Stampa:16 Mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ferdinand Magellan
Ferdinand Magellan
  • 1521 - Ferdinand Magellan arrin në Filipine. (Figura)
  • 1792 - Mbreti suedez, Gustavi i Tretë, qëllohet për vdekje.
  • 1935 - Adolf Hitleri urdhëron riarmatimin e Gjermanisë. Ky ishte një vendim që binte ndesh me Traktatin e Versajës. Kështu Hitleri filloi forcimin e shtetit gjerman deri në atë shkallë sa të fillonte Luftën e Dytë Botërore.
  • 1976 - Kryeministri britanik, Harold Wilson, jep dorëheqje për arsye personale.
  • 1998 - Papa Gjon Pali i Dytë kërkon falje prej Zotit për shkak se disa katolikë kishin heshtur dhe kishin qëndruar duarkryq gjatë kohës së Holokaustit. Shumë liderë hebraikë ishin ankuar se kisha katolike nuk kishte vepruar sa duhet gjatë kohës kur u kryen krimet e mëdha ndaj hebrenjve.
  • 2005 - Izraeli zyrtarisht ua dorëzon palestinezëve kontrollin e Jerikos. Izraeli vazhdon të mbajë të okupuara shumë territore palestineze.