Jump to content

Tita Aida

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikki Calma, e njohur ndryshe si Tita Aida, është një aktiviste sociale nga San Francisko, Kaliforni. Ajo është një aktiviste me eksperiencë në ndërgjegjësimin rreth virusit HIV/SIDA, sidomos në komunitetet aziatiko-amerikane si dhe për personat transgjinorë.

Aktivizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tita Aida ka punuar për shumë vite në edukimin dhe de-stigmatizimin rreth virusit HIV në komunitetet LGBT në zonën Aziatike në fillim të viteve 90’ përmes punës me projektin e quajtur “Asian AIDS Project” në San Francisco Bay Area.[1]

Tita Aida është aktive në shumë iniciativa për çështjet e komunitetit trans.[2] Ajo është drejtuese e programit Behavioral Health and Community Programs në të cilin ajo mbikëqyr drejtimin e iniciativës TRANS:THRIVE, një qendër me zyra në San Francisco, Kaliforni që përkujdeset për komunitetin transgjinor në zonën e Bay Area.[3][4] Ajo mbikëqyr programin, aktivitetet dhe shërbimet e ofruara nga programi në fjalë.

Ajo mori pjesë në fushatën “I am Trans March” në të 10 edicion të Marshimit për të drejtat e komunitetit trans, në 2013.[5]

Tita Aida ishte subjekt i filmit të vitit 2012 me titull “Tita: Still Around” të drejtuar nga regjisori S. Leo Chiang.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Staff bios: NIKKI "TITA AIDA" CALMA". Mariposa Project. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mey (9 prill 2014). "Want to Support the Women of the Trans 100? Here's How". Autostraddle. Marrë më 19 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Nikki "Tita Aida" Calma: Program Supervisor of Trans Thrive at API Wellness Center". Mariposa Project. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "TRANS: THRIVE". Asian & Pacific Islander Wellness Center. mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ gwen (21 qershor 2013). "I am Trans March: Tita Aida". Trans March. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më 19 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "About | Filmography". S. Leo Chiang. Marrë më 29 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)