The Blind Side (film)
The Blind Side (Ana e Errët) është film amerikan i vitit 2009 me regji dhe skenar të John Lee Hancock. I përket zhandrit dram-sport dhe është i bazuar nga një libër i 2006-ës The Blind Side:Evolution of a Game nga Michael Levis. Filmi tregon për karakteristikak e Michael Ohrit, një gjyqtar anësor ofensivë i cili luan për Baltimore Ravens e NFL. Ai ndjek jetën e Ohrit ,edukimin e tij të varfër , vitet e shkollimit të tij në Wingate Chrisitian School(një përfaqësim imagjinar i Briarcest Chrisitian School në rrethinën e Memphis,Tennesse),birësimin nga Sean & Leigh Anne Tughy si dhe pozicionin e tij si një prej perspektivave të futbollit më tepër të lakmuar në kolegj.
Për punën e saj, Sandra Bullock fitoi The Golden Globe Award for Best Actress,The Screen Actors Guild Award for Outstanding Performance by a Female Actor in a Leading Role dhe Academy Award for Best Actress.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për 17 vjet Michael Oher ka jetuar në familje të ndryshme. Sa hërë që dërgohej në një familje të re ai arratisej dhe kthehej tek mamaja e tij biologjike nga e cila e kishte larguar shteti për shkak të papërkujdesjes. Një ditë babai i një shoku të tij ku po qëndronte tani, e regjistroi atë në shkollën e krishterë duke e bindur trajnerin e saj se "Big Mike" ishte nje atlet i vërtet. Tani duhej që trajnieri ta bindte edhe drejtorin ku ja arriti qëllimit me pak vështirësi. Në ditën e parë të shkollës "Big Mike" takohet me Sean "SJ" i biri i Leigh Anne Tuohy një stilisteje me zjarr të brendshëm e cila po e priste atë në veturë. Në mbrëmje kur ndeshja e voleibollit të shkollës knë të cilin merte pjesë Collins përfundoi,Leigh Anne sheh Michael në rrugë që po ngrinte së ftohti. E kupton gjendjen e tij dhe i ofron një vend për ta kaluar natën. Të nesërmen në mëngjes ajo zgjohet dhe zbret për të shikuar se qfarë bënte Michael. Qdo gjë ishte në rregull dhe Michael po largohej. E ndali dhe e pyeti se nëse do ta kalonte ditën e falenderimeve me ta. Ai pranoi. Dalëngadalë "Big Mike" po bëhej pjesë e familjes së tyre edhe pse shoqeria e tyre nuk pajtohej me këtë fakt dhe mendonin se Mike do të kishte ndikim në jetën sociale të Collins dhe SJ. Megjithatë ata u bën shokë shumë të mirë madje mund ta quanin "Big Mike" vëllaun e tyre. Leigh Anne shkon në shkollë për të biseduar në lidhje me punën akademike të Michael dhe befasohet t♪kur sheh se në të gjitha aspektet kishte shënuar përqindje të ulë ndersa në instiktet mbrojtëse 98%. Sean gjithashtu bisedon me Michael dhe e shkruan familjen Tuohy si kontakt urgjent për regjistrimin e tij në ekipin e futbollit të shkollës. Gjatë një ndeshjeje Michael u inatos dhe kapi një lojtar të cilin e hedh në tokë ,veprim ky që ra në sy të shumë trajnerëve të kolegjeve të ndryshme nga i tërë shteti. Në mënyrë që Michael të mund të regjistrohet në një nga këto kolegje të mëdha ati i duhet ti rrisë notat ,kështu që Leigh Anne dhe Sean,thashmë prindërit e tij i paguanë atij një mësuese private demokrate Miss Sue. Në këtë fushë u përkushtuan ta ndihmonin edhe shumë mësues të tjerë të shkollës. Pasi arriti edhe ngritjen e GPA-së së tij Michael nuk dinte se cilën ofert të pranonte. Në njërën anë tërë familja dëshironin që ai të shkonte në "Ole Miss" në anën tjetër ai dëshironte të shkonte në Tennesse. Kjo dilem u zgjidh pasi që mësuesja e tij private Miss Sue i thot atij që poshtë fushës së asaj shkolle FBI fsheh trupat e vdekur e personave të pa identifikuar kështu që Michael pranon të shkojë në "Ole Miss". Pas kësaj zgjedhje ai merr një telefonatë nga NCAA të cilë dyshojnë se familja Tuohy e ka detyruar atë të zgjedhë "Ole Miss" e jo Tennesse. Ata gjithashtu i tregojnë atij që familja Tuohy janë nga Missippi dhe pasi që ai do të shkojë në atë shkollë trajnieri i tij merr një punë të mirë nga ta. I zemëruar Michael largohet nga dhoma e investigimeve dhe ballafaqohet me Leigh Anne të cilëne e pyet se nëse e kishte marrë atë në përkujdesje vëtëm e vëtëm që ai të luante futboll për ekipin që do tia kënaqte zemrën asaj dhe niset në drejtim të pa ditur pasi që Leigh Anne nuk e ndali. Shkon në lagjen ku banonte nëna e tij dhe në hyrje takohet me shokët e tij të vjetër të cilët e fusin brenda dhe pasi pinë nga një birrë së bashku fillojnë ta ngacmojnë atë seksualisht me Leigh Anne dhe Collins. Pasi që nuk mund ta duroj këtë gjë nisi luftën me ta dhe largohet pasi që ata ishin të armatosur. E kalon natën në rrugë. Të nesërmen Leigh Anne shkon në kërkim të tij. Nuk mund ta gjej. Papritur merr një telefonatë pikërisht nga Michael dhe takohen në një lagje aty afër. Leigh Anne i tregon atij se ajo dëshiron që ai të zgjedhë shkollën që dëshiron dhe do ta përkrah atë cili do qoftë vendimi i tij edhe nëse është Tennesse. Ajo do të jetë aty në qdo ndeshje duke bërë tifo për të. Pas kësaj Michael pranon bursën e futbollit në "Ole Miss". Duke lënë atë në shkollë,Leigh Anne ndihet e lumtur për atë qka ka bërë për Michael-in dhe gjithashtu për atë qka Michael ka bërë për ta.
Filmi përfundon me 2009 NFL Drafts,duke treguar për jetën e vërtët të Michael Oher hartuar nga Baltimore Ravens.
Ghithashtu përfshihet edhe një dedikim për babain e regjisorit i cili vdiq në 2009 dhe ishte trajner futbolli.
Cast
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sandra Bullock - Leigh Anne Tuohy
- Quentin Aron - Michael Oher "Big Mike"
- Tim McGraw - Sean Tuoy
- Kathy Bates - Miss Sue
- Lily Collins - Collins
- Jae Head - SJ
- Ray McKinnon - coach Cotton
- Kim Dicens - Mrs. Boswell
- Adriane Lenox - Denise Oher
Produksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Blind Side u realizua nga Alcon Entertainment dhe Warner Bros. Skenat e shkollës u xhiruan në Atlanta International School dhe në Westminster School në Atlanta,Georgia ku morrën pjesë shumë nxënësa të asaj shkolle. Premiera e filmit u dha më 17 nëntor në New York dhe New Orleans,ndërsa më 20 nëntor filloi të shfaqej edhe në pjesen tjetër të SHBA-ve dhe Kanadës.Sipas llogaritjeve buxheti ishte 29.000.000$ ndërsa deri në javën e 3-të arriti të fitoj 287,049,109$ milion.