Të drejtat e personave interseks në Argjentinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri simbolik për personat interseks

Personat interseks në Argjentinë nuk gëzojnë ligjërisht të drejta si garantimi i integritetit fizik si dhe asnjë mbrojtje nga diskriminimi me bazë të karakteristikave seksuale. Ekzistojnë raste edhe të fëmijëve të cilëve iu hiqet e drejta e regjistrimit në certifikatat e lindjes pa realizuar ndërhyrjen kirurgjikale me lejen prindërore. Organizata National Instiutte Against Discrimination, Xenophobia and Racism si dhe shumë organizata të shoqërisë civile sikurse Justicia Intersex kanë apeluar për ndalimin me ultimatumë të ndërhyrjeve kirurgjikale të panevojshme “normalizuerse” të seksit.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diskutimi i parë publik për çështje interseksArgjentinë u zhvillua në 1995 dhe në 2005 u mboldhën për herë të parë aktivistë rajonalë, trans dhe interseks. Aktivisti për të drejtat trans dhe interseks, Mauro Cabral është nënshkrues i dokumentit zyrtar Yogyakarta Principles në 2006. Një koleksion esesh me titull Interdicciones u publikua në 2009.[1]

Raporti i parë i OKB që dënon ndërhyrjet kirurgjikale të panevojshme mbi personat interseks u publikua prej argjentinasit Juan E. Méndez, raportuesi mbi torturën nga OKB, në 2013.

Integriteti fizik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2013 raportuesi special nga OKB për torturën e dënoi ndërhyrjen kirurgjikale të panevojshme mbi fëmijët interseks me qëllim “normalizimin” e seksit të tyre, pasi këta të fundit karakterizohen me karakteristika seksuale “atipike”. Kjo mund të sjelli infertilitet si dhe pasoja në shëndetin mendor. Raporti theksonte vulnerabilitetin e grupeve të stigmatizuar për të aksesuar shërbimet mjekësore. Raporti thekson apelin për shfuqizimin e këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale, duke përfshirë kirurgjitë e imponuara gjenitale dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera me pasoja në shëndetin e fëmijëve interseks. Thirrje të ngjashme janë bërë nga Inter-American Commision on Human Rights.'

Në 2015 në një letër të publikuar prej National Institute Against Discrimination, Xenophobia and Racism (INADI) bën apel për njohjen e të drejtave të personave interseks në lidhje me integritetin fizik në vendimet mjekësore. INADI bëri apel për shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe aksesin në shëndetësi prë të gjithë personat interseks pavarësisht trajtimit mjekësor të mëparshëm.

Në 2017 një publikim i përbashkët në Komitetin kundër Torturës në OKB nga organizatat Justicia Intersex dhe Zwischengeschlecht identifikuan një mungesë të mbrojtjes ligjore të të drejtave si integritetit fizik dhe mendor dhe mungesa e masave për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e kirurgjive normalizuese të seksit. Raporti dëftonte se dispozitat ligjore mbi të drejtat e pacientëve dhe personave interseks nuk respektoheshin në rastin e personave interseks dhe institucione të përfshira i mbështesnin ndërhyrjet kirurgjikale ose ishin indiferent karshi kësaj çështjeje. Raporti citon një studim të 2010 nga Bailez ku sugjerohet se ndërhyrjet kirurgjikale të hershme, edhe kur zhvillohen në raste kur rreziku nga kanceri është i ulët, bëhet për të mirën psikologjike të prindërve. Në një raport të vitit 2016 të lëshuar prej Argentinian Civil Association for Pediatric Surgery thuhej se këto ndërhyrje sjellin pasoja në shëndetin e personave interseks që i nënshtrohen kirurgjisë, si: mungesë në dëshirën seksuale, ankth dhe depresion.

Mbrojtja nga diskirminimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2015 instituti National Institute Against Discrimination, Xenophobia and Racism publikoi një raport mbi personat interseks. Në rekomandimin e parashtruar bëhet apel për të ndërmarrë masa kundër diskriminimit dhe bullizmit mbi bazën e karakteristikave seksuale dhe implementimin e një programi edukues gjithëpërfshirës në shkolla dhe institucione të tjera arsimore.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Cabral, Mauro, red. (shkurt 2009). Interdicciones: Escrituras de la intersexualidad en castellano. Córdoba, Argentina: Mulabi. ISBN 978-987-05-5898-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)