Spinaq me qepë të skuqura
Appearance
Spinaqi pastrohet nga gjethet e dëmtuara, lahet me ujë të bollshëm duke e ndërruar 2-3 herë dhe hidhet në ujë të vluar me kripë ku zien për 5-7 minuta. Pastaj kullohet dhe pritet.
Në tigan me yndyrë skuqen qepë të njoma të grira hollë, shtohet spinaqi, hudhra të shtypura, kripë e piper, përzihen mirë dhe lihen në zjarr 2-3 minuta të tjera. Spinaqi me qepë mund të nxirret si gjellë e veçantë ose si garniturë me gjellë me mish. Gjithashtu spinaqi me qepë shkon mirë dhe me vezë. Në këtë rast spinaqi i gatshëm vendoset nëpër pjata dhe sipër vihen vezë syza të skuqura në çast. Gjatë vendosjes në pjata spinaqi spërkatet në lëng limoni ose limontoz të tretur në ujë.
Për 4-5 persona duhen :
- spinaq 1 kg,
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- qepë 2 kokrra,
- hudhra 4-5 thelpinj,
- kripë, piper.