Teodor Vaso
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Teodor Vaso legjenda shqiptare e futbollit korçar. Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998. Po këtë vit është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, i akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.