Tempulli Jathothkari Perumal
Tempulli Yathothkari Perumal ose Tiruvekkaa gjendet në Kanchipuram në shtetin e Indisë Jugore Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar Vishnut. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli lavdërohet në Divya Prabandha, kanoni i hershëm tamil i shenjtëve azhwarë midis shekujve të VI dhe të IX dhe për rrjedhojë është një nga 108 Divya desamët kushtuar Vishnut, që adhurohet në formën e Yathothkari Perumalit dhe bashkëshortes së tij Lakshmi në formën e Komalavallit. Tempulli konsiderohet si një nga tre tempujt më të vjetër në Kanchipuram, ndërsa dy të tjerët janë Tempulli Ulagalantha Perumal dhe Tempulli Pandava Thoothar Perumal. Tempulli mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava në fundin e shekullit të VIII, me kontribute të mëvonshme nga Dinastia mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagara. Tempulli ka tre mbishkrime në muret e tij, dy që datojnë nga periudha e Kulothunga Cholas I (1070–1120) dhe një nga ajo e Rajadhiraja Cholas (1018-54). Një mur graniti rrethon tempullin duke përfshirë të gjitha faltoret. Në tempull gjendet një raxhagopuram me tre kate, kulla mbi portikun e tempullit,. Yathothkari Perumali besohet se është shfaqur për Saraswatin dhe Thirumalisai Alvarin. Në tempull kryhen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa vjetore. Tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu të Qeverisë së Tamil Nadu-së.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli konsiderohet një nga tre tempujt më të vjetër në Kanchipuram, ndërsa dy të tjerët janë Temlpulli Ulagalantha Perumal dhe Tempulli Pandava Thoothar Perumal.[1] Ai mendohes se është ndërtuar fillimisht gjatë periudhës Pallava. Tempulli ka një seri mbishkrimesh të lidhura me mbretërit Chola. Një mbishkrim i mbretit Chola, Parantaka I (907–950) që tregon dhurimin e 367 kalanju-ve prej ari tempullit nga një person. Muri jugor i faltores qendrore të tempullit ka mbishkrime nga periudha e Rajendra Cholas I (1012–44) që tregojnë dhurimin e një toke prej një tuni dhe 127 kalanju-ve prej ari tempullit. Mbishkrimet në bazën e murit lindor të faltores qendrore nga periudha e Kulothunga Cholas I (1070–1120) tregojnë dhurimin e fenerëve ndric/ues të tempullit. Mbishkrimet e krahut jugor të tempullit nga periudha e Kulothunga Cholas III (1178–1218) tregojnë një dhuratë të fshatit për të ushqyer 32 brahminë.[2] Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu të Qeverisë së Tamil Nadu-së.
Tempulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faltorja qendrore e tempullit ka imazhin e hyjnisë mbizotëruese, "Sonnavannam Seitha Perumali" i vërejtur në posturën Bhuganja Sayanam. Tempulli ka faltore të vec/uara për shenjtët azhwarë, Ramanë bashkë me Seethan, Hanumanin dhe Garudan. Vimana e faltores qendrore është emërtuar Vedasara Vimana. Besohet se Perumali po qëndronte i shtrirë nga e majta në të djathtë si në tempujt e tjerë, por kur dëgjoi këngën e Thirumalisai Azhwarit, ai e ktheu posturën e tij të shtrirë nga e djathta në të majtë.[3]
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendave Hindu, njëherë kishte një grindje midis Saraswathit, bashkëshortes së Brahmas dhe Lakshmit se kush ishte më superiore. Ato shkuan te Indra, mbreti i hyjnive qiellore. Indra vlerësoi Lakshmin si më superiore dhe kështu e pakënaqur me argumentet e tij, Saraswathi shkoi te bashkëshorti i saj, Brahma. Por edhe ai vlerësoi Lakshmin si më superiore. Saraswathi ishte e mërzitur dhe vendosi të rrijë larg nga Brahma. Brahma bëri një pendesë të thellë vetëmohuese duke ju lutur Vishnut dhe bëri një Aswametha Yagna (Pendesë Aswametha). Saraswathi ishte përsëri e mërzitur se yagna, që zakonisht kryhej me bashkëshortet u bë vetëm nga Brahma. Ajo u përpoq ta prishte pendesën e tij, por Vishnu ndërhyri me gjarpërin e tij Adisesha. Saraswthi, duke parë Vishnun rrugën e saj, e pranoi dështimin e saj dhe u tkurr në formën e lumit Vegavathi. Pasi Vishnu ndërhyri në rrugën e lumit, u quajt Vegavani, pastaj Vegannai dhe gradualisht u shtrëmbërua në emërtimin Vekka. Hyjnia kryesore në këtë mënyrë mori emrin Vegasetu si një nga emrat e tij.[2][4][5] Njëherë i urti Bhargava pati një djal nga Kanakangi, një kërcimtar hyjnor. Djali kishte lindur i vdekur dhe Kanakangi e la djalin e tij nën shkurre dhe shkoi në botën qiellore. Besohet se fëmija ishe një mishërim hyjnor i armëve të Vishnut, Chakra. Me bekimin e Vishnut dhe Lakshmit, fëmija u ngjall dhe filloi të qante. Një c/ift bujqish pa fëmijë që ishin duke kaluar e morën fëmijë dhe quajtën Sivavakkiyar dhe filluan ta rrisnin atë. Kur djali arriti madhorinë, ai ishte skeptik rreth zgjedhjes midis Shaivizmit dhe Vaishnavizmit. Ai u mund në debat nga Pey Azhwari dhe u bë një besimtar i Vaishnavizmit dhe dishepull i Pey Azhwarit. Sivavakkiyari ishte gjithashtu i quajtur Bhakthisarar dhe më vonë Thirumalisai Alvari.[2][4] Thirumalisai kishte një dishepull me emrin Kanikkannan. Ai kishte edhe një zonjë të vjetër që i shërbente atij - Thirumalisai e luti hyjninë kryesore të tempullit dhe me bekimin e Bhujangasayana Perumalit, zonja e vjetër u bë një zonjushë e re e bukur. Mbreti Pallava që sundonte rajonin në atë kohë u tërhoq nga bukuroshja dhe u martua me të. Me kalimin e kohës ndërsa mbreti po plakej, bukuroshja mbetej e re. Ai thirri Kanikannanin dhe e urdhëroi të këndonte lavdinë e tij në mënyrë që ai të kthehej i ri. Kur ai refuzoi, mbreti urdhëroi që Kanikannani të përzihej nga vendi. Kanikannani ia shpjegoi këtë mjeshtrit të tij Thirumalisai, që iu lut Bhujangasayana Perumalit. Kur mbreti e dëgjoi këtë, i urdhëroi që të tre të iknin nga vendi, urdhër të cilit ata iu bindën. Kur të tre ikën nga Kanchipurami, ai u përfshi nga errësira. Duke kuptuar gabimin e tij, mbreti iu lut Bhujangasayana Perumalit të ri-kthehej bashkë me dy besimtarët e tij të përkushtuar. Meqë hyjnia kryesore i plotësoi dëshirat e besimtarëve të tij, ai u quajt Yathothkari Perumal. Yathothka do të thotë kërkesë dhe kari nënkupton personin që e realizon atë.[2][4] Një nga alwarët, shenjtë poetë të shekujve VII-X, Poigai Alvari lindi në këtë tempull.[6]
Festat dhe praktikat fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të traditës vaishnavite si dhe vaikanasa aagaman. Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, që është një nënklasë brahmine. Ritualet e tempullit kryehen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 të pasdites, Irandamkalami në orën 7:00 të mbrëmjes dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. C/do ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Yathothkari Perumalin ashtu dhe për Komalavallin. Gjatë fazës së fundit të adhurimit, luhen nadaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzimet fetare të Vedave (libra të shenjta) dhe adhuruesit gjunjëzohen përpara imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen gjithashtu ritule javore, dy-javore dhe mujore.[3]
Rëndësia fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli përmendet te Perumpaanatrupadai i shkruar nga Patanjali. Një përmendje e tempullit gjendet edhe te Silappatikarami, Patanjali Mahabharathami dhe Tolkāppiyami. Tempulli hymnizohet te Nalayira Divya Prabandhami, kanoni vaishnavit i shekujve VII-IX, nga Poigai Azhwari, Peyalvari, Bhoothathazhwari dhe Thirumazhisai Aazhwari. Azhwarët kanë kënduar lavde mbi format e ndryshme të Yathothkari Peruamalit. Tempulli është klasifikuar për rrjedhojë si një Divya Desam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër. Shumë Acharya (mësues të rëndësishëm manastiresh hindu) kanë shkruar gjithashtu këngë mbi format e ndryshme të zotit në këtë tempull.[2]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
- Lista e tempujve në Kanchipuram
- Arkitektura Chola
- Arkitektura Vijayanagara
- Tempulli hindu
- Koili
- Divya Desami
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India; Volume 1, 2007, fq. 4-5
- ^ a b c d e M.S. Ramesh: 108 Vaishnavite Divya Desam, Volume 1; 1993, fq. 66-72
- ^ a b "Sri Son vannam seitha perumal temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 31 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 557-8
- ^ A.V.Shankaranarayana Rao: Temples of Tamil Nadu; 2012, fq. 52
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian shrines: illustrated; 1991, fq. 539
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - M.S., Ramesh (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - R., Dr. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, A.V.Shankaranarayana (2012). Temples of Tamil Nadu. Vasan Publications. fq. 52. ISBN 978-81-8468-112-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)