Shko te përmbajtja

Stefan Lohner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Altari i Mbretërve Magë, në Katedralen e Këlnit, ku ndoshta paraqiste derën e relikuiarit

Stefan Lohneri (* 1400\1410 ndofta në Mersburg në breg të liqenit të bodenit (Kostancës); † 1451Këln), ku dihet se i kanë banuar prindërit. Pas udhëtimit nëpër Holandë - që konkludohet sipas mjaft gjurmëve të ndikimit flaman në veprat e hershme - Lohneri u vendos në Këln rreth vitit 1442, ende si i ri. Në këtë qytet të madhe të Rinlandit ai edhe u martua, dhe, në vitin 1447, u zgjodh anëtar i Këshillit komunal. Vdiq në dhjetor 1451Këln, si viktimë e murtajës.

Madona në Rosenhag

Emri i Lohrerit u zbulua në sajë të skrupolozitetit administrativ me të cilin Albreht Dyreri shënoi detajet e jetës së tij të përditshme. Në ditarin e udhëtimit të vet, Dyreri shkroi se i dha 5 monedha (Wess) rojës që i hapi krahët e:

Triptikut të tre Magëve (dijetarëve) në kapelën e Bashkisë së qytetit, Rathaisit të Këlnit. Pas kësaj shtoi se kjo është vepër e mjeshtrit Stefan të Kelnit.

Një hulumtues arkivor konstatoi në vitin 1852, se Stefani i Dyrerit është Stefan Lohneri, i cili përmendet si pitkor në dokumentet e qytetit. Lohneri është edhe një nga piktorët e parë gjermanë, të cilin e ngritën përsëri romantikët. Në vitin 1805, Fridrih fon Shlegeli e krahasoi tanimë shën Marinë e Triptikut të Rathausit me Madonën Sikstine për bukurinë hyjnore, ideale të fytyrës së saj. entuziazmi i letrarit ishte aq i madh, sa Gëtja i zemëruar deklaroi se vlera reale, do të jetë, parpëseprapë, e çmuar historikisht një herë edhe në mënyrë kritike.

Ndodhi një ajo për të cilën shpresoi Gëtja. Vendi i këtij mjeshtri të jasgtëzakonshëm u caktua aty diku ndërmjet Gotiku Ndërkombëtar dhe natyralizmit flamand dhe u njoh përpjekja e tij e ndonjëhershme për vendosjen e ekuilibrit ndërmjet këtyre fenomeneve kulturale. Rezultattet e tërësishme të Lohnerit gjenden krysisht, në veprat e veta më pak të rëndësishme, ose së paku në veprat e dimensioneve të reduktuara, si është kjo, në të cilën është kapërcyer jostabiliteti i dy tradita me pastërtinë e kualitetit lirik. Në poezinë e qetë të Lohnerit bashkohen ritmet lineare dhe kompoztive me afrimin diskret të vizionit më të natyrshëm të hapësirës dhe të peizazhit.

Shën Anton Abati, papa Korneli, Maria Magdalena dhe dhuruesi

Piktura është pjesë e një pune të kohës së rinisë dhe, ndoshta, ka qenë pikturuar menjëherë pas ardhjes së piktorit në Këln, kur ai u kthye nga udhëtimi që bëri nëpër Flandër, ose pas qëndrimit të atyshëm. Njohja e artit flamand shihet nga kujtimi evident për Jan van Ajkun në pikturën qendrore (në Këln), e sidomos në trupat lakuriqë që ne kujtojnë poliptikun e Gandit. Ështe e qartë se edhe këtu ekziston synimi për harmoni midis linearizmit valë-valë gotik dhe dendësisë plastiko-kromatike të formës në mënyrën flamane.

  • Julien Chapuis, Stefan Lochner. Image Making in Fifteenth-Century Cologne, Turnhout 2004.
  • Wundram, Manfred, Stefan Lochner. Madonna im Rosenhag, Stuttgart 1965.
  • J. J. Merlo: Lochner, Stephan. Në: Allgemeine Deutsche Biographie (ADB). Band 19. Duncker & Humblot, Leipzig 1884, S. 69–72.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]