Sëmundja
Sëmundja është çrregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtërore, i cili e pengon subjektiv kondicionin dhe mirëqenien dhe ndikon negativ në qenie të gjallë. Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë te çrregullimet e funksionit dhe të ndërtimit të organizmit.
Sëmundja dhe shëndeti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas definicionit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe rraskapitja”. Është vështirë të definohet (përkufizohet ç`është shëndeti dhe sëmundja) nocioni i shëndetit dhe i sëmundjes, ndërsa në format kaluese të përkufizohet, meqë shëndetin optimal dhe sëmundjen e shprehur e lidhin në një sërë gjendjesh në të cilat mund të jetë organizmi.
Sëmundja nënkupton çrregullimin e shëndetit në kuptimin e gjerë. Sëmundja në kuptimin më të ngushtë është entitet nosologjik (nga greqishtja nosos =sëmundje) me etiologji dhe patogjenezë të caktuar dhe me dëmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrë klinike. Ky definicion (përcaktim) është i idealizuar, meqë etiologjia dhe patogjeneza e shumë sëmundjeve ende janë të paqarta.
Sistematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndarja sistemike e sëmundjeve është në një zhvillim të vazhdueshëm. Ndarja moderne e sëmundjeve mund bëhet sipas organeve ose kriterieve të diagnozës (MDC, Major Diagnostic Categories). Një ndarje më e saktë mund të bëhet sipas sistemit ICD-10, për sëmundjet onkologjike sipas ICD-O.
Shkaktarët e sëmundjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faktorët e brendshëm (janë faktorë të pandryshueshëm dhe pa ndikim nga jashtë):
- mplakja
- trashëgimi
- çrregullimet embrionale
Faktorët e jashtëm:
- kushtet sociale
- stresi
- faktorët ekologjik
- mikrobet
Këta faktorë janë faktorë që mund të ndryshohen dhe mbi të cilët mund të ndikohet nga jashtë.
Ecuria e sëmundjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:
- akute - fillojnë shpejtë
- subakute - fillojnë ngadalë
- kronike - kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
- kronike recidive - shfaqen kohë pas kohe
- fulminante - shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejtë
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |