Jump to content

Tempulli shpellor Thirunadhikara

Coordinates: 8°23′55″N 77°17′52″E / 8.3986°N 77.2977°E / 8.3986; 77.2977
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

8°23′55″N 77°17′52″E / 8.3986°N 77.2977°E / 8.3986; 77.2977

Tempulli Thirunandikkara

Tempulli shpellor Thirunandikkara është një tempull i skalitur në shkëmb në Stilin Pallava që daton nga shekulli i shtatë dhe i tetë. Është pjesë e Tempullit Thirunandikkara, që është pranë Thiruvattarit në distriktin e Kanyakumarit në shtetin Tamil NaduIndisë. Deri në të kaluarën e afërt, rajoni përreth tempullit ishte pjesë e Keralas por tani është nën juridiksionin e shtetit indian Tamil Nadu. Fillimish u ndërtua si një tempull xhainist në shekullin e VII por i kthyer më vonë në një tempull hindu. [1][2]

Shpella Thirunadhikkara

Salla e shpellës është hamendësuar se ka qenë dekoruar me piktura të pasura. Megjithatë, tashmë shihen vetëm gjurmë të mbetura përgjatë viteve. Afresket e zbehura datojnë nga shekujt e IX-X. [1][2] Disa nga muralet më të hershme janë në stilin Kerala. Afresket paraqesin skena nga eposet e Ramayanas dhe Mahabharathas. Afresket ose muralet në këtë shpellë janë konsideruar si antikuaret më të vjetra të muraleve të stilit Kerala.[2][3][4] Në stilin e mëparshëm tradicional të artit mural përdoreshin pigmente natyrore dhe bimore, që i përket teknikës Seko të muraleve, ndryshe nga teknika Buon Fresco. Ky artë u rigjallërua nga një gjeneratë e re artistësh që janë përfshirë në kërkimet dhe mësimin e artit mural në Sree Sankara Sanskrit College në Kalady dhe gjithashtu te një shkollë e artit mural të përkrahur nga Tempulli Guruvayur.[3][4]

  1. ^ a b "Kerala Murals". Kerala Murals. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 3 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "Thirunadhikkara Cave Temple". Rediff.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Mural Paintings". Art Kerala. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2013. Marrë më 3 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Indian Mural Paintings". Kwint Essential. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 17 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)