Jump to content

Të drejtat LGBT në Çeki

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e republikës Çeke

Republika çeke konsiderohet si një ndër vendet më liberale në Europën qendrore përsa i përket të drejtave të komunitetit LGBT. Në 2006 republika çeke legalizoi bashkëjetesat civile për çiftet brenda gjinisë së njëjtë.

Ligjshmëria e aktivitetit seksual brenda gjinisë së njëjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëjtë u dekriminalizua në 1962 pas kërkimit shkencor të Kurt Freund, i cili konkludoi se orientimi homoseksual nuk mund të ndryshohet. Ndërkohë dhe shërbimi në ushtri është i hapur për ushtarë nga cilido orientim seksual, duke lejuar në këtë mënyrë homoseksualët për të shërbyer në ushtri. Prostitucioni i homoseksualëve u dekriminalizua në 1990.


Njohja e bashkëjetesave midis çifteve brenda së njëjtës gjini

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta LGBT e republikës Çeke

Në legjislacionin çek ekziston deri diku njohja ligjore e çifteve brenda së njëjtës gjini. Republika çeke i ka dhënë këtyre çifteve të drejtën e ndarjes së pasurisë,[1] si dhe e drejta e vizitës në spital ose në burg të partnerit, të drejta të ngjashme me ato të çifteve të martuara heteroseksuale.

Një projektligj që synonte legalizimin e bashkëjetesave civile u refuzua katër herë në 1998, 1999, 2001 dhe 2005.[2][3][4][5] Gjithsesi në 16 dhjetor 2005 një projektligj që legjitimonte partnershipet civile u miratua nga Dhoma e Ulët e parlamentit çek, gjithashtu u adoptua nga Senati në 26 janar 2006, por presidenti Vaclav Klaus i vuri veton këtij projektligji.[6][7][8] Vendimi u kthye përmbys nga Dhoma e Përfaqësuesve në parlamentin çek dhe ligji hyri në fuqi në 1 korrik 2006.[9][10] Që prej asaj date, republika çeke lejon regjistrimin e bashkëjetesave civile për çiftet brenda gjinisë së njëjtë, me shumë të drejta sikurse çiftet e martuara (përveç të drejtës për adoptim dhe martesës).[11]

E drejta e adoptimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2016 Gjykata Kushtetuese e rivokoi ligjin që ndalonte çiftet brenda gjinisë së njëjtë të adoptonin fëmijë. Pra këto çifte mund të adoptojnë fëmijë duke aplikuar si individë por jo si çift homoseksual. Qeveria ka shprehur vullnetin për ta rivokuar këtë ligj por mbetet në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.[12][13][14]

Çiftet e lezbikeve nuk gëzojnë akses ndaj fertilizimit in-vitro.[15]

Në tetor 2016 qeveria miratoi një propozim që iu jep çifteve të regjistruar në partnershipin civil të drejtën për të adoptuar fëmijët biologjikë të partnerit të tyre. Projektligji do të shkojë në parlament ku do të debatohet dhe do të shihet mundësia e miratimit të tij. Ministri çek për Të drejtat Njerëzore dhe Mundësitë e barabarta, Jiří Dienstbier u shpreh se diskutimi zvarritet për të rregulluar pjesën se partneri tjetër ka një raport legal me fëmijën.[16]

Mbrojtja ligjore nga diskriminimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2009 një ligj gjithëpërfshirës për mbrojtjen nga diskriminimi u miratua. Ky ligj mbron personat nga diskriminimi me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor në punësim, edukim, strehim si dhe aksesin ndaj shërbimeve dhe të mirave publike.[17][18][19]

Identiteti gjinor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërhyrja e parë kirurgjikale për ndryshimin e seksit biologjik ndodhi në 1942 në republikën çeke, dhe më pas një djalë trans ndryshoi në dokumentet ligjore gjininë. Momentalisht 50-60 persona i nënshtrohen kësaj lloj kirurgjie çdo vit në vend (për një popullsi prej 10.6 milionë persona).[20]

Në mënyrë që të financohet nga sigurimi shëndetësor, kërkesa për ndryshimin e seksit vlerësohet nga një komision i Ministrisë së Shëndetësisë. Pas miratimit të tij, aplikanti i nënshtrohet terapisë hormonale një vjeçare, e cila pasohet nga një vit ku aplikanti jeton “i veshur” në rolin e gjinisë së kundërt. Pas këtij trajtimi dy vjeçar aplikanti lejohet të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për ndyshimin e organeve gjenitale.[20]

Shërbimi ushtarak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej 1999 legjislacioni çek e kriminalizoi diskriminimin me bazë orientimin seksual në ushtri.[17] Po ashtu edhe personat transgjinor lejohen të shërbejnë në ushtri.[21]

Personat gej dhe biseksualë në republikën çeke lejohen të dhurojnë gjak me një periudhë pushimi midis prej 1 viti.[22]

Parada e Krenarisë në Çeki në 2014

Në 2004 opinioni publik tregoi një nivel të lartë të mbështetjes për partnershipet civile të çifteve brenda gjinisë së njëjtë, me rreth 60% në favor të një ligji të tillë. Një anketim i vitit 2005 tregoi se 43% e çekëve njihnin personalisht një person gej ose lezbike, 42% mbështesnin martesat brenda gjinisë së njëjtë dhe 62% mbështesnin partnershipet e regjistruara, teksa vetëm 18% mbështesnin adoptimin e fëmijëve nga prindër homoseksual. Në 2006 Eurobarometri erdhi me rezultatet se 52% e çekëve mbështesnin martesat e çifteve gej (më shumë se mesatarja e BE që është 44%) teksa 39% mbështesnin adoptimin e fëmijëve nga çiftet gej. Gjithsesi Eurobaroemtri i vitit 2015 dëftoi se niveli i suportit të çekëve ishte 57%, duke dëshmuar një rritje prej 5% nga viti 2006.

Në mars 2012 një anketë tregoi se 23% e personave çek të anketuar u shprehën se nuk do të dëshironin të kishin komshinj gej ose lezbike. Kjo shifër tregon një rënie të theksuar nga viti 2003, kur 42% e çekëve u shprehën se nuk do të parapëlqenin një fqinj të komunitetit LGBT.

Një kërkim shkencor i vitit 2013 dëfton se rreth 80% e çekëve besojnë se homoseksualiteti duhet të pranohet nga shoqëria, teksa 16% besojnë se shoqëria nuk duhet ta mbështesë.

Në 2014 një tjetër anketim i realizuar nga Akademia e Shekncave erdhi me konkluzionin se mbështetja për martesat brenda gjinisë së njëjtë kishte nisur të pësonte rënie në vitet e mëparshme. Përgjithësisht personat që i kundërshtonin të drejtat e komunitetit LGBT identifikoheshin si të varfër, pensionistë ose katolikë.[23]

Në maj 2015 PlanetRomeo, një rrjet social për komunitetin LGBT publikoi indeksin e lumturisë për personat gej. Djem gej nga 120 shtete u pyetën se si ndihen ata në shoqëri pra sa të pranuar, sa të diskriminuar dhe sa të kënaqur janë në përgjithësi në jetët e tyre. Republika çeke u rendit e 18, një vend pas Belgjikës dhe duke superuar Austrinë, me një total pikësh prej 66 nga indeksi.[24]

Në kontrast me limitimet që solli periudha komuniste, republika çeke njohu një progres drejt liberalizmit që prej Revolucionit të Kadifenjtë në 1989 dhe është një prej vendeve më miqësore ndaj komunitetit LGBT në Bashkimin Evropian. Kjo tolerancë e lartë lidhet me nivelin e ulët të besimit fetar në vend, sidomos kur krahasohet me shtetet fiqnje si Polonia, Austria dhe Sllovakia.

Praga shquhet për komunitetin e konsoliduar homoseksual, një situatë që ndeshet më pak në qytetet e tjera çeke ndaj kryeqyteti është kthyer në një magnet për rininë LGBT në vend. Jeta e natë spër komunitetin LGBT është shumë e zhvilluar dhe është veçanërisht e përqëndruar në distriktin e Vinohrady, me së paku 20 bare, klube dhe sauna.[25][26][27]

  1. ^ "Prague". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2015. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "CZECH REPUBLIC: NO MARRIAGES FOR GAYS AND LESBIANS". Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2009. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "NO TO REGISTERED PARTNERSHIP IN CZECH REPUBLIC". Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2008. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gay marriage not likely in Czech Republic
  5. ^ Czech Gay and Lesbian League upset about repeated rejection of same sex partnerships
  6. ^ Czech MPs approve law on same-sex partnerships
  7. ^ Bill on single sex partnerships makes it through both houses of Parliament
  8. ^ Gay groups angered by president's veto of registered partnership bill
  9. ^ Czech MPs approve gay rights law
  10. ^ Nearly weds
  11. ^ Same-sex registered partnerships to be introduced after deputies override presidential veto
  12. ^ "Czech court lifts ban only on individual gay adoptions". Yahoo! News. 29 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Judgment Pl. ÚS 7/15 – The simple fact that a person lives in a registered partnership should not be an obstacle to the adoption of a child". Ústavní Soud (Constitutional Court of the Czech Republic). 28 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Pouhá skutečnost, že osoba žije v registrovaném partnerství, nemůže být překážkou osvojení dítěte" (në çekisht). Ústavní soud, Brno, TZ 69/2016. 2016-06-28. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2019. Marrë më 2016-07-04.
  15. ^ IVF in the Czech Republic – what are the pros and cons?
  16. ^ "Czech Republic just took a big step forward for gay adoption rights". Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2018. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b "REPORT ON MEASURES TO COMBAT DISCRIMINATION Directives 2000/43/EC and 2000/78/EC COUNTRY REPORT 2010 CZECH REPUBLIC Pavla Boučková State of affairs up to 1st January 2011" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 shkurt 2015. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Czech Republic becomes last EU state to adopt anti-discrimination law". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Rainbow Europe: Czech Republic". Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2017. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b Stampa:Cs icon Operační změnu pohlaví podstoupí v ČR ročně 50 až 60 lidí
  21. ^ "The Transgender Military Experience". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2016. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Gay Men's Health Crisis calls for Risk-Based Screening for Blood Donors at FDA Meeting". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2017. Marrë më 12 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ The Czechs on Gay Rights – the June 2014 CVVM Survey Arkivuar 30 tetor 2014 tek Wayback Machine Visegrad Review
  24. ^ The Gay Happiness Index. The very first worldwide country ranking, based on the input of 115,000 gay men Planet Romeo
  25. ^ Prague's most comprehensive gay guide
  26. ^ The Gay Side of Prague
  27. ^ Prague’s Vital Gay Scene