Tipet E Kompjuterëve
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kompjuteri Mainframe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mainframet janë kompjutera të mëdhenjë,të fuqishëm dhe të shtrenjtë në prapavi të shumicës së organizatave të mëdha (si kompanitë e sigurimeve). Fuqia e tyre mund t'u shpërndahet shumë njerëzve, duke iu qasur mainframe-it përmes PC-ve të tyre.
Kompjuteri personal (PC)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi PC (Personal Computer) për herë të parë është përdorur në vitin 1981,atëherë kur IBM ka shpikur kompjuterin e parë personal. Kompjuteri personal (PC) është mikrokompjuter që mund të përdoret nga një shfrytëzues dhe është i përshtatshëm për kryerjen e punëve të ndryshme, si programim, kalkulime, procesimin e fjalëve etj. Në ditët e hershme shumica e kompjuterëve personalë punojnë në sisteemin operativ të quajtur DOS (Disc Operating System). Tani shumica e kompjuterëve personalë punojnë në njërin prej versioneve të Microsoft Windows-it.
Macintosh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Apple Macintosh,i njohur shkurt si Mac hyn në familjen e kompjuterëve personalë (PC) dhe është prodhuar nga Steve Jobs, Apple Computers në vitin 1984. Ai shfrytëzon sisteme operative të ndryshme dhe versione speciale të programeve aplikative. Macintosh eshte shume i sigurte pasi ai ka pajtueshmeri te vogel me programet, qe do te thote se lejon nje numer te vogel programesh qe te shkarkohen ne te.
Kompjuteri i rrjetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjeti ju mundëson kyçjen e dy e më shumë kompjuterëve së bashku,me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët të të dhënave si dhe burimeve të tjera si p.sh printerit,skanerit etj.
Laptopët dhe kompjuterët palmtop
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Laptop,një kompjuter me madhësi aq të vogël sa të vendoset në prehër të përdoruesit. Është i njohur edhe si notebook kompjuter. Laptopi është një PC mobil që zakonisht peshon prej 1 deri në 3 kg. Kompjuterët që janë më të mëdhenj se PDA-të (Personal Digital Assistant-pajisje që mbahet në dorë dhe shërben për organizimin e shënimeve personale) dhe më të vegjël se notebook-at quhen Palmtop.
PDA (Personal Digital Assistant)-Ndihmësi personal digjital
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto pajisje janë të vogla për nga madhësia.Për përdorimin e PDA-ve zakonisht nevojitet një laps special,me të cilin ekzekutohen detyrat e dëshiruara,apo edhe futen të dhënat në pajisje. Si shumica e kompjuterëve edhe këta përkrahin qasjen në internet.
Kapaciteti | Shpejtësia | Kostoja | Shfrytëzuesit tipik | |
---|---|---|---|---|
Mainframe | Kompjuterë shumë të fuqishëm | Shumë më të shpejtë se PC-të | Shumë të shtrenjtë | Kompanitë e mëdha |
PC | Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Çdo ditë e më e lirë | Shfrytëzuesit shtëpiak,ata në zyrë etj. |
Kompjuter i rrjetës | Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Çdo ditë e më e lirë | Shfrytëzuesit e rrjetave |
Laptop | Me hard disk dhe RAM të madh|Me hard disk dhe RAM të madh | Të shpejtë (maten në GHz) | Më të shtrenjtë se Pc me fuqi të njëjtë | Biznismenët,ata që lëvizin etj. |
Palmtop | Me hapësirë të ruajtjes më të vogël se PC | Shumë më të ngadalshëm se PC | Në krahasim me PC janë më shtrenjtë | Biznismenët |
PDA | Me hapësirë të ruajtjes më të vogël se PC | Shumë më të ngadalshëm se PC | Në krahasim me PC janë më shtrenjtë | Biznismenët |