Kërceni tek përmbajtja

Tomorrow X Together

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tomorrow X Together
Tomorrow X Together në mars 2024
Majtas-djathtas: Soobin, HueningKai, Beomgyu, Yeonjun, dhe Taehyun
Informata themelore
Njohur edhe siTXT
PrejardhjaSeoul, Koreja Jugore
Zhanret
Vitet aktive2019 (2019)–aktualisht
Labeli
Anëtar/ët
Uebfaqjaibighit.com/txt

Tomorrow X Together (Hangul: 투모로우바이투게더; Tomorrow by Together, me shkronja të mëdhaja, i njohur shpesh si TXT (/ˈtiː-ˈɛks-ˈtiː/ TI-eks-ti), është një grup mashkullor koreano-jugor i formuar nga Big Hit Entertainment. Grupi përbëhet nga pesë anëtarë: Yeonjun, Soobin, Beomgyu, Taehyun dhe HueningKai.[2]

Ata dolën në skenë më 4 mars 2019 me EP-në e tyre të parë The Dream Chapter: Star. EP-ja debutoi dhe arriti kulmin në vendin e parë në toplistën e Gaon-it dhe në toplistën botërore të albumeve nga Billboard dhe hyri në top 200-shen e Billboard-it për SHBA i renditur i 140-ti, albumi debutues që rroki vendin më të lartë prej çdo grupi mashkullor K-pop në atë kohë. Kënga kryesore e EP-së, "Crown", debutoi në vendin e parë në toplistën Billboard World Digital Songs. TXT kryesoi poashtu toplistën e artistëve në zhvillim të Billboard. TXT ishte grupi i parë mashkullor për të performuar në renditjen kryesore të Lollapalooza, një ndër festivalet më të mëdhenj të SHBA-ve.

Suksesi i hershëm komercial i grupit i fitoi atyre disa çmime të artistëve të rinj, duke përfshirë Rookie of Year në Çmimet e 34-të Golden Disc dhe Çmimet Melon Music 2019, Artisti i Ri i Vitit në Çmimet e 9-ta të Toplistës Gaon dhe Artisti më i Mirë i Ri Mashkull më 2019 tek Çmimet Mnet të Muzikës Aziatike.

TXT është një akronim për Tomorrow X Together. Në koreanisht, emri i grupit është 투모로우바이투게더 (RR: Tumoroubaitugedeo),[3] lexohet si "Nesër së Bashku" dhe përkthyer në Hangul; ata nuk kanë një version të veçantë korean të emrit të tyre. Sipas faqes së tyre të internetit, emri i tyre i referohet pesë individëve që "bashkohen nën një ëndërr me shpresën për të ndërtuar një të nesërme më të mirë". [4]

Në intervistën e tyre të parë me Section TV të MBC, grupi deklaroi se ata preferojnë të përmenden me emrin e tyre të plotë në vend të inicialeve.

  1. ^ Lee, Gyu-lee (8 mars 2019). "Big Hit's TXT signs with world's top label, Republic Records". The Korea Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2019. Marrë më 8 mars 2019.
  2. ^ "TXT 투모로우바이투게더 official 'Naver' profile". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2020. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kim, Ye-rang (24 janar 2018). "BTS 동생그룹 '투모로우바이투게더' 완전체 비주얼 보니…'형 못지 않은 아우'". Hankyung (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2019. Marrë më 25 janar 2018.
  4. ^ "About Tomorrow x Together". ibighit.com (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.