Jump to content

Teqeja e fshatit Turan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Teqeja e fshatit Turan.)

Teqeja e “Baba Aliut” ndodhet në fund të fshatit Turan, aty ku shpati i kodrës humbet pjerrësinë dhe kthehet në një pjesë të sheshtë. Teqeja ishte dhe mbetet godina më e madhe dhe mbreslënëse e fshatit.

Teqeja  është themeluar herët, ndoshta në shek. XVI, në kohën e Demir Hanit, e cila u ndërtua plotësisht nga Baba Aliu, nipi i Baba Sinani me origjinë nga fisi Çakaj i Turanit. Teqeja funksionon rreth viteve 1900 nën drejtimin e Baba Ali Turanit, i cili e shtoi teqenë me prona dhe bëri ujësjellsin me tuba qeranike nga Rrëza e Majës, deri në teqe.

Pas vdekjes së Baba Aliut, Babai i Teqesë u dekretua Baba Hameti me origjinë nga Luzati i Tepelenës, i cili lozi një rol të rëndësishmë në përhapjen e bektashizmit dhe ndikoi fuqishëm në gjithë Shqipërinë e Jugut. Veç tij në teqe shërbenin dhe shumë dervishë, pa përmendur punonjësit e tjerë, si për shembull ekonomistë që vinin nga Gjirokastra.

Me iniciativë të Baba Hametit dhe financimin e teqesë, në vitin 1913 u hap shkolla e parë shqipe që fuksionoi në mjediset e saj deri në vitin 1946. Vepra shpirtërore dhe patriotike e Baba Hametit është e ndritur, ndaj dhe është dekretuar si Nder i Kombit.

Në vitin 1914, andartët grekë e plaçkitën dhe e dogjën teqenë bashk me shkollën që ndodhej brenda saj. Shqiptarët e Amerikës, me origjinë nga fshatrat e Tepelenës, por dhe të Gjirokastrës, miq të Baba Hametit dhe Teqesë së Turanit, mblodhën fonde me të cilat teqeja u rindërtua përsëri në vitin 1917-1918.

Në vitin 1928 Baba Hameti nderron jetë, duke lënë pas një trashëgimi të shkëlqyer fetare e patriotike. Misionin  e tij e vazhdon Baba Hysniu me origjinë nga Gjirokastra. Pas vdekjes së Baba Hysniut, teqen e Turanit deri në vitin 1953 e drejton Baba Dulja me origjin nga Turani, e më vonë deri në vitin 1967 aty shërben Baba Bilali me origjinë nga Turani, e më vonë Baba Seidini dhe Baba Bajrami me origjinë nga Dukajt.

Në regjimin komunist në vitin 1967 ky objekt u rrënua si çdo objekt kulti. Për fat të mirë, asnjë nga mjediset e teqes nuk u shkaterrua ,vetëm se baballarët u zhvarrosën.

Sot vepra e këtyre baballarëve janë nën drejtimin e teologut të mençur Dervish Mikel Onjea, nga fshati Fush Bardha e Gjirokastrës, i cili u emërua për ringritjen e teqesë qysh në tetor të vitit 2014.

Trashëgimia historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teqeja e Baba Ali Turanit ishte një derë e hapur dhe një sofër e shtruar, jo vetëm për besimtarët, por dhe për gjithë nevojtarët. Atë e kanë vizituar personalitete të shquar të kohës, si Imzot Fan Noli, Avni Rustemi, motrat e Mbretit Zog, Mihal Gramenua etj.

Vepra shpirtërore e patriotike e kësaj teqeje është mbreslënëse. Ajo shërbeu dhe vazhdon të shërbejë si vend pelegrinazhi për besimtarët që vijnë nga gjithë vendet ku ka besimtar.

Ndikimi artistik e kulturor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me mijëra besimtar e vizitojnë Teqen e Baba Aliut, duke ndjekur ritualet e teologut bektashi Dervish Mikeli, dhe më vonë Dervish Ermali.

  1. Libër nga autori: Prof.Dr.Ethem Ruka., Rikthim në vendlindj, Botimi i parë 2021.
  2. Rrjeti social Facebook: Rrethi i Tepelenës .Teqeja “Baba Aliu”Turan.
  3. Kërkim ne Google: https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/perkujtohet-sot-themelimi-i-teqese-se-turanit-tepelene.