Qendra hidrotermale
Qendra hidrotermale (Stacioni termal) është vend ose qyteze turistike mbi bazën e burimeve të ujërave termale e minerale që shfytëzohen për mjekim. Vetitë fiziko-kimike të ujërave minerale, prania e kripërave dhe e gazrave të tretura në to, bëjnë që të kenë një fushë të gjerë veprimi. Qendrat hidrotermale përdoren nga mjekësia për mjekimin e sëmundjeve reumatizmale, sëmundjeve të sistemit nervor periferik, sëmundjeve të lëkurës, stomakut etj. Shqipëria është e pasur me ujëra të tilla. Janë të përmendura llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë, të Leskovikut, të Bilajt në Krujë e të Bënjës në Përmet. Veç ujit shfrytëzohet edhe balta e këtyre burimeve.
Vende të tilla vizitohen për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore të ujërave termale dhe hidrominerale. [1]
Termi spa (banja ose ilixha) është një emër i zakonshëm për qendrat ose pushimoret hidroterapike, të cilat mund të përfshijnë trajtimet me ujë të ftohtë apo ujë mineral dhe banjat gjeotermale.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Burns, D. Thorburn (1981). "Thomas Guidott (1638–1705): Physician and Chymist, contributor to the analysis of mineral waters". Analytical Proceedings. 18 (1): 2–6. doi:10.1039/AP9811800002.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Healing Waters; Investigative Files (Skeptical Briefs June 2005)". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2007. Marrë më 3 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)