Jump to content

Supë orizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi i pastruar e i larë. Pas 10 minutash vlimi shtohen qepë, karota e rrënjë majdanozi të kaurdisura me gjalpë : hidhet kripë dhe vazhdon zierja 15-20 minuta të tjera, derisa orizi të jetë gati. Në fund supës i hidhen jeshillëqe të grira hollë dhe piper.

Për 4-5 persona duhen :

  • lëng mishi 1,5 l,
  • oriz 4 lugë gjelle,
  • qepë 1 kokërr,
  • karota 2-3,
  • majdanoz, gjalpë 50 g , kripë, piper të zi.