Jump to content

Taciani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Taciani Asiriani ishte mik dhe nxënës i Justinit, i cili u lind në Siri rreth vitit 120. Për vete thoshte se kishte provuar të kyçet në besime të ndryshme, por në to nuk e kishte gjetur kuptimin e jetës. Rastësisht i bie në dorë Shkrimi shenjt, dhe duke e lexuar e kupton se aty është e vërteta dhe jeta. Pas një kohe dhe një përgatitjeje të mirë shpirtërore shtekton në Romë dhe aty pranon krishterimin nga Justini. Taciani kthehet në vendlindje rreth vitit 172. Fatëkeqësisht mashtrohet dhe largohet nga Kisha, duke u futur në një sekt e cila quhej enkratizmi. Rreptësia e këtij sekti shkonte aq larg sa që e ndalonte martesën, përdorimin e disa ushqimeve, përdorimin e çdo llojit të mishit.

Prej shumë veprave të tija, janë ruajtur vetëm dy:

  • a) Oratio ad Graecos (Pros Hellenas) dhe
  • b) Diatessaron.

Vepra e parë është apologji, e shkruar pas vdekjes së Justinit dhe para largimit të tij nga Kisha Katolike. Ai këtu e arsyeton kalimin në fenë e krishterë. Pjesa tjetër ka të bëjë me sulmin që i bën kulturës greke dhe filozofisë së saj, të cilat sipas mendimit të tij, janë burim i jetës së shfrenuar dhe të pamoralshme. Në anën tjetër Taciani thotë se shkelqen lartësia e krishterimit, të fesë dhe moralit të tij, që janë më të vjeëtër se paganizmi, religjioni dhe filozofia e tij, sepse Moisiu ka jetuar para Homerit dhe ligjëdhënsëve grekë. Në këtë libër bëhët fjalë për një polemikë mjaft të ashpër. Diatessaron është harmonia ungjillore e përbërë prej katër Ungjijve. Deri në shekullin e pestë libri ishte zyrtar. Por më vonë Teodoreti ishte aq i ashpër ndaj këtij libri, sa që jep urdhër të digjet dhe të hiqet prej përdorimit. Taciani qëndron në mendimin se Logos (Fjala) ishte në Zotin “in potentia” nga fillimi; pra, në qoftë se në Zotin është “dynamis Logou” (fuqia e fjalës) nga fillimi, atëherë ekzistenca e tij nuk ka pasur fillim (Oratio 5). Lindjen e Logosit Taciani e krahason me pishën nga e cila ndezet drita. Ndërsa antropologjia e tij u jep shkas njerzëve që Tacianin ta quajnë gnostik, por kjo nuk është e drejtë. Tek Taciani më e vlefshmja është kjo: Zoti krijoi botën, ndërsa Logosi, i cili është që nga fillimi një me Zotin, organizon botën. Ky nuk thotë sikurse gnostiket se demiurgu krijoi botën, demiurgu nuk është zot. Prandaj Taciani s`ka të bëjë asgjë me gnostiket. Shpirti i njeriut (psyhé), sipas Tacianit, nuk është i pa vdekshëm, por mund të vdesë. Ai vdes dhe zhduket bashkë me trupin, por më vonë ngjallet në jetën e pasosur (jeta në pavdekësi). Ai njeri që nuk e ka njohur të vërtetën, kjo do të thotë se nuk e ka pasur shpirtin më të lartë, i cili është në përgjasimin e Zotit, ajo vdekje do të jetë denim i përjetshëm. Në qoftë se e ka shpirtin më të lartë (pneuma) ai nuk vdes. Megjithëse shpirti nga pak asgjesohet, ai do të ngjallet për jetën e pasosur (Oratio, 15). Për këtë arsye shpirti i Zotit nuk është në të gjithë njerëzit, por ka zbritur në disa të cilët jetojnë drejtë dhe mirë dhe është bashkuar me shpirtin e tyre, kështu nëpërmes profetëve lajmërojnë gjëra të fshefta të tjerëve (Oratio, 13). Shpirti i cili është i bashkuar me shpirtin e Zotit ka krahë dhe mund të fluturojë... Më vonë Taciani thotë se shpirti, i cili zhytet në mëkate, ai shpirt i humb krahet dhe nuk mund të fluturojë kah Zoti, por mbetet i dënuar. Për Tacianin parajsa ishte diku mbi ne, dhe ishte më e mirë se toka në të cilën gjendemi ne. Taciani vërrtet ishte kunder helenizmit, por nuk ishte i mprehtë dhe i qartë si mësuesi i tij Justini. Taciani sillet prej gabimit në gabim dhe prapë mbetet në mësimet e para, pra të gabuara. Rreth mësimeve që i bën ai, mbetet shumëçka e dyshimtë dhe e pakuptueshme.

[1][lidhje e vdekur]