Titanët
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Titanët (greqisht: Τῑτᾶνες, Latin: Titanes) - djemtë, gjegjësisht vajzat e Uranit, zotit të qiellit dhe të Gesë, hyjneshës së tokës.
Në fillim kanë qenë dymbëdhjetë, gjashtë qenje mashkullore (Oqeani, Koeu, Kriu, Hiperioni, Japeti dhe Kroni) dhe gjashtë femërore (Tea, Rea, Mnemozina, Feba, Temida dhe Tetisi). Më vonë në mesin e tyre janë përfshirë edhe pasardhësit e tyre, për shembull Prometheu dhe Epimeteu, djemtë e Japetit, ndonjëherë edhe Deukalioni i biri i Prometheut, e të tjerë. Titanët e brezit të parë kanë jetuar në qiell nën sundimin e Uranit, babait të tyre dhe e kanë ruajtur fronin e tij. Sa gjatë kanë jetuar atje, nuk dihet saktësisht. Mitet pajtohen lidhur me fatin e secilit prej tyre.
Kur e ëma e titanëve, Gea, ia lind Uranit tre trekrerësha dhe Hekatonkeirin, viganin njëqindduarsh, të cilët kanë qenë njësoj arogantë sa edhe të neveritshëm. Urani nga urrejtja i mbylli në brendësi të tokës. Një gjest i tillë ndaj fëmijëve të vet e zemëroi Gejën prandaj vendosi që t'i hakmirret. Vjen te titanët dhe i nxit që Uranin ta rrëzojnë nga pushteti. Mirëpo, askush nuk deshti të çojë dorë në babain e vet. Në fund për diçka të tillë vendosi djali më i ri, Kroni. Me dinakëri Uranit ia privoi vetinë mashkullore e fuqinë dhe në vend të tij u shpall sundues i gjithësisë. Motrat dhe vëllazërit e vet i detyroi që t'i shërbejnë si mbështetës të fronit të tij. Më vonë Kronin e gjeti i njëjti fat. Kundër tij u ngrit djali i ti më i ri, Zeusi, ia mori pushtetin dhe u bë zot suprem.
Beteja në mes Kronit dhe Zeusit kryengritës ishte e tmerrshme dhe e pamëshirshme. Ka zgjatur dhjetë vjet. Kronit i ndihmuan shumica e titanëve. Në anën e Zeusit ishin vetëm vëllazërit e tij, Poseidoni dhe Hadi, dhe së bashku me ta edhe vëllazërit e titanëve, kiklopët dhe hekatonkeirët, të cilët Zeusi i liroi nga burgu i nëntokës. Zeusit iu bashkuan edhe disa prej titanëve të cilët nuk ishin të kënaqur me sundimin e Kronit, para së gjithash Oqeani dhe e bija e tij, Stiksa me katër fëmijët e saj, mandej edhe Prometheu, i biri i Japetit. Kur Zeusi së bashku me aleatët e vet ngadhënjeu e rroposi Kronin së bashku me titanët në errësirën e amshueshme të Tartarit, ku i kanë ruajtur qindduartë e pamposhtur hekatonkeirët.
Me fitoren e Zeusit përfundoi sundimi i titanëve në botë, por jo tërësisht dhe përgjithmonë. Sipas miteve greke njerëzit e sotëm që sundojnë në botë janë pasardhësit e titanëve: kur Zeusi e përmbyt brezin e parë të njerëzve me ujë, titanë Promethe, krijuesi i njeriut, i bënë të mundshëm birit të vet, Deukalionit dhe gruas së tij Pirrhes që të shpëtojnë dhe ta themelojnë farën e re të njerëzimit. Ky brez i ri i njerëzve e ka mbijetuar sundimin e Zeusit dhe të gjithë zotërave Olimpikë, kurse të mëdhenjët edhe sot quhen titanë.
Lufta e titanëve kundër Zeusit dhe zotërave Olimpikë, e njohur që nga mitet më të lashta greke, që nga lashtësia i ka frymëzuar artistët figurativë. Pamjet nga kjo luftë janë ruajtur veçmas në piktura të shumta në vaza që nga mbarimi i shek. VII para e.s. I njohim poashtu edhe disa relieve dhe skulptura në veaçnti të titanëve. Në disa skulptura të kohës së vjetër, e veçmas të kohës së re titanët shkrihen me gjigantët. Ndonjëherë i ngatërrojnë edhe në letërsi, madje që nga koha romake. Në mesin e Titanomahisë për më të mirën merret freska e Giulio Romanit e vitit 1532-1534 në Palezzo del Te (Paiaco del Te) në Mantovë, pandan i Gjigantomahisë së atjeshme të tij.