Teoria speciale e relativitetit
Relativiteti special (i njohur ndryshe si teoria speciale e relativiteti) është një teori fizike e matjes në këndet inerciale të referimit, e propozuar në vitin 1905 nga Albert Ajnshtajn (pas kontributeve të shumta dhe të pavarura të Hendrik Lorentz, Henri Poincare dhe të tjerëve) në dorëshkrimin "Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje".[1] Ajo përgjithëson parimin e relativitetit Galelian - i cili pohon se e lëvizja e njëtrajtshme është relative dhe se nuk ka asnjë kënd reference absolut në prehje (nuk ka kënde inerciale reference speciale) - duke filluar nga ligjet e mekanikës e deri tek ligjet më të reja të fizikës, duke përfshirë si ligjet e mekanikës dhe ato të elektrodinamikës, sido që janë ato.[2] Relativiteti special përfshin parmin se shpejtësia e dritës është e njëjtë për të gjithë vëzhguesit inercialë pavarësisht nga gjendja e lëvizjes së burimit të dritës.[3]
Kjo teori ka një gamë të gjerë pasojash që janë verifikuar nëpërmjet eksperimenteve,[4] duke përfshirë edhe ato koncepte kundër intuitive si tkurrja e gjatësisë, bymimi i kohës dhe njëkohshmëria relative, në kontradiktë me nocionin klasik se zgjatja e intervaleve kohore midis dy ngjarjeve është e njëjtë për çdo vëzhgues (Në anën tjetër, ajo prezanton intervalin e hapësirë-kohës, që është invariant). Kombinuar me ligje të tjera të fizikës, dy postulatet e relativitetit të përgjithshëm parashikojnë se ekuivalenca e lëndës dhe energjisë, e shprehur në formulën e ekuivalencës së masës me energjinë E = mc2, ku c është shpejtësia e dritës në boshllëk.[5][6] Parashikimet e relativitetit special bien dakord me mekanikën njutoniane në fushën e tyre të zakonshme të zbatueshmërisë, veçanërisht në eksperimente ku të gjitha shpejtësitë janë të vogla krahasuar me shpejtësinë e dritës. Relativiteti special zbulon që c nuk është thjesht shpejtësia e një fenomeni të caktuar-në këtë rast përhapja e rrezatimit elektromagnetik (dritës)-por një tipar thelbësor i mënyrës se si hapësira dhe koha bashkohen në fabrikën e hapësirë-kohës. Një nga pasojat e kësaj teorie është pamundësia që çdo grimcë që ka masë invariante të përshpejtohet në shpejtësinë e dritës.
Teoria konsiderohet speciale sepse aplikon parimin e relativitetit vetëm mbi pikat e referimit inerciale.[7]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Albert Einstein (1905) "Zur Elektrodynamik bewegter Körper Arkivuar 29 dhjetor 2009 tek Wayback Machine", Annalen der Physik 17: 891; English translation On the Electrodynamics of Moving Bodies by George Barker Jeffery and Wilfrid Perrett (1923); Another English translation On the Electrodynamics of Moving Bodies by Megh Nad Saha (1920).
- ^ Wolfgang Rindler (1977). Essential Relativity. Birkhäuser. fq. §1,11 p. 7. ISBN 354007970X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Edwin F. Taylor and John Archibald Wheeler (1992). Spacetime Physics: Introduction to Special Relativity. W. H. Freeman. ISBN 0-7167-2327-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tom Roberts and Siegmar Schleif (2007). "What is the experimental basis of Special Relativity?". Usenet Physics FAQ. Marrë më 2008-09-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albert Einstein (2001). Relativity: The Special and the General Theory (bot. Reprint of 1920 translation by Robert W. Lawson). Routledge. fq. 48. ISBN 0415253845.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Richard Phillips Feynman (1998). Six Not-so-easy Pieces: Einstein's relativity, symmetry, and space-time (bot. Reprint of 1995). Basic Books. fq. 68. ISBN 0201328429.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Albert Einstein, Relativity - The Special and General Theory, chapter 18