Stampa:25 Mars
Appearance
- 1867 - Lindi dirigjenti italian, Arturo Toskanini. Ai ishte drejtor i shtëpive operistike "La Skala" dhe "Metropolitan", si dhe dirigjent në orkestrën simfonike NBC.
- 1911 - 146 vajza të reja dhe gra, kryesisht hebraike dhe italiane gjetën vdekjen nga zjarri që përfshiu fabrikën Triangle Shirtwaist Co në New York.
- 1918 - Vdiq kompozitori francez Klod Debysi. Muzika e tij u cilësua si "impresionizmi muzikor" që eksploroi rrugët e shprehjes.
- 1947 - Lindi këngëtari, kantautori dhe pianisti anglez, Elton John. Në vitin 1979 ai u bë muzikanti i parë perëndimor pop që luajti në Rusi. Në vitin 1997 kënga e tij "Candle in the Wind", kushtuar princeshës së ndjerë britanike Diana, u bë kënga më e shitur e kohës. (Figura)
- 1949 - "Hamleti" i Lorenc Olivierit fitoi pesë çmime “Oskar” dhe ishte filmi i parë britanik që fitoi një dekoratë akademike.
- 1957 - U nënshkrua Traktati i Romës, që parashikonte krijimin më 1 janar 1958 të tregut të përbashkët në Evropë.
- 1996 - Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin për një zonë pa armë bërthamore në Paqësorin Jugor.
- 1999 - Të paktën 65 aeroplanë të Aleancës Atlantike goditën territorin e Jugosllavisë. Një rebesh raketash dhe bombash ranë në mbrëmjen e kësaj dite mbi disa dhjetëra lokalitete të Serbisë, Malit të Zi dhe të krahinës së Kosovës dhe vëmendje kryesore iu kushtua goditjes së aeroporteve, instalimeve ushtarake dhe uzinave të armëve.