Starship Troopers (film)
Starship Troopers është një film aksion ushtarak fantastiko-shkencorë amerikan i 1997-ës i drejtuar nga Paul Verhoeven dhe shkruar nga Edward Neumeier.Fillimisht ajo erdhi nga një skenar i rastësishëm i quajtur Bug Hunt at Outpost Nine, [1] por përfundimisht e mori emrin Starship Troopers nga romani fantastiko-shkencorë me po të njëjtin titull nga Robert A. Heinlein . Historia tregon për një ushtar të ri të quajtur Johnny Rico dhe angazhimi i tij në Këmbësorinë e Lëvizshme, një njësi ushtarake futuristike. Karriera ushtarake e Rikos ngrihet nga rekrut tek nën-oficerdhe në fund oficer, me në sfond një lufte ndëryjore midis njerëzimit dhe një specie insektoide të njohur si "Arachnids".
I vetmi film i lëshuar në kinema në seritë Starship Troopers, ai mori vlerësime kryesisht negative nga kritikët pas shfaqjes, [2] por ka fituar një pritje më të përzier në retrospektivë. Filmi fitoi 54.5 milion dollarë në SH.B.A. dhe gjithsej 121.2 milion dollarë në të gjithë botën kundrejt buxhetit të tij prej 105 milion dollarësh.Filmi u nominua për çmimin Efektet më të mira Vizuale në Academy Awards (edicioni i 70) në 1998-ën. Në vitin 2012, Slant Magazine e renditi filmin në vendin e 20 në listën e tij të 100 Filmave më të Mirë të viteve 1990. [3]
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e 23-të, gjatë kolonizimit të planetëve të rinj, njerëzimi has një specie armiqësore jo-teknologjike insektoide të njohur si Arachnids ose " Insektet ".
Në Federacionin, shtetësia fitohet duke kryer aktivitete të tilla si shërbimi ushtarak, i cili u jep individëve mundësi shtesë të kufizuara për civilët e thjeshtë. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Buenos Aires, John "Johnny" Rico, e dashura e tij Carmen Ibanez dhe shoku i tij i ngushtë me aftësi psikike Carl Jenkins regjistrohen në Shërbimin Federal, pavarësisht kundërshtimit të prindërve të Rico-s ndaj shërbimit ushtarak. Carmen bëhet një pilote anijesh kozmike, ndërsa Carl i bashkohet Inteligjencës Ushtarake . Rico regjistrohet në Këmbësorinë e Lëvizshme dhe surprizohet kur befas gjen aty Isabelle "Dizzy" Flores, ish-shoqen e klasës, e cila ishte transferuar qëllimisht tek toga e tij.
Në trajnimin bazë të Këmbësorisë Lëvizëse, rreshteri Zim i trajnon rekrutët mjaft ashpër. Rico shoqërohet me shokun e tij,kadetin Ace Levy dhe më vonë ngrihet në detyrë si kapiten i togës. Më pas ai merr një leter ndarjeje nga Carmen, e cila dëshiron një karrierë me flotën dhe tani shërben nën urdhrat e rivalit të sportit të shkollës së mesme të Rico-s, Zander Barcalow. Pas një incidenti gjatë një trajnimi me zjarr të hapur ku vritet njëri nga anëtarët e togës së Rico-s dhe jep dorëheqjen një pjesëtar tjetër si pasoj e fajit, Rico fshikullohet me kamzhik. Ai jep dorëheqjen dhe i telefonon prindërit e tij për ti pyetur nëse mund të kthehet në shtëpi, por e anullon dorëheqjen e tij pasi një asteroid,i raportuar të jetë nisur nga Arachnid-ët, shkatërron totalisht Buenos Aires-in, duke vrarë prindërit e tij dhe miliona të tjerë.
Një njësi ushtarake vendoset në Klendathu, planeti i Arachnid-ëve, por operacioni i nënvlerëson shumë Arachnid-ët dhe del një katastrofë totale. Rico plagoset rëndë dhe raportohet gabimisht si i vrarë në aksion. Pas rikuperimit, ai, Ace dhe Dizzy ri-emërohen tek "Roughnecks", një njësi elitë e komanduar nga nënkoloneli Jean Rasczak, ish-mësuesi i shkollës së mesme i Rikos. Ai e fiton shpejt respektin e bashkëmoshatarëve të tij dhe promovohet në rangun Tetar pasi heq qafe një insekt gjigand. Marrëdhënia e tij me Dizzy vazhdon të rritet, dhe ata bëjnë seks gjatë natës së tyre në Tango Urilla.
Roughnecks i përgjigjen një thirrje të shqetësuar nga Planeti "P", ku një njësi ushtarake e tyre është shkatërruar nga alienët. Ata shumë shpejt e kuptojnë se thirrja që morën ishte një kurth, dhe Araknidët mësyjnë qendrën. Rico, një rreshter së fundmi, ekzekuton vetë një Rasczak i plagosur drejt vdekjes pasi një alien i ardhur nga nëntoka i pret këmbët e tij. Dizzy vritet, por Roughneck-ët e mbijetuar shpëtohen nga Carmen dhe Zander. Riko dhe Carmen takojnë Carl, një oficer i lartë i inteligjencës së fundmi, në funeralin e Dizzy-it. Carl zbulon se ka arsye për të besuar se një "alien inteligjent" është trurit që drejton alienët e tjerë dhe se ka mësuar se si t'i luftojë njerëzit. Ai i jep Riko-s gradën toger dhe i jep komandën e Roughnecks, duke urdhëruar njësitë e këmbësorisë së lëvizshme nën kontrollin e tij që të kthehen në "P" për t'u përpjekur për të kapur "kokën" e alienëve.
Flota përballet me zjarr të rëndë dhe të papritur nga Alienët dhe anija e Carmen shkatërrohet. Anija ndihmëse e Carmen dhe Zander bie në një sistem tuneli afër me Rico-n. Ata rrethohen nga Alienët dhe një "tru" i madh i cili e çan kafkën e Zander-it dhe i ha trurin. Ndërsa përgatitet për të bërë të njëjtën gjë me Carmen, ajo e pret gjymtyrën e tij me një thikë. Rico, Watkins dhe Ace mbërrijnë dhe kërcënojnë Alienët me një bombë të vogël bërthamore, të cilën "truri" e njeh. Ata ikin ndërsa "truri" ja mbath. Alienët i ndjekin ata dhe Watkins, i plagosur për vdekje, sakrifikon veten duke shpërthyer bombën në mënyrë që të tjerët të shpëtojnë.
Pasi kthehen në sipërfaqe, ata zbulojnë se ish-rreshteri Zim, i cili kishte kërkuar të kalonte në ushtar të thjeshtë, në mënyrë që të shërbente në frontin e parë, ka kapur "alienin tru". Carl u thotë Rico-s dhe Carmen se njerëzit së shpejti do të jenë fitimtarë tani që Inteligjenca Ushtarake mund të studiojë "trurin". Carl e skanon mendërisht Alienin dhe zbulon se ai ka frikë dhe trupat ushtarake brohorasin. Një klip propagandistik tregon Carmen, Ace dhe Rico si ushtarakë shembuj, duke inkurajuar shikuesit të regjistrohen në forcat e armatosura.
- ^ Robley, Les Paul (nëntor 1997). "Interstellar Exterminators. Ornery insects threaten the galaxy in Starship Troopers". American Cinematographer. American Society of Cinematographers. 78 (11): 56–66. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) – via Questia Online Library (kërkohet abonim) - ^ Marsh, Calum (7 nëntor 2013). "Starship Troopers: One of the Most Misunderstood Movies Ever". The Atlantic. Marrë më 21 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The 100 Best Films of the 1990s". Slant Magazine. 5 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 28 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)