Tempulli Thiruthalishvarar
Tempulli Thiruthaleeshwarar është një tempull hindu i vendosur 1.5 kilometra në jug-lindje të Aranvoyalit në distriktin e Thiruvallurit në shtetin indian Tamil Nadu. Me këtë fshat të vogël lidhen shumë legjenda por asnjëra nuk shpjegon praninë e imazhit të Vishnut në fushat e hapura. Një imazh i bashkëshortes së Vishnut ishte gjithashtu i pranishëm në afërsi. Ky tempull u ndërtua nga sunduesi Pallava, Nandhivarmani II rreth 1200 vjet më parë. Ai ka reputacionin e shpërbërjes së nag doshave të besimtarëve që kërkojnë bekimet e hyjnisë. Tempulli tani është vetëm një grumbull rrënojash me shenjtëoren (‘sannadhi' në gjuhën tamile) e hyjnive hindu në një gjendje të rrënuar. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme dhe vështirësive të administrimit. Hyjnitë e pranishme përfshijnë Thiruthaleeshwararin (mishërim i Shivës), hyjneshën Marakathaambika, Shri Dakshinamurthyn (Guru Bhagwani), Prahara Ganeshin, Muruganin, Surya Bhagwanin, Shri Kailashanatharin, Shri Chandrasekarin, Shri Kasi Viswanatharin, Shri Bhairavarin, Somasakandharin, Maanikavaasagarin dhe të filozofin Pathanjali.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli është i drejtuar nga jugu dhe është ndërtuar fillimisht pa gopuram kryesor. Procesi i ndërtimit të një raxhagopurami (gopurami kryesor i hyrjes) 9,1 metra u përfundua në vitin 2012. Pas kalimit të oborrit është shenjtërorja e idhullit të Thiruthaleeshwararit e drejtuar nga lindja. Hyjnesha Marakathaambika është e drejtuar nga jugu. Në shenjtëroren e Thiruthaleeshwararit, vimana (kulla mbi shenjtërore që simbolizon një makinë fluturuese të perëndive hindu) është portretizuar si makina fluturuese 'Gaja Bristha'. Përgjithësisht, imazhi i hyjnisë që është e pranishme në shenjtërore është zakonisht i vendosur në makinën fluturuese, por, në këtë rast, makina fluturuese (vimana) mbi shenjtëroren e avatarit të Shivës ka imazhin e Muruganit (djali i Shivës) të ulur në fron, gjë që konsiderohet si e rrallë.
Rendësia historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky tempull ka shenja në muret e tij, shenjtëroren e brendshme, statujën e Nandit dhe vimanan që mund të hedhin më tepër dritë mbi kulturën e lashtë tamile. Ato gjithashtu mund të tregojnë detaje të hollësishme rreth historisë së këtij tempulli. Në muret e tempullit shihen edhe mjaft mbishkrime. Tempulli është i shpërndar në një sipërfaqe prej 14 akresh, nga të cilat 7 akre (afërsisht) janë të zëna nga depozita e shenjtë tempullore. Sipërfaqja ndërtimore e tempullit është rreth 1524 m2.
Ndërtimi i raxha-gopuramit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pati një propozim për të ndërtuar një raxhagopuram mbi 9.1 metra të lartë. Për këtë u nevojitën rreth 2.5 milion rupi indiane. Besimtarëve të përkushtuar të Shivës iu kërkua të jepnin kontribute maksimale për këtë ndërtesë që përfundoi në vitin 2012.
Shkuarja për te tempulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli është i vendosur në autostradën Chennai - Thiruvallur. Njerëzit duhet të marrin një rrugë të ngushtë përkundrejt Kingfisher Distilleries. Pas përshkimit të rreth 1.5 km rruge të gjatë, rruga ndahet në dy drejtime. Merret rruga në krahun e majtë dhe pas 150 metrave, merret përsëri rruga majtas. Tashmë mund të shihet hyrja e tempullit. Linjat e autobusit qëndrojnë në Aranvoyal dhe është e mundshe marrja me qera e makinave. Besimtarët mund edhe të ecin, duke shijuar pamjen mbresëlënëse përgjatë rrugës, ose të marrin një karro taksi të tërhequr nga një njeri për në tempull. Rekomandohet që njerëzit që dëshirojnë të vizitojnë tempullin të kontaktojnë Parambarai Arankavalarin përpara se të vazhdojnë, pasi tempulli është i hapur vetëm rrallë për ritualin dharshana.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli hindu
- Koili
- Lista e tempujve hindu në Tamil Nadu
- Lista e tempujve të Shivës në Tamil Nadu
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli "Naaga Dosham Theerkum Thiruthaleeshwarar" te Kumudham 'Bhakthi' i datës 20 gusht 2009.
- Artikulli "Pudhu Polivukku Thaiyaar Aagum Aranvoyal Thiruthaleeshwarar Aalayam" te Sakthi Vikatan i datës 16 nëntor 2009.