Jump to content

Thertorja (Sallhania)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thertorja (Sallhania)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazuar në literaturën e gjertanishme, thertorja e parë në Gjilan ishte në anën e majtë të lumit Mirusha, afër Urës së Maskatarit, në afërsi të së cilës ishte edhe shitorja e mishit. Tani pjesë e bllokut të ndërtesave të banimit. Thertorja tjetër, e ndërtuar mes dy luftërave botërore, ndodhej jashtë qytetit të atëhershëm, në pjesën jugore të tij, në anën e djathtë të jazit të lumit Banja, bri rrugës së tanishme "Mulla Idrizi", përballë rrugës "Gjon Sereqi". Rreth viteve 60 të shekullit të kaluar, thertores iu ndërrua vendi rreth 3-400 metra më poshtë, në një hapësirë më të gjerë, afër Mullirit të Arapit, po ashtu skaj jazi-vije, në të cilin hidheshin mbeturinat e thertores.[1]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)