Jump to content

Transplanti i veshkëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Transplanti i veshkëve është proçedurë kirurgjikale serioze që ka rreziqet e veta si gjatë ndërhyrjes, ashtu dhe pas saj. Rreziku kirurgjikal përfshin infeksionet, hemoragjitë, apo dëmtimin e organeve përreth. Mbas ndërhyrjes pacienti përsëri duhet të jetë i lidhur me mjekun dhe i kujdesshem me skemat e mjekimit për të evituar episode të flakjes. Marrja e medikamenteve do ta shoqërojë pacientin tërë jetën së bashku me efektet e tyre anësore të rrezikshme apo të mërzitshme.

Ndërtimi i veshkëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
A cartoon centipede reads books and types on a laptop.
Ndërtimi i veshkëve

Veshkët janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkëve. Në përgjithësi, ky dëmtim, zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve.

Funksioni i veshkëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veshkët rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimik në gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin. Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë. Prodhojnë disa hormone, si: Renina që ndikon në presionin arterial, Eritropoetina që nxit prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave. Marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

Shqetësimet e pacientit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndryshim të sasisë së urinimit.
Ndryshim të sasisë së urinimit

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të bujshme për pacientin dhe ai i konsideron pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave mund të përmendim: Ndryshime të urinimit:

  • Urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë)
  • Urinim me dhimbje ose djegie
  • Urinim me ngjyrë të kuqe apo të errët
  • Ndryshim të sasisë së urinimit
  • Të përziera, të vjella,lodhje

Sëmundjet që prekin më shpesh veshkët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Proteinuria.
Proteinuria
  • Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta.
  • Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e bakterieve në urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.
  • Insufiçensa renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak.
  • Proteinuria është rritja e sasisë se proteinave në urinë

Parandalimi i sëmundjeve të veshkëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hipertensionit.
Hipertensioni

Një pacient, që diagnostikohet me infeksion urinar, nuk duhet të nxitojë asnjëherë të marrë një terapi me antibiotikë, pa bërë në fillim një antibiogramë për identifikimin e mikrobit shkaktar. Gjatë infeksioneve urinare, pacientët nuk duhet të harrojnë të pijnë lëngje në sasi të konsiderueshme, ujë ose çajra, që stimulojnë urinimin, si çaji i brusnicës, i cili mendohet të jetë efikas në infeksionet me escheria coli, duke qenë se nxit eleminimin e saj. Rreth 4-5 ditë pas mbarimit të terapisë, pacienti duhet të persërisë një analizë urine kontroll, për të parë nëse terapia me antibiotikë, ka qenë efikase apo jo. Trajtimi jospecifik nënkupton trajtimin e hipertensionit, yndyrnave të rritura hipertensioni, gjithashtu, kërkon një mjekim rigoroz me një kontroll të vazhdueshëm të vlerave të tensionit. Sipas rekomandimeve të fundit te OBSH-së, vlerat e tensionit duhet të jenë në shifrat 125-85mmHg. Mjekimi i hipertensionit fillon me dietën, aktivitetin fizik, vazhdon me medikamentet e ndryshme, të cilat përveçse ulin shifrat e tensionit, kanë dhe efekte mbrojtëse të funksionit të veshkave Pacientët diabetikë, përveç kontrollit të shifrave të glicemisë, duhet të bëjnë dhe kontroll rutinë një herë në gjashtë muaj, të proteinurisë, që nënkupton matjen e sasisë së proteinave, kryesisht të albuminës, në urinën e 24 orëve.


Mjekimi i sëmundjeve të veshkëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dializa.
Dializa

Një pacient me humbje të 85-90% të funksionit të veshkave, ka dy alternativa kryesore trajtimi:

  • Dializa, që nënkupton filtrimin, pastrimin e gjakut nga toksinat dhe eleminimin e ujit të tepërt nëpërmjet një aparati që luan rolin e një veshke artificiale.

- Ekzistojnë dy tipe të dializës:

    • Hemodializa
    • Dializa peritoneale


    • Hemodializa - është një procedurë që kryhet në qendra të specializuara, të paktën tri herë në javë dhe ku, çdo seancë, zgjat rreth 4 orë.
    • Dializa peritoneale – Në këtë rast, pastrimi i gjakut kryhet në hapësirën e barkut, ku, pasi është futur nje katetër i përhershëm (një tub plastik), futet në këtë hapësirë një sasi likidi dializues dhe mbahet për të paktën 4 orë.
  • Transplanti renal është vendosja e veshkës nga një dhurues i shëndetshëm tek një person me humbje të plotë të funksionit të veshkës.
Trajtim.
Trajtimi

Transplanti renal është trajtimi i preferuar për pacientët me SRK stadi i V-të sepse jo vetëm rrit cilësinë e jetës duke e shkëputur pacientin nga aparati i dializës, por shton gjithashtu dhe jetëgjatësinë krahasuar me pacientët me trajtim me hemodializë.

Transplanti renal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transplanti renal (Tx) është një procedurë kirurgjikale me anën e së cilës zhvendoset veshka funksionale nga dhuruesi tek marrësi, (tek pacienti me semundje renale kronike në stad të përparuar), pra kur filtracioni glomerular (GFR) është <15 ml/min/1.73 sq.m. Kemi dy lloje dhuruesish:

Procedura kirurgjikale.
Procedura kirurgjikale
  • Dhuruesit e gjallë:
  1. Me lidhje gjenetike
  2. Pa lidhje gjenetike:

a) Emotive

b) Të panjohur

  • Dhuruesit kadaverikë
  1. Me rrahje zemre
  2. Pa rrahje zemre

Mbikëqyrja pas transplantit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbikëqyrja.
Mbikëqyrja

Pacientët e transplantuar, duhet të ndiqen në mënyrë të rregullt nga mjeku nefrolog për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit, për të parandaluar flakjen e organit të transplantuar, si dhe për të vlerësuar efektet anësore të terapisë me imunosupresorë.

Efektet anësore.
Efektet anësore
  1. Depresioni në ditët e para pas donacionit të veshkës (1.5%)
  2. Dhimbja e madhe (1.5%)
  3. Kallja e mushkërive (1.2%)
  4. Ajri në mes krahrorit dhe mushkërive (pneumotoraks) (më pak se 1%)
  5. Thyerja e brinjëve (më pak se 1%)
  6. Sulmi në zemër (më pak se 1%)
  7. Gjendja konfuze disa ditë (më pak se 1%)
  1. Vendi prerës
  2. Herrnijoni në vendin e prerjes/dobësimi i murit të barkut
  3. Dhimbja e cila nuk është në vendin e prerjes.
  4. Komplikacioni më i madh në lidhje me dhënien e veshkës është vdekja e dhënësit gjatë ose pas operacionit.

Etika dhe rregullat e transplantit të veshkëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rregullat e transplantit të veshkëve.
Rregullat e transplantit të veshkëve

Për kryerjen e transplantit, është e rëndësishme të kihet parasysh se nevojitet një dhurues, i cili duhet të jetë pjesëtar i familjes dhe të ketë një përputhshmëri të donatorit me marrësin. Përputhshmëria përcaktohet pas një sërë testesh për grupin e gjakut dhe sistemin gjenetik. Transplantet e organeve dhe dhurimi i tyre mbështet në disa rregulla të përcaktuara që mjekësia ka si detyrë t’i zbatojë. Shitblerja e transplanteve dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal. Dhurues mund të jetë edhe një person i vdekur. Heqja e organeve pas vdekjes bëhet pasi të jetë provuar vdekja cerebrale e dhuruesit, në përputhje me kriteret mjekësore të përcaktuara në rregulloren përkatëse. Vdekja dëshmohet nga një komision i posaçëm prej tre mjekësh. Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë asnjë lidhje me procesin e heqjes ose implantimit të organeve. Dhurimi bëhet me vullnet të lirë. Heqja e transplanteve në dhurues të gjallë bëhet gjithmonë pasi të jetë marrë miratimi me shkrim i tyre. Miratimi jepet pasi dhuruesi është informuar plotësisht për rreziqet dhe pasojat e veprimit të tij nga mjekët që do të kryejnë ndërhyrjen. Ndërsa miratimi jepet në prani të noterit. Miratimi për dhurimin e transplanteve mund të revokohet në çdo kohë nëse dhuruesi nuk dëshiron të japë një nga organet e tij. Në rast se personi i vdekur është shprehur me shkrim kundër heqjes së organeve të tij pas vdekjes ky vendim duhet të respektohet. Në mungesë të një miratimi paraprak të vetë personit, lejen për heqjen dhe implantimin e organeve e japin anëtarët tjerë te familjes.