Tajfuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Tajfuni është një lloj i ciklonit tropikal, i cili është tipik për pjesën veriperëndimore të Oqeanit Paqësor. Zona e veprimit të Tajfunit , të cilit i takon një e treta e numrit të përgjithshëm të cikloneve tropikale në Tokë, shtrihet në mes të brigjeve të Azisë Lindore në perëndim, në jug deri te ekuatori dhe në kufiri ndërkombëtare i datës në lindje. Tajfunet zakonisht ndodhin gjatë stinës sësverës dhe vjeshtës. Erërat brenda një Tajfuni mund të arrijnë shpejtësi deri në 300 km / h. Tajfunet mbajnë sasi të mëdha të reshurave dhe mund të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme. Tajfunet, uraganet, dhe tornadot janë fatkeqësi natyrore që njerëzit i përjetojnë shpesh. Këto fatkeqësi dhe pasojat e tyre marrin me vete me mijëra jetë gjatë vitit. Këto janë erëra shumë të forta, që mund tu shkaktojnë dëme të mëdha qyteteve, duke mbytur dhe lënduar banorët, shkuljen e mijëra drunjve, vërvitjen e shtëpizave, shtyllave telefonike biles edhe ndërtesave, kilometra më tutje.

Tajfunet e mëdha në veçanti mund të shkaktojnë ngritjen e papritur të valëve gjigante nga fundi i detit. Në këtë fenomen, stuhi të fuqishme shpërndajnë valë që kanë shpejtësi prej qindra km/h nëpër oqean në drejtim të brigjeve. Në këto raste, uji ngritët mbi tokën dhe shirat e rreptë shkaktojnë vërshime në regjionin e deltave.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

 Commons: Pacific typhoons – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]