Tabula Peutingeriane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tabula Peuntingeriane)
Shko te: navigacion, kërko


Tabula Peutingeriana ose Harta Peutingeriane, është një kartë hartografike, që pasqyron rrjetin romak te rrugëvekohën e vonë romake nga ishujt britanikë përmes Mesdheut për në lindje drejt Indisë me lumin Gang, e deri ne ishujt Sri Lanka (Insula Taprobane) në Oqeanin Indian dhe në Kina. Ajo është quajtur me emrin e Konrad Peutinger (14651547) dhe nga UNESCO- konsiderohet si trashëgimi botërore.

"Kjo hartë për herë të parë është gjetur nga humanisti vjenez Conrad Celtes në manastirin benediktin Tergernse, në jug-perëndim të Salzburgut në Worms-Bavari. Në bazë të vrojtimit paleografik dhe piktural konsiderohet se kjo hartë është punuar sipas një harte të gjysmsë së dytë të shekullit XI ose shekullit të XII. Mirëpo sot gjithnjë e më tepër po mbizotëron teza se origjinalin e kësaj harte, e ka punuar, rreth vitit 340 të ersë sonë, një hartograf i panjohur romak, me gjasë Castoriusi. Hartën e gjetur, Conrad Celtes ia dhuroi shkencëtarit gjerman Conrad Peuntiger, i cili kishte për qëllim ta botonte, mirëpo vdekja e pengoi realizimin e këtij qëllimi. Të parët që e botuan këtë hartë ishin F.d.Sdcheyb në vitin 1753, F.Desjardins në vitet 1869-1874 dhe C. Miller në vitin 1888. Në këtë hartë përmenden edhe një varg vendesh iliro-shqiptare si p.sh. në rrugën Lissus - Naisso përmenden këto qytete: Lissus, Ad Picaria, Creueni, Gabuleo, Theranda, Viciano, Vindenis, Ad Fines, Hammeo, Ad Herculem, Naisso. Sipas këtij itinerari, distanca ndërmjet Vicianës dhe Therandës ishte 37 km kurse distanca ndërmjet Vicianës dhe Vindenisit ishte 29,6 km."[1]

Harta[redakto | redakto tekstin burimor]

Tabula Peutingeriane - Që nga brigjet Britanike dhe Iberiane në perëndim deri tek India në lindje.
Tabula Peutingeriana (section) — top to bottom: Dalmatian coast, Adriatic Sea, southern Italy, Sicily, African Mediterranean coast

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Dr. Gazmend Rizaj: Toponimi "Viciana" në hartografinë evropiane, Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq.53