Stampa:7 korrik
Appearance
- 1307 – Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi I, në një udhëtim drejt veriut për të marrë pjesë në një kryengritje në Skoci. Froni mbretëror u pasua nga Eduardi II.
- 1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre.
- 1854 – Vdiq fizikani George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike e mban emrin e tij.
- 1898 – SHBA-ja e aneksoi Havain.
- 1937 - Forcat ushtarake japoneze sulmojnë Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
- 1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
- 1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi incizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
- 1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
- 2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
- 2009 - Jordania njeh Republikën e Kosovës.