Shko te përmbajtja

Et’hem Ruka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ethem Ruka
Ministër i Arsimit dhe Shkencës 1977 - 2001
Në detyrë
25 korrik, 1997  2001
Paraprirë ngaMyqerem Tafaj
Pasuar ngaBen Blushi
Ministër i Mjedisit
Në detyrë
6 shtator 2001  29 janar, 2009
Paraprirë nga-
Pasuar ngaLufter Xhuveli
Të dhëna vetjake
U lind më8 dhjetor 1947
Turan, Republika e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar

Ethem Ruka (Turan, Tepelenë, 8 dhjetor 1947) biolog dhe kërkues shkencor shqiptar, pedagog, profesor, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës. Ka qënë aktiv në politikë, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë si dhe ka ushtruar funksione të larta në administratën publike si ministër.[1] Është autor dhe bashkëautor i një sërë botimesh shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit si dhe i shumë teksteve mësimore si dhe një sërë artikujsh shkencorë në revista vendase dhe të huaja.

Arsimin e mesëm e ka kryer në Gjirokastër dhe studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në degën Biologji - Kimi, Universiteti Shtetëror i Tiranës. Menjëherë pas mbarimit të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit "Pierre et Marie Cyrie" në Paris, të cilat i finalizoi me "Diplomë Doktor i Ciklit të tretë në fushën e biologjisë". Në vitin 1983 kthehet sërish në Universitetin e Tiranës dhe emërohet përgjegjes i Katedrës së Fiziologjisë dhe Biokimisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Gjatë viteve 1983-1992 ai mbron një doktoratë të dytë në Tiranë. Është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Ka kryer specializime në Francë, Hollandë, Itali dhe Greqi.

  • 1961-1965 ka studiuar në shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër
  • 1967-1971 studioi për biologji-kimi në Fakultetin e Shkencave Natyrore, pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Karriera profesionale dhe akademike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1965-1966, ka punuar mësues në shkollën 7-vjeçare Dukaj, Tepelenë.
  • 1966-1967 ka punuar si instruktor për punën me pionierët në Komitetin e Rinisë në Tepelenë,
  • 1971-1978 ka punuar si pedagog në Katedrën e Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universiteit Shtetëror të Tiranës,
  • 1978-1983 kryen studime pasuniversitare në Paris (Francë) në Laboratorin e Fiziologjisë së Krahasuar pranë Universitetit “Pierre et Marie Curie”,
  • 1983-1992 punon në Fakultetit e Shkencave të Natyrës si lektor dhe përgjegjës i Katedrës së Fiziologjisë Shtazore e Biokimisë pranë Universitetit të Tiranës,
  • 2005-2009 rikthehet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Universiteti i Tiranës),
  • 2013-2017 qëndroi në profesion të lirë,
  • 2017 e deri më sot Rektor i Universitetit Jopublik “Luarasi” në Tiranë.[2]
  • Doktor i Ciklit të Tretë në Universitetin “Pierre et Marie Curie”, Paris (1983);
  • Diplomë të Studimeve të Thelluara (DEA), Paris (1989);
  • Në periudhën 1983-1992 mbroni një doktoratë të dytë në Tiranë, duke fituar titullin Docent, Profesor i Asociuar dhe që prej vitit 1992 mban titullin Profesor në Biologji.

Kërkime shkencore:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Sistematika e odonatave (pilivesave) të Shqipërisë;
  • Vënia në punë për herë të parë e kokulturave të indit dhjamor të miut Winstar dhe ganglioneve simpatike të embrionit të pulës, Paris Francë, (1978);
  • Ontogjeneza e sistemit renin-angiotenzinë te miut Winstar, Paris, Francë, (1980-1983);
  • Kërkim shkencor mbi sistemin reninë-angiotenzinë–aldosteron në subjektet diabetike me hipertension, pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë;
  • Udhëheqës shkencor në kërkime në fushën e mjekësisë së personalizuar dhe farmakogjentikës.

Angazhime profesionalo-administrative:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Drejtues i Grupit të Programeve të Biologjisë për arsimin parauniversitar (1985-1992);
  • Kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Doktoratave në lëmin e Biologjisë, Universiteti i Tiranës (1985-1990);
  • Anëtar i Komisionit të Lartë të Atestimit për dhënien e titujve dhe gradave shkencore (1985-1992);
  • Kryetar i Komisionit të Lartë të Atestimit (1997-2000);
  • Kryetar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s (1997-2000);
  • Anëtar i Bordit të Programit UNDP (Programi për Zhvillimin e Arsimit) (1998-2000);
  • Anëtar i Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.

Ethem Ruka është autor, bashkëautor dhe përshtatës i një numri të lartë të teksteve mësimore. Është një nga kontribuesit kryesorë në edukimin e shkencës dhe kulturës biologjike gjatë dyzet viteve të fundit për arsimin parauniversitar, duke filluar nga teksti "Dituri natyre 3" për klasën e 3-të të arsimit fillor e deri tek "Biologjia 12" për shkollat e mesme. Ka botuar tekste universitarë, monografi shkencore si dhe një numër të madh artikujsh për çështje shkencore, sociale e politike në shtypin shqiptar dhe atë të huaj.

Tekste për arsimin parauniversitar:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rreth 110 botime shkollore për arsimin parauniversitar si autor dhe bashkëautor.
  • Rreth 15 botime të përshtatura për arsimin parauniversitar.
  • Botime në ndihmë të mësuesve të biologjisë,
  • Botime biologjike ndihmëse për nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Tekste universitarë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Udhëzues i punëve laboratorike të fiziologjisë së gjallesave shtazore, (1991),
  • Fiziologjia e gjallesave shtazore, (2001, ribotim 2006),
  • Biologjia shkenca e jetës, (2017)
  • Të fshehtat e trurit (1978),
  • Për shëndetin tuaj (1988),
  • Truri kryevepra e natyrës (1996),
  • Klonimi, dilema midis vdekjes dhe perjetësisë (1999),
  • Fjalori i biologjisë: 2200 terma (1999),
  • The creation of democratic climate and promotion of tolerance: the rol of intellectuals, in Barjaba K. (ed) 2002, Founding election in albania, Edition Sigma, Berli,
  • Skllevër apo zotët të gjeneve tona: revolucion biomjekësor (2003),
  • Aproximating the albanian educational system to european standards. In Monitoring albanian’s path to eropean integration. Volume II Friedrich-Ebert-Stiftung, Office Tirana (2004),
  • Transhumanizmi: përtej njeriut (2021),
  • Rikthim në vendlindje (2021),
  • Takim me vetveten (2023)
  • Kafshët rrëfejnë (2025)

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ethem Ruka për rreth 25 vite ka qenë i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të Partisë Socialiste të Shqipërisë, 17 vite deputet dhe katër herë ministër në vitet 1997-2005.

  • 1992-2005; 2009-2013 deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.[5]

Funksione në administratën publike:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Minister i Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës (1997-2001),
  • Ministri i Mjedisit (2001-2002),
  • Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit (2002-2003),
  • Ministër i Mjedisit (2003-2005)

Angazhime politiko-administrative:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në vitin 1992-2009,
  • Sekretar i Partisë Socialiste për burimet njerëzore,
  • Anëtar i Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Shkencës (1993-1996),
  • Anëtar (zëvendësues) i delegacionit shqiptar në Këshilin e Europës (1994-1996),
  • Anëtar i Komisionit Parlamentar të Arsimit shkencës, Kulturës dhe Sporteve (2002),
  • Kryetar i Delegacionit Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të OSBE (2002),
  • Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (2009-2013).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ethem Ruka promovon libra mes miqsh (intervistë)

Ethem Ruka i ftuar në "ABC e mëngjesit"

  1. "Ethem Ruka - Bukinist". bukinist.al. Marrë më 2025-11-10.
  2. "Universiteti Luarasi". Marrë më 2025-11-15.
  3. "Rector – Universiteti Luarasi" (në anglisht). Marrë më 2025-11-14.
  4. "Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". www.bksh.al. Marrë më 2025-11-14.
  5. ""Ligjvënësit ndër vite"" (PDF). kuvendiwebfiles.blob.core. Marrë më 15 nëntor 2025.