Trafikimi i fëmijëve
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Trafikimi i fëmijëve është një nga format më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, ai përbën shkelje të të drejtave të tyre përfshi këtu të drejtën e identitetit, të edukimit, të shërbimeve shëndetësore, të drejtën për kohë të lirë dhe aktivitete argëtuese, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturave e dënimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe të drejtën për të mos u privuar nga të drejtat e tyre në mënyrë të paligjshme apo arbitrare.[1]
Trafikimi i fëmijëve shqiptarë, si në vendet fqinjë ashtu edhe brenda vendit, ka mbetur një nga fenomenet më shqetësuese, duke shkaktuar dëme të mëdha fizike, psikologjike të jetës dhe të ardhmes së fëmijëve viktima, si dhe të brezave të ardhshëm të shqiptarëve në përgjithësi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ A. Aronowitz, Alexis (2009). Human Trafficking, Human Misery: The Global Trade in Human Beings (në anglisht). Greenwood Publishing Group. ISBN 978-0-275-99481-5.