Jump to content

Teqja e Vushtrrisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 24 shtator 2019 13:42 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0)
Teqja e Qytetit
Tyrbe
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencësX023 (1141/101010)

Teqja e qytetit në Vushtrri e cila në fakt është një tyrbe, është një monument i mbrojtur i trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë, Kosovë. Quhet teqe për arsye se në afërsi të saj dikur ka ekzistuar një teqe. [1]

Historiku

Në Vushtrri këtë objekt kulti të gjithë e quajnë “teqe”. Ajo gjendet në parkun e qytetit, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane. Sidoqoftë, ky është një objekt fetar. Rreth tyrbës është krijuar një kult, ku ndizen qirinjtë dhe gjuhen të holla të metalta brenda saj. Ka njerëz që shkojnë e kërkojnë fat, ndezin qirinj në netët e mëdha, etj.

Rreth teqes kishte varre shqiptare islame deri te fusha e sportit. Këto varre, pas Luftës së dytë Botërore pushteti serb i ka rrafshuar dhe kanë punuar park (që është edhe sot i njëjti destinim). Varre kishte deri vonë edhe në anën perëndimore të Kalasë së Vushtrrisë, të cilat pushteti serb i ka shkatërruar, me siguri për të humbur gjurmët e kulturës materiales shqiptare. Sipas disa të dhënave gojore, të dëgjuara nga një roje i teqës i cili quhej Ajet Havarda, teqja është ndërtuar diku para 200 viteve dhe ka qenë e rrethuar rreth e përqark me varre, të cilat në vitet e 50-ta të shekullit XX janë rrënuar dhe mbi to është punuar parku i qytetit.[2]

Shih edhe

Referime

  1. ^ Grup autorësh:Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 481
  2. ^ Teqja e qytetit në Vushtrri Arkivuar 15 nëntor 2016 tek Wayback Machine 4.07.2016.

Lidhje të jashtme