Kërceni tek përmbajtja

Taksonomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Taksonomia është praktika dhe shkenca e klasifikimit. Përdoret edhe si emër i numrueshëm: një taksonomi, ose një skemë taksonomike është një klasifikim i veçantë. Fjala i ka rrënjët e veta në gjuhën greke τάξις, taxis (që do të thotë "rend", renditje/rendim) dhe νόμος, nomos ('ligjë' ose 'shkencë'). Në origjinë, taxonomia i referohej vetëm klasifikimit të organizmave ose kategorizimit të posaçëm të organizmave. Në një kuptim më të gjerë dhe të përgjithshëm, mund t'i referohet një klasifikimi të gjërave dhe koncepteve, po ashtu edhe parimeve që nënvizojnë një klasifikim të tillë. Taksonomia dallon nga meronomia që merret me kategorizimin e pjesëve të së tërës .

Shumë taksonomí kanë një strukturë hierarkike, por kjo nuk përbën një domosdoshmëri. Taksonomia përdor njësi taksonomike, të njohura si taksa (njëjësi takson).

Çdo specie i takon një gjinie, çdo gjini i takon një familjeje, dhe kështu me radhë, rendi, klasa filumi, dhe mbretëria. Lidhjet brenda hierarkisë pasqyrojnë marrëdhëniet evolucioniste, të cilat janë konkluduar në mënyrë tipike nga ngjashmëritë morfologjike dhe fiziologjike midis të specieve. Kështu për shembull, specie që i përkasin të njëjtës gjini janë të lidhura më ngushtë dhe ngjajnë më shumë, se sa speciet që janë në gjini të ndryshme brenda së njëjtës familje. Karl Lineu, një botanist suedez i shekullit të 18-të, shpiku sistemin e nomenklaturës binomiale të përdorur për emërtimin e specieve. Në këtë sistem, çdo specie i është dhënë një emër latin me dy pjesë, i formuar nga bashkangjitja e një epiteti të veçantë, emrit të gjinisë. Me marrëveshje, emri i gjinisë fillon me gërmë të madhe, dhe të dyja, emri i gjinisë dhe epiteti specifik shkruhen me gërma italike (të pjerrëta), për shembull Canis familiaris ose thjesht C. familiaris. Taksonomia Moderne nuk është strikte. Aspekte të caktuara të klasifikimit janë duke u ripërcaktuar. Tabela e mëposhtme tregon një klasifikim tradicional të pesë specieve të jetës nga afërsisht pesë milionë specie që mendohet të ketë në botë.

Emri i zakonshëm Mbretëria Ndarja Klasa Rendi Familja Gjinia Specia
Qeni shtëpijak Animalia (Kafshët) Chordata Mammalia (Gjitarët) Carnivora Canidae Canis C. Familiaris
Fiku i zakonshëm Plantae (Bimët) Magnoliophyta Magnoliopsida Urticales Moraceae Ficus F. carica
Myku i Bukës Fungi (Kërpudhorët) Zygomycota Zygomycetes Mucoralis Mucoraceae Rhizopus R. stolonifer
Bakteria e Tuberkulozit Prokaryotae (Bakteriet) Firmicutes Actinobacteria Actinomycetales Mycobacteriaceae Mycobacterium M. tuberculosis
Alga e Pellgut Protista (Algat) Chlorophyta Euconjugatae Zygnematalis Zygnemataceae Spirogyra S. crassa

Lista e bimëve