Tonina Torrielli
Tonina Torrielli | |
---|---|
![]() | |
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Antonietta Torrielli |
Lindi | 22 mars 1934 (91 vjeçe) Serravalle Scrivia, Piedmont, Mbretëria e Italisë |
Zhanret | Popi tradicional |
Profesioni | Këngëtare |
Vitet aktive | 1955–1965 |
Labeli | Cetra Records, Fonit Cetra |
Antonietta "Tonina" Torrielli (lindur më 22 mars 1934) është një këngëtare italiane e muzikës së lehtë.
Në vitin 1956, ajo përfaqësoi Italinë në Eurovizionin e parë me këngën "Amami se vuoi", së bashku me Franca Raimondi me këngën "Aprite le finestre". Pozita fituese e këngëve të tyre nuk dihet, meqë votimi ishte i fshehtë.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si punëtore në një fabrikë të sheqerkave në Novi Ligure (ku më pas do të quhej La Caramellaia di Novi Ligure, "Konfeksionistja nga Novi Ligura"), ajo mori pjesë në një konkurs të RAI-t për zëra të rinj në 1955, duke u zgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin e Sanremos 1956. Performanca e këngës "Amami se vuoi" ia fituan vendin e dytë, prapa Franca Raimondit me këngën "Aprite le finestre". Të dy këngëtaret u përzgjodhën të përfaqësojnë Italinë në edicionin e parë të Festivalit Evropian të Këngës;[1] nuk dihet se në cilën pozitë përfunduan, meqë votimi u bë në fshehtësi dhe vetëm kënga fituese u kumtua.
Gjatë karrierës së vet të shkurtër, ajo mori pjesë në Festivalin e Sanremos gjithsej tetë herë, përkatësisht në 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962 dhe 1963; ajo mori pjesë edhe në Il Musichiere, Canzonissima dhe Cantagiro, para se të hynte në pension në 1965 teksa po biente muzika e lehtë si zhanër në popullaritet.[1] before retiring in 1965 amid the decline of the traditional pop genre.[2]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1960, Torrielli u martua me Mario Maschio, baterist në orkestrën e Cinico Angelinit. Pas pak kohësh, ata hapën një dyqan muzikor në Piazza Castello në Torino, që u mbyll në 2003.[2]
Diskografia e përzgjedhur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albume
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- I successi (1956)
- Tonina Torrielli (1957)
- Le canzoni d'oro (1961)
- Tonina Torrielli (1967)
Këngë të përzgjedhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Amami se vuoi" (1956)
- "L'amore" (1958)
- "L'edera" (1958)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Borgna, Gianni (1998). L'Italia di Sanremo (në italisht). Arnoldo Mondadori Editore. ISBN 88-04-43638-7.
- ^ a b Italiano, Paola (3 shkurt 2016). "'Io che vinsi il primo talent ai ragazzi dico: difendete il vostro diritto di scelta'". La Stampa. Arkivuar nga origjinali më 2017-10-08. Marrë më 14 maj 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tonina Torrielli tek IMDb