin e nenes, vjell, hap e mbyll gishtat. Nga 14-20 jave ai kap ngacmuesit ndjesore dhe pamore.

Femija 8 javësh reagon ndaj përpjekjeve qe bëjnë te rriturit për tu afruar emocionalisht me te. Cereku i dytë i vitit të parë provon te jetë thuajse dramatik ne drejtim te transferimeve te sjelljes se saj kur kalon nga pozicioni ne shpine ne atë ulur. Zgjerohet vrima anale, forcohet pulsi, femija buzeqesh. Ky është nder elementet qe e sjell atë ne drejtimin shoqeror.

Femija synon te cohet ne këmbë kur është 28 javësh. Kur është 56 javësh femija qëndron vete ne këmbë. Kur femija shkon nga 6-10 vjeç karakterizohet nga njohja me e madhe e botës, forcimin e rendesise se marredhnjeve me moshataret dhe perfeksionimin e aftësive të reja fizike dhe intelektuale.

Erikson e karakterizon këtë si një periudhe qe perben krizen e zellit për pune kundrejt inferioritetit. Ndërkohë qe rritet rreze vetevetes dhe zhvillohen kompetencat për kryerjen e detyrave fizike, intelektuale dhe sociale, sistemi nervor qendror maturohet. Ne këtë mënyrë femija mund te kryeje detyra mature komplekse dhe veprime mendore me komplekse. Femijet ne këtë moshe zhvillojne krenarinë dhe vetebesimin, tregohen më pak te varur ndaj prinderve të tyre.

Start a discussion about Fëmija

Nis një diskutim