Jump to content

Tempulli Kumarakotam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tempulli Kumarakottam)
Dwajasthamba (shtylla e flamurit) e Tempullit Kumarakottam

Tempulli Kumarakottam është një tempull HinduKanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu. I është kushtuar Muruganit, zoti Hindu i luftës dhe djali i zotit Shiva dhe hyjneshës Parvati. Tempulli është gjithashtu i njohur si Tempulli Subramanyam Swamy dhe është ndërtuar nga Dinastia Pallava me shtesa të mëvonshme Chola në Arkitekturën Dravidiane, megjithatë në formën e tij të tanishme tempulli i vjetër u rindërtua në vitin 1915.

Pamje anësore e Tempulli Kumarakottam

Tempulli Kumarakottam është i vendosur në rrugën kryesore Raja.[1] Thuhet se formon një grup me Tempullin Ekambareswarar dhe Tempullin Kamakshi Amman por secili tempull ka identitetin e tij liturgjik.[2] Tempulli i Muruganit është i vendosur midis tempujve të prindërve të tij – Tempulli Ekambareswarar kushtuar Shivës dhe Tempulli Kamakshi Amman kushtuar Kamakshit, një aspekt i Parvatit. Simbolikisht, kjo vendosje përfaqëson ikonografinë e Somaskandas, një aspektt i Shivës ku ai paraqitet me Muruganin dhe Parvatin. Murugani fëmijë është paraqitur i ulur midis prindërve të tij. Kjo paraqitje çon në kultin e Somaskandas.[3] Të gjithë tempujt në Kanchipuram thuhet se i përkasin një familjeje të zgjeruar.[2] Tempulli më i afërt hindu i Tempullit Kumarakottam është Tempulli Arulmigu Thirumagaraleeswar në Magaral.

Kullat e Tempullit Kumarakottam

Tempulli, në formën e tanishme të rindërtuar, ka kullë tempullore (shikara) mbi shenjtëroren kryesore (garbhagriha), që është ndërtuar në granite dhe është në formën e një kubeje të quajtur chakravimanam (kubeja rrethore) që është një strukturë e periudhës Chola. Konsujt dhe kolonat me mbishkrime dekorojnë muret e tempullit.[4] Tempulli ka dy prakaramë (korridore rrethore për ecjen rituale rreth shenjtërores) dhe shumë nga parivara devatat (hyjni familjare) janë vendosur në faltorëzet dytësore përreth tij.[5] Imazhi qendror i Muruganit është i paraqitur në mënyrë unike si Brahma-Shasta, duke mbajtur një kamandalu (enë uji) dhe rruazat e Rudrakshas.[3] Lingami i adhuruar nga Murugani është hyjnizuar në një faltore të veçantë brenda kompleksit të tempullit dhe është quajtur Devasenapatisar ose Senapatisvara.[6]

Domethënia fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mandapa (Salloni) në Kompleksin Tempullor Kumarakottam ku u krijua eposi i Kandapuranamit

Legjenda e tempullit në Kandapuranam – versioni tamil i Skanda Puranas që është kryesisht e kushtuar për Muruganin (i njohur edhe si Skanda ose Kanda) – tregon se Murugani kishte burgosur këtu zotin-krijues, Brahma për injorancën e tij mbi Om-in, mantran një rrokshe sanskrite që është e shenjtë në Hinduizëm dhe që në këtë vend mer rolin e vetë krijuesit. Megjithatë, babai i Muruganit, Shiva e kishte urdhëruar atë ta lironte Brahmën. Kur Murugani e kuptoi gabimin e tij duke mos ju bindur udhëzimit të babait të tij, ai kreu një pendesë përpara në Lingami (simboli i Shivës), që për rrjedhojë u adhurua me emrin Devasenapatisar, që fjalë për fjalë do të thotë zoti që u adhurua nga Devasenapati (një epitet i Muruganit si kryekomandanti i zotave).[3] Në një tjetër version thuhet se Brahma i penduar u liruan nga Shiva pasi ai adhuroi Muruganin pasi mësoi nga ai përuljen.[1] Tempulli është një nga 21 tempujt madhor në Kanchipuram dhe është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi.[7] Shenjti Arunagirinathar ka kënduar hymne adhuruese për ikonën tempullore të Muruganit.[5]

Kachiyapperi, një studiues i tamilishtes dhe sanskritishtes, ishte prift në Tempullin Kumarakottam. Ai hartoi tekstin Kandapuranami. Salla, Kandapurana Arangetra Mandapa (një pavjon i jashtëm) ku Kachiyapperi hartoi tekstin ekziston akoma në kompleksin tempullor. Tufa pallonjsh paraprijnë akoma dhe sot.[3] Kachiyapperi e shkroi eposin në gjashtë këngë duke përfshirë 10,346 stanca. Besohet se rreshti i parë i stancas së parë u shkruan nga hyjnia mbrojtëse e Kachiyapperit, vetë Murugani. Hyjnia besohet gjithashtu se ka korrigjuar 100 stancat e shkruara nga prifti gjatë ditës.[8] Poeti e mori kompozimin te zoti dhe e kopjoi.[9] Edhe tani priftërinjtë në tempull janë pasardhës të Kachiyapperit.[5]

Një festë popullore e mbajtur këtu është Skanda Shashti (në nëntor), ditën e gjashtë të gjysmës së ndritshme të muajit hënor të emërtuar sipas Muruganit, të njohur edhe si Skanda (Kanda në gjuhën tamile).[3] Celebrimet mbahen në tempull gjatë muajit të Kartigait (nëntor–dhjetor) midis gjysmës së errët dhe gjysmës së ndritshme të Hënës, kur në tempull ndizen një numër shumë i madh fenerësh.[2] Adhurimi në tempull është i programuar gjashtë herë në ditë. Në çdo muaj hënor në ditët e shfaqjes së yllit të Krittikas (sipas Kalendarit Hindu) në tempull mbahen festa, ku një mori adhuruesish i luten perëndisë.[5] çdo tempull në Kanchipuram celebron festën Brahma, si Brahmotsavam, kur në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes mbahen procesionet e zotave.[10]

  1. ^ a b Rao, A. V. Shankaranarayana & Temples of Tamilnadu 2001, f. 56.
  2. ^ a b c Michell & Temple Towns Of Tamil Nadu 1993, f. 30.
  3. ^ a b c d e Rao, P. V. L. Narasimha & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples, f. 109-10.
  4. ^ Rao, A. V. Shankaranarayana & Temples of Tamilnadu 2001, f. 55.
  5. ^ a b c d "Temples in Kanchi Near Srimatam". Kamakti organization. Marrë më 22 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Rao, P. V. L. Narasimha & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples, f. 159.
  7. ^ Knapp & Spiritual India Handbook 2009, f. 305.
  8. ^ Pillai & A Primer of Tamil Literature 1904, f. 107.
  9. ^ Spuler & Handbook of Oriental Studies 1975, f. 222.
  10. ^ Michell & Temple Towns Of Tamil Nadu 1993, f. 36.