Transpirimi
Avullimi i ujit nga bima quhet transpirim. Pjesa më e madhe e tij ndodh në gjethe. Zakonisht në sipërfaqen e poshtme të gjethes në epiderme, gjenden shumë gojëza. Qelizat e mesofilit në brendësi të gjethes janë të mbuluara secila me një film të hollë lagështire. Një pjesë e kësaj shtrese lagështire avullon nga qelizat dhe avulli i ujit largohet nga gjethja përmes gojëzave. Uji do të zhvendoset nga enet e ksilemes drejt qelizave me anë të osmozës. Uji largohet nga pjesa e sipërme e eneve të ksilemes për të furnizuar qelizat në gjethe. Kjo zvogëlon trysninë në pjesën e sipërme të eneve të ksilemes dhe rrit trysninë në pjesën e poshtme. Në këtë mënyrë uji rrjedh në drejtim të pjesës së sipërme të tyre. Ky proces njihet si rryma e transpirimit. Kalimi i ujit nga rrënjet tek trungu, gjethet e më pas në avullim quhet evapotranspirim ose qarkullimi i tij specifik.