Jump to content

Televizioni në Mbretërinë e Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndërtesa e Channel 4

Televizioni në Mbretërinë e Bashkuar filloi transmetimin në 1932, mirëpo transmetimet e rregullta do të fillonin vetëm katër vjet më vonë. Pas demonstrimit të parë të transmetimit të figurës lëvizëse në 1926, filloi televizioni si shërbim publik pa reklama. Që tani, Mbretëria e Bashkuar ka një gamë të gjerë të shërbimeve me transmetim falas, me shikim falas, dhe me abonim përmes mediumeve të ndryshme të shërndarjes, përmes të cilëve ka afro 480 kanale[nb 1] që mund të shikohen krahas përmbajtjes on-demand. Shumica e materialit i përket gjashtë pronarëve kryesorë televizivë.

Në Mbretërinë e Bashkuar krijohen 27 mijë orë[nb 2] produksioni vendas çdo vit, me një kosto prej 2.6 milionë funtash. Që prej 24 tetor 2012, të gjitha transmetimet në Mbretëri të Bashkuar kaluan nga transmetimi analog në atë digjital. Përmbajtja digjitale përcjellet përmes sinjalit tokësor, satelitor, dhe kabllor, si edhe përmes internetit. Prej 2003, 53,2% e shtëpive shikojnë televizionin përmes sinjalit tokësor, 31,3% përmes satelitit, dhe 15.6% përmes kabllorit.[1]

Transmetuesi publik i Mbretërisë së Bashkuar është BBC-ja, e themeluar në vitin 1922, njëherit transmetuesi më i madh dhe më i vjetër në botë. Shoqata Mbretërore e Televizionit (Royal Television Society, RTS) është organizatë bamirëse dhe edukative që e diskuton dhe analizon televizionin në çdo formë të vet përgjatë të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.[2]

BBC është rrjeti televiziv i themeluar publikisht i Britanisë së Madhe , si dhe është rrjeti më i madh dhe më i vjetër në Botë. Ai operon disa kanale televizive dhe radio stacione në Britani dhe në Botë. Shërbimi internacional i lajmeve i BBCsë, BBC World, transmetohet rreth botës.

Shërbimet vandase të BBCsë janë themeluar nga licensa televizive, një kërkesë ligjore për secilën shtëpi britanike me një marrës telveiziv që është në përdorim për marrjen e transmetimeve, pa marrë parasysh nëse shtëpiakët ndjekin BBCnë apo jo. Shtëpitë që janë vendbanim i personave mbi 70 vjeç nuk mirren parasysh[3] dhe kjo kërkesë nuk i anashkalon as dëgjuesit e radios. Shërbimi BBC World Radio u themelua nga Zyra e Jashtme Komonwealth dhe stacionet televizive operohen nga BBC Worldwide nën bazat komerciale të lidhjeve satelitore dhe kabllovike. Kjo dorë komerciale e BBC-së që formon gjysmën e UKTV së bashku me Virgin Media.

Britani të Madhe ka katër kanale kryesore televizive nacionale: BBC One, BBC Two, ITV1, Channel 4 dhe Five - momentalisht të transmetuara nga sinjale analog tokësor. Tre kanalet e fundme janë krujuar nga Marketingu komercial.

Televizioni kabllor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Britania e Madhe tani ka një numër të madh të kanaleve tokësore digjitale duke përfshirë gjashtë të tjera nga BBC, pesë nga ITV dhe tri nga Channel 4, dhe një nga S4/C, i cili është pothuajse krejtësisht në Uellsisht.

Shumica e shërbimeve digjitale kabllovike mundësohen nga Virgin Media kurse satelitore nga BSkyB. I tërë shteti do të kthehet në digjital deri më 2012.

  1. ^ Taking the base Sky EPG TV Channels. A breakdown is impossible due to a) the number of platforms, b) duplication of services, c) regional services, d) part time operations, and e) audio. For the Sky platform alone, there are basically 485 TV channels, additionally 57 "timeshifted versions", 36 HDTV versions, 42 regional TV options, 81 audio channels, and 5 promotion channels as of mid-2010
  2. ^ Taking the data from note 1 above, this is a very crude estimate
  1. ^ "Download" (në anglisht). CiteSeerX. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2009.
  2. ^ "Royal Television Society". Royal Television Society (në anglisht). Marrë më 1 maj 2021.
  3. ^ "TV licensing: aged over 74" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2009. Marrë më 3 maj 2008.