Stidda
Stidda ose La Stidda (“ylli” në dialektin sicilian) është mega-organizata e pestë mafioze në Itali. Një grupim kriminal i përqendruar në provincat e Agrixhentos, Kaltanisetës, Enas dhe Raguzës, por dhe në zona më të vogla të ishullit italian. Origjina e saj është në zonën e Agrixhentos, por në vitet e fundit ka përjetuar një zhvillim të shpejtë dhe qenë e pranishme në shumë komuna jugore të Sicilisë, midis të cilave janë Agrixhento, Favara, Porto Empedokle, Palma di Montekiaro, Ribera, Likata, Kanikatu, Ravanuza, Kaltanisetta, Butera, Xhela, Maxarino, Nishemi, Riesi, San Kataldo, Somatino, Villalba, Ena, Villaroza, Piaca Armerina, Kalashibeta, Axhira, Katenanuova, Nikozia, Barafranka, Pietrapercia, Akate, Vitoria dhe Komizo. Kriminelët e Stidës janë të pranishëm edhe në Milano, Xhenoa, Trieste dhe Torino. Anëtarët e mafies “La Stida” janë të njohur për vendosjen e tatuazheve në formën e një ylli. Ata njihen me emrin lokal, si “stidari” apo dhe “stidaroli” Në fakt, shumë pak njihet për originën e krijimit të saj, edhe pse besohet se ajo është krijuar me të njëjtin stil si dhe Mafia, madje në të njëjtat zona rurale të Sicilisë. Stida erdhi në skenën kur i penduari i Koza Nostrës, Françesko Marino Manoia, foli rreth saj në vitin 1989 përballë gjykatësit të njohur italian, Falkone. Ish-mafiozi jeton me një identitet të ri dhe është bërë qytetar amerikan, kjo falë programit për të mbrojtur dëshmitarët. Manoia ka dëshmuar kundër mafiozëvë italianë në SHBA. Më vonë, një tjetër anëtar i mafias, Leonardo Mesina, bëri publike pikëpamjet e tij. Sipas dëshmive të tyre, Stida është një organizatë që ishte themeluar nga ish-anëtarë të Koza Nostrës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Dytë e Mafies, në fillim të viteve 1980. Shumë prej tyre ishin përjashtuar për shkak të mosbindjes, apo në një numër rastesh, edhe për shkak të martesave me të afërt të policëve vendas. Shumë nga “stidarët” ishin ndjekës të mafiozit të vrarë, Xhuzepe Di Kristina. Gjithsesi, “Stida” ka ruajtur një profil të një mafie më shumë vepruese në zonat fshatare deri në fund të viteve 1980, kur dhe ajo filloi të ishte më shumë ekspansioniste dhe nisi të lëvizë drejt qyteteve, duke ofruar edhe skenën e dy grupeve mafioze siciliane, në konkurrencë me njëra-tjetrën. Mafia Stida dallohet nga grupimi mafioz, Koza Nostra, nga fakti se nuk është e bazuar mbi sistemin e nderit, por është e interesuar vetëm në aktivitetet kriminale dhe në përfitimet materiale apo financiare. Stida është e fuqishme sidomos në Sicilinë jugore, në qytetet e Agrixhentos, Kaltanisetës dhe Xhelës. Liderit e parë i Stidës ishin Xhuzepe Kroce Benvenuto dhe Salvatore Kalafato. Një atentat me bombë vrau një nga bosët e Stidës, Kalogero Lauria. Nga rivaliteti me Mafian në fillim të viteve 1990 solli më shumë se 300 të vdekur. Stida nuk është një organizatë me drejtim unik dhe shumë klane veprojnë relativisht të pavarura. Ato janë alete të njëra-tjetrës edhe kur bëhet fjalë për “larje hesapesh” me Koza Nostrën. Grupet e Stidës kanë të njëjtat rituale dhe rregulla. Anëtarët më të vjetër përdorin një gjilpërë dhe bojë të zezë dhe blu për të vizatuar një yll me pesë cepa në pjesën e djathtë të dorës, atje ku ndahet gishti i madh me atë tregues. Mafia e pesë ka një karakteristikë të saj, ky është kapaciteti për të evoluar dhe ndryshuar rregullat, strukturën e brendshme dhe raportet midis klaneve të ndryshme, Sot, Stida dhe të gjitha grupet që e përbëjnë atë janë të strukturuara sipas një skeme të përcaktuar qartë, dhe ajo që bie në sy është rritja e rolit të kapos. Ka një parim të ndihmës reciproke ndërmjet anëtarëve të një grupimi, apo dhe mes klaneve aleate apo miqve, por dhe individëve të vetëm, që mund të bëhen bashkëpunëtorë të ardhshëm, e sidomos të rrinjve me prirje kriminale. Sipas disa vlerësimeve, efektivi numëron 5 mijë anëtarë, disa prej tyre të larguar nga Koza Nostra. Aktualisht, edhe në Palermo dhe Katani, ekziston një celulë e Stidës, por shtrirja e saj është edhe në disa rajone të veriut të Italisë. Hetimet në Italinë jugore konfirmuan se përveç aktiviteteve tradicionale, Strida është e përfshirë edhe në organizimin e bandave të vjedhësve dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Kjo është një mafie që kërkon të fusë duart në çdo aktivitet ilegal, atje dhe ku fitohet më shumë. Në report me Koza Nostrën, Stida është shumë më e dobët, më pak e strukturuar, me e fragmentarizuar në disa zona si Militelo dhe Lentini. Ka më pak efikasitet në raport me të, më pak e interesuar për infiltrime dhe është më e lehtë për t’u kontrolluar nga shteti italian, pasi zonat ku ajo operon njihen më mirë. Gjithsesi, sipas mediave italiane, ajo është si një “leopard” në territorin e saj e operon shpesh e ndihmuar nga zyrtarë dhe poltikanë të korruptuar. Mafies Stida i interesojnë shpërndarësit e drogës dhe shumë para nga fitimet janë përdorur për infiltrimin e drejtuesve lokalë.
Të dhëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AKTIVITET KRIMINALE Trafikimi i narkotikëve, Shantazhi, Vjedhja e veturave, Trafikimi i qenieve njerëzore, Falsifikimi, Pastrim parash, Aktivitete kriminale,
Dallimi nga Cosa Nostra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mafia Stida dallohet nga grupimi mafioz, Koza Nostra, nga fakti se nuk është e bazuar mbi sistemin e nderit, por është e interesuar vetëm në aktivitetet kriminale dhe në përfitimet materiale apo financiare.
Tatuazhe me yll
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët e mafies “La Stida” janë të njohur për vendosjen e tatuazheve në formën e një ylli.
Rivale e Cosa Nostra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“La Stida” është një rivale jo e drejtpërdrejtë e mafias tjetër siciliane, Koza Nostës.
Stida edhe në Milano Kriminelët e Stidës janë të pranishëm edhe në Milano, Xhenoa, Trieste dhe Torino.
Aleate e mafies shqiptare Shumë burime e konsiderojnë mafien shqiptare që ekziston në Itali si alete të Stidës siciliane.
5000 anëtarë Sipas disa vlerësimeve, efektivi numëron 5 mijë anëtarë, disa prej tyre të larguar nga Koza Nostra.
Francesco Marino Mannoia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Francesco Marino Mannoia, “kimisti” i penduar i mafies. Manoia mori 600 mijë euro për të dëshmuar lidhjet e Andreotit me mafian. Ish-mafiozi jeton me një identitet të ri dhe është bërë qytetar amerikan. Françesko Marino Manoia, i mbiquajturi “mocarela” (një lloj djathi në Itali) është një nga të penduarit e mafies siciliane në vitin 1989. Ai u rrit në Palermo, kryeqendrën e Sicilisë, dhe iu bashkua familjes mafioze “Santa Maria di Gesu”, të kryesuar nga Stefano Bontade. Ai dallohej për aftësitë e tij sidomos në kimi, të cilat u përdorën në rafinimin e heroinës. Marino Manoia kishte rafineruar të paktën 1000 kilogramë heroinë për Bontaden. Ai kishte mësuar të rafineronte heroinën nga Antonio Vernengo, i mbiquajtur “Doktori”. Manoia është i dyshuar si i përfshirë në të paktën 17 vrasje. Gjatë “Luftës së Dytë të Mafias” në vitet 1980, bosi i tij, Stefano Bontade, u vra së bashku me disa qindra të tjerë të lidhur me të. Manoia mbijetoi pasi në atë kohë ishte në burg për trafikim droge. Ai ia doli të ikë nga burgu me ndihmën e vëllait të tij më të vogël, Agostino Manoia. Më pas, ata u takuan me bosin e Korlonezit, Salvatore Rina, për të vendosur pozicionin e tyre pas peizazhit dramatik të mafias siciliane dhe të dy jetuan nën patronazhin e Rinës. Françesko u bë rafineruesi më i madh i heroinës për klanin Korleonezi. Në vitin 1986, ai u kap përsëri dhe përfundoi sërish në burg. Më 20 prill të vitit 1989, vëllai i tij, Agostino, atëherë në moshën 23 vjeç, u gjet i vrarë në makinën e tij. Françesko mendoi se vëllai i tij ishte i vrarë, duke bashkëpunuar më pas me Vinçenco Puçion për të rrëzuar Salvatore Rinën si bos të mafias siciliane. Në vjeshtën e vitit 1989, një i besuar i Manoiës kontaktoi me njësinë antimafia në Romë, duke lënë mesazhin se ai dëshironte të dëshmonte. Pas negociatave në lidhje me sigurinë e jetës së tij, Manoia pranoi të fliste për gjykatësin Xhovani Falkone. Ai ndoqi gjurmët e Tomaso Busketës dhe Salvatore Kontornos, duke u bërë një informues, i besueshëm dhe inteligjent. Aktualisht, Manoia pranoi programin e Dëshmitari të Mbrojtur në Shtetet e Bashkuara (Italia nuk e kishte këtë program në atë kohë). Në SHBA ai dëshmoi kundër familjes “Gambino”. Manoia deklaroi se ish-bosi i tij, Stefano Bontade, kishte marrëdhënie të afërta me politikanët sicilianë, në veçanti me Salvo Limën, njeriu i ish-kryeministrit Xhulio Andreotit në Sicili. Në prill të vitit 1993, pas vrasjes së Limës dhe gjykatësve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, ai dha dëshmi kundër Andreotit. Ai pretendoi se Andreoti ishte takuar me Stefano Bontaden në vitet 1970, duke dëshmuar për herë të parë kundër Ançelotit, si një bos i mafias. Sipas të dhënave, Manoia mori 600 mijë dollarë kur dha dëshminë e tij kundër Andreotit. Në atë kohë ai jetonte me 3000 dollarë amerikanë në muaj, plus pensionit të babait të tij, të paguar prej shtetit italian. Përse hyra në mafia? “Shumë besojnë se hyni në Koza Nostra për të bërë para. Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. A e dini se përse hyra unë te Koza Nostra. Pasi më parë në Palermo unë isha Zoti Askush. Pas kësaj, të gjithë më respektonin. Dhe për mua kjo ishte më e vlefshme se paratë”.