Jump to content

TRAFIK! Pushtimi i Tiranës nga automjetet (dhe si të çlirohemi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
TRAFIK! Pushtimi i Tiranës nga automjetet (dhe si të çlirohemi)
AutorDorina Pojani
Titulli origjinalTRAFIK! Pushtimi i Tiranës nga automjetet (dhe si të çlirohemi)
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaTransporti urban në Tiranë
BotoiUniversiteti Epoka
Faqe179
ISBNISBN 978-9928-4044-9-7

TRAFIK! Pushtimi i Tiranës nga automjetet (dhe si të çlirohemi) është një libër mbi planifikimin dhe transportin urban në Tiranë nga Dorina Pojani.

Permbajtja sipas kopertinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mijëvjeçarin e ri, Tirana ka arritur standardet ndërkombëtare për probleme të shkaktuara nga automjetet. Tashmë situata si, kushte të pakëndshme për këmbësorët, ndotje e lartë e mjedisit, pasiguri për çiklistët, transport publik i papërshtatshëm, dhe bllokime trafiku pa pushim, hasen rëndom. Dëmet e shkaktuara nga motorizimi kanë gllabëruar investime të pamata publike dhe private.

Ndonëse këto probleme janë të krijuara artificialisht nga njeriu, tani që kanë hedhur rrënjë ato shihen si pjesë e pandryshueshme e mjedisit. Ndërkohë, në pjesën tjetër të Evropës dhe në vende të tjera të botës, qytetet po përpiqen të përmirësojnë transportin publik, të përkrahin mjetet e pamotorizuara, të krijojnë zona këmbësore, dhe në përgjithësi të luftojnë mbizotërimin e automjeteve.

Tirana ka potencial të lartë për të tejkaluar “masakrën urbane” të shkaktuar nga automjetet. Qyteti është aq i dendur e kompakt sa shumica e destinacioneve mund të arrihen në një kohë të shkurtër udhëtimi me mjete si autobusi e biçikleta. Për më tepër, qyteti ende ruan një kulturë të theksuar këmbësore. Për pasojë, transformime të mëdha në sistemin e transportit mund të vihen në jetë pa kosto të larta. Kjo është premisa e këtij libri.

Rreth autores (sipas kopertinës)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dr. Dorina Pojani është pedagoge e urbanistikës pranë Universitetit Epoka në Tiranë. Ajo ka kryer studime pasuniversitare në SHBA, Shqipëri, dhe Belgjikë dhe ka përvojë pune disavjeçare në urbanistikë dhe planifikim transporti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Artikujt e saj mbi urbanistikën janë botuar në Angli, Itali, SHBA, dhe Shqipëri, Austri. Veç kësaj monografie, është bashkë-editore e librit Urbanistika në ekonominë e tregut, botuar në vitin 2004 në Tiranë.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]