Jump to content

Stampa diskutim:Infobox musical artist

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Infobox musical artist. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Zhanër → gjini

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Aeternus, të dyja fjalët janë shqip në vetvete nëse marrim si kusht përfshirjen në fjalorin shqip. Por fjala zhanër është pak a shumë thjesht shqipërim i termit francez genre (ʒɑ̃ʁ-[ër]), që përkthehet po gjini.

Gjini f. let., art. - Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).

Nga ana tjetër, dhe gjini rrjedh nga genus, latinisht por fjala ngjan të ketë hyrë në gjuhën shqipe shumë më parë se zhanër për shkak të përdorimit të zgjeruar që ka në shumë tematika në gjuhën tonë: gjini sociologjike, gjini biologjike, gjini farefisnore, gjini etnologjike, gjini seksologjike, gjini gramatikore, gjini artistike. Duke pasur parasysh këtë, është mirë të përdoret gjini për arsye standardizuese mes stampave. Këtu mund të jetë "gjinia muzikore", te kutia informuese për shkrimtarët mund të jetë "gjinia letrare", etj. Klein Muçi (diskutimet) 22 tetor 2021 13:59 (CEST)[përgjigjuni]

Tung @Klein, të falemnderit për sqarimin. Praktikisht, në Kosovë termi "zhanër" përdoret dukshëm më shumë se sa "gjini" për musical genres. Nuk e di se si qëndron puna në Shqipëri, por mendoj se termi për të cilin vendosim të përdorim duhet të jetë ai që përdoret dhe njihet më gjerësisht nga popullatat (pasi që të dy janë korrekt). Si thua? --Λeternus 22 tetor 2021 14:03 (CEST)[përgjigjuni]
@Aeternus, unë do të parapëlqeja "gjini" për arsyet që dhashë më sipër. Përdorimi i termit "gjini" do të lejonte standardizim mes stampave të ndryshme. Kjo vetëm për stampat. Në artikull brenda mund të përdoret lirshëm në të dyja format sipas dëshirës. Por nuk do ta ndryshoj, të paktën hëpërhë derisa të kemi dhe stampa të tjera ku të më duhet të shfrytëzoj atë term. Nëse bindesh nga arsyetimi im, ndryshoje vetë. Në të kundërt, s'ka gjë. Është hollësi e vogël gjithsesi. :) - Klein Muçi (diskutimet) 22 tetor 2021 23:26 (CEST)[përgjigjuni]
Tung @Klein, sic thashe edhe më lart, termi "gjini muzikore" për ne kosovarët tingëllon artificiale dhe e imponuar, megjithatë, sa i përket standardizimit të stampave, atëherë jam dakord me ty. Unë do ta lija "zhanër" një herë për një herë, mirëpo nuk do ta kundërshtoj ndryshimin e këtij termi për hir të standardizimit. Çdo të mirë! --Λeternus 25 tetor 2021 09:52 (CEST)[përgjigjuni]