Tokat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Në territorin e Kosovës për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut për kohë të gjatë historike, janë formuar toka të ndryshme, e një pjesë e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit ( 56%) është e mbuluar me toka të cilësisë së dobët, një pjesa tjetër e konsiderushme (29%) është me toka të cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël (15%) me toka të cilësisë së mirë.

Tokat e dobëta shtrihen në relieving kodrinoro-malor dhe janë krijuar me procesin e alterimit, erodimit dhe akumulimit të shtresave tqë materialit skeletor-guror e ranor. Tokat e mesme dhe të mira janë të lidhura për procesin e akumulimit të materialit të imët të liqenit neogjen dhe lumit në luginat e lumenjëve, sidomos në rrjedhat e mesme dhe të poshtme të tyre. Në territorin e Kosovës deri në 600 m lartësi mbidetare gjenden 37% e sipërfaqes, ndërsa deri në 700 m 53% e sajë. Në pjesën e rrafshët të Kosovës shtrihen edhe tokat më cilësore, sidomos në fundin e liqenit neogjen, rrafshet aluviale të lumenjëve .

Tokat e cilësisë së mirë dhe mesatare zëznë rreth 44% të fondit të tokës dhe ato përbëhen prej tokave humusore – 11% kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, tokave të murme karbonate – 8,4% , aluviale 7,8%, smonicave, renzinave dhe tokave të zeza në shkëmbinjtë serpentinorë. Pjesa më e madhe e sipërfaqeve me toka të dobëta përbëhen prej tokave të murme të tharta, tokave aluviale skeletore, moçalore dhe tokave të tjera jopjellore.

Tokat e mira të cilat shërbejnë prodhimtarisë bujqësore gjithënjë e më shumë po mbulohen me vendbanime, rrugë, objekte ekonomike e shërbyese. Kjo ndodhë përshkak të shtimit të lartë të popullsisë, migrimit të popullsisë prej viseve malore e kodrinore drejt viseve fushore dhe mungesës së planit hapsinor ose moszbatimit të tij. Në bazë të vlerësimeve mendohet se për çdo vit humbin 2000 ha tokë pune bujqësore. Rreth 1000 ha sipërfaqe bujqësore humbin përgjithmonë nga erozioni. Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës ka pjerrtësi të vogël,të mesme ose të madhe, e cila goditet nga erozioni. Çdo vit nga Kosova në dete barten rreth 1.9 milion m3 materie.

shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]