The Residency Lucknow
The Residency, e quajtur edhe Rezidenca Britanike si dhe Kompleksi Rezidencial, është një grup i mjaft ndërtesash në një rrethim të përbashkët në qytetin e Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. The Residency tani ekziston në gjendje të rrënuar dhe është e vendosur në zemër të qytetit, në afërsi të monumenteve të tjerë si Shaheed Smaraku, Tehri Kothi dhe Ndërtesa e Gjykatës së Lartë. Ajo u ndërtua gjatë sundimit të Nawab Saadat Ali Khanit II, që ishte Nawabi i pestë i rajonit të Awadhit (e shkruar edhe Oudh). Ndërtimi zuri fill midis viteve 1780 deri në 1800 dhe shërbeu si rezidencë për Gjeneralin Britanik Rezident në Lucknow që ishte përfaqësues i Britanisë në oborrin e Nawabit. Në vitin 1857 vendi pa një betejë të zgjatur që është e njohur edhe si Rrethimi i Lucknowt; Kjo betejë nisi më 1 korrik dhe vazhdoi deri më 17 nëntor të atij viti.
Gjendja e tanishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
The Residency është mirëmbajtur siç ishte në kohën e ndërtimit përfundimtar dhe muret rrethues janë akoma me shënjat e goditjes me topa nga artileria britanike. Madje që nga Pavarësia Indiane ka ndryshuar shumë pak. Ndërtesa e rrënuar është e rrethuar nga lëndina dhe lulishte dhe është një tërheqje turistike e rëndësishme edhe sot. Varreza në kishën e afërt të rrënuar ka varret e rreth 2000 britanikëve, duke përfshirë edhe atë të Sir Henry Lawrence, që u vra gjatë rrethimit të Lucknowt.[1] Pranë varrit të Sir Henry Lawrence ndodhet një epitaf i vjetër që shkruan: "Këtu qëndron djali i perëndorisë që u përpoq të bënte detyrën e tij", ndërsa epitafi i një tjetër varri të afër shkruan: "Mos qani fëmijët e mi, nuk kam vdekur, por po fle këtu". Çdo natë luhet një dritë dhe një tingull që tregojnë historinë e Rezidencës Britanike.
Galeri pamjesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- La Martiniere (Lucknow)
- Dilkusha Kothi
- Chattar Manzili
- Sikandar Baghu
- Rumi Darwaza
- Arkitektura e Lucknowt
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "The British Residency of Lucknow". lucknow.org.uk. Marrë më 26 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Commons: The Residency Lucknow – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- 26°51′42″N 80°55′33″E / 26.8618°N 80.9257°ECoordinates: 26°51′42″N 80°55′33″E / 26.8618°N 80.9257°E
- "British Residency Lucknow". Lucknow: The City of Nawabs. Marrë më 1 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "1857 Memorial Museum, Residency, Lucknow". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014. Marrë më 1 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)