Jump to content

Spondiliartroza

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Spondiliatroza)

Spondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intense.

Spondiliartroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Dhimbjet në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtëngime të gjoksit,gjendje te vjellti vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Pakete këshillash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.
  • Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.
  • Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.
  • Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.
  • Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.
  • Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
  • Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.