Targat e automjeteve të Bullgarisë
Targat e automjeteve në Bullgari fillojn me shkurtesen e provincës në të cilën është lëshuar në qarkullim automjeti. Që nga viti 1992 përdoren shkronjat cirilike dhe latine. Në ndërkohë janë futur edhe disa shkurtesa të reja të provincave. Targat e reja me shenjen Evropiane kanë në anën e majtë një fushë të kaltërt në të cilën është shënuar shkurtesa e Bullgarisë "BG" si dhe flamuri dhe në pjesen tjetër në fushë të bardhë me shkronja të zeza është kodi sipas skemes K-#### XX
. Ku me "K" është variabla për shkurtesen e provincës, #=shifra dhe me X = shkronja.
Shkurtesat e provincave janë:
- A Burgas (Jashtë përdorimit Б)
- B Warna
- BH Widin (Jashtë përdorimit ВД)
- BP Wraza
- BT Weliko Tarnowo
- C, CA, CB Sofia (Jashtë përdorimit A ose Axx)
- CC Silistra
- CH Sliwen
- CM Smoljan
- CO Sofia (Regjioni)
- CT Stara Zagora (Jashtë përdorimit СЗ)
- E Blagoewgrad (Jashtë përdorimit БГ)
- EB Gabrowo (Jashtë përdorimit Г)
- EH Plewen (Jashtë përdorimit ПЛ)
- H Schumen (Jashtë përdorimit Ш)
- K Kardzali (Jashtë përdorimit Кж)
- KH Kjustendil (Jashtë përdorimit KЛ)
- M Montana
- OB Lowetsch (Jashtë përdorimit Л)
- P Ruse
- PA Pazardschik (Jashtë përdorimit ПЗ)
- PB Plowdiw (Jashtë përdorimit П)
- PK Pernik (Jashtë përdorimit ПК)
- PP Razgrad (Jashtë përdorimit PЗ)
- T Targovischte
- TX Dobritsch (Jashtë përdorimit Tolbuhin)
- X Haskowo (Jashtë përdorimit XC)
- Y Jambol (Jashtë përdorimit Я)
Targat e automjeteve të funksionarve diplomatikë janë të shkruara me të bardhë në një fushë të kuqe si p.sh.:ДT - ####.
Në sistemin e më parshëm janë prdorur targat e verdha me skemën K - #### X
dhe shkronjat kanë qenë të alfabetit cirilik si për provicën po ashtu edhe për shkronjën pasues. Deri më 2005 në teritorin e Bullgaris ka edhe targa nga sistemi i vjetër por në një numër shumë të vogël.
Targat e vjetra para 30 viteve, për automjetet private ishin të zeza me shkrim të bardhë. Skema e përdorur në këto tara ishte K'X'####
. Ku shkurtesa e provincs dhe shkronjës ndahen me një ' - "apostrofë"