Jump to content

Theorodokët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Theorodokët ( greqisht: θεωροδόκοι , θεαροδόκοι ) në Greqinë e lashtë ishin mikpritësit e shenjtë, detyra e të cilëve ishte të mirëprisnin (strehohin) dhe ndihmonin theorët përpara lojërave dhe festivaleve panhelenike. [1]

Lojrat panhelenike

Theorët ishin ambasadorë të shenjtë, lajmëtarë të dërguar nga qytet-shteti që do të organizonte një lojë ose festival panhelen. Ata ishin si tip "vëzhguesish" dhe dërgoheshin fillimisht për t'u konsultuar me orakujt, për të ofruar dhurata në tempujt e famshëm ose për të marrë pjesë në festivale.Një theorodok ishte emëruar ndonjëherë nga komuniteti në të cilin ai jetonte, por nganjëherë edhe nga komuniteti që dërgonte theorët. Për të pasur një raport të mirë me theorët që vizitonin qytetin pritës për një festival ose lojëra, qyteti-shteti caktonte një person të pasur të ishte një theorodok. Kjo ishte për shkak se në shumicën e rasteve theorodokët duhej të përballonin koston e pritjes së theorëve dhe për të pasur akomodime të përshtatshme për theorët, theorodoku kishte nevojë për pasuri të mjaftueshme personale. Për të pasur raportin e dëshiruar të favorshëm theorët sillnin dhurata, ushqime, madje edhe para për të mbuluar koston e udhëtimit të tyre në qytetin-shtetin pritës. Sipas burimeve edhe Butrinti është shënuar në listen e Theorodokëve në Orakullin e Delfit. Edhe pse pjesë e protektoratit romak që nga viti 228 pr.e.s, në mesin e shekullit II pr.e.s Butrinti u bë një qendër e një shteti të pavarur, me shumë gjasa e ‘Koinonit (Bashkisë) së Prasaiboive’.

  1. ^ Hansen, Mogens Herman; Nielsen,, Thomas Heine (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis (në anglisht). Oxford and New York: Oxford University Press. ISBN ISBN 0198140991.. {{cite book}}: Shiko vlerën e |isbn=: simbol i palejuar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)