The Forgotten Man: A New History of the Great Depression
| Autor | Amity Shlaes |
|---|---|
| Titulli origjinal | 'The Forgotten Man: A New History of the Great Depression' |
| Shteti | Shtetet e Bashkuara |
| Gjuha | Anglisht |
| Tema | Depresioni i madh |
| Zhanri | Histori, Ekonomi |
| Botoi | HarperCollins |
| Lloji i medias | Shtyp |
| Faqe | 480 faqe |
| ISBN | ISBN 0-06-621170-0 |
The Forgotten Man: A New History of the Great Depression është një libër nga autorja Amity Shlaes dhe botuar nga HarperCollins në vitin 2007. Libri është një ri-analizë e ngjarjeve të Depresionit të Madh.[1][2] Libri kritikon administratën e presidentit amerikan Herbert Hoover dhe Tarifën Smoot-Hawley për rolin që luajtën në përkeqësimin e Depresionit nëpërmjet ndërhyrjes qeveritare.[2] Libri gjithashtu kritikon administratën e presidentit Franklin D. Roosevelt për politikat e gabuara që ngrinë investimet dhe për dështimin në ndërmarrjen e hapave të duhur për ndalimin e Depresionit të Madh.[2] Shlaes e kritikon programin New Deal për zgjatjen dhe përkeqësimin e efekteve të Depresionit mbi individët.[2][3]
Libri fillon me një anekdotë për recesionin e 1937, tetë vite pasi Depresioni kishte filluar, kur presidenti amerikan Roosevelt adoptoi politika të balancimit të buxhetit të pa dallueshme nga stereotipi i supozuar i politikave që ndoqi paraardhësi i tij, presidenti Hoover.[2][4]
Libri argumenton gjithashtu se anëtarë të "Brain Trust" të presidentit FDR, përfshirë Rexford Tugweellin të Columbia University, kishin lidhje me sovjetikët dhe interesa në planifikimin qëndror të ekonomisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Furchtgott-Roth, Diana. (3 dhjetor 2008). The Economic Fight Of The Year. Forbes.
- 1 2 3 4 5 Remembering 'The Forgotten Man'. Reason Magazine, janar 2008
- ↑ Shlaes, Amity. (29 nëntor 2008). The Krugman Recipe for Depression. WSJ.
- ↑ David Leonhardt, (26 gusht 2007). No Free Lunch. NYT. Kontrolluar 6 Mars 2009.